OPINION – PERGJIMET QE PO DJEGIN POLITIKEN!

OPINION – PERGJIMET QE PO DJEGIN POLITIKEN!

02:50 18/06/2019

Të ftuar:

Gazmend Bardhi

Artan Hoxha

Klodiana Lala

Mentor Kikia

Në lidhje të drejtpërdrejtë: Pjerin Ndreu

I përfshirë në audio-përgjimin e publikuar nga gazeta gjermane “Bild”, ish deputeti socialist Pjerin Ndreu në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” në Tv Klan tha se ai ka t֝ë drejtë ti kërkojë strukturave të Partisë Socialiste ta shpallin votën hapur.

“Unë kam të drejtë ti kërkoj strukturave të mia ta shpallin votën hapur dhe këtu s’ka asnjë gjë”.

Në përgjme Pjerin Ndreu komunikon në telefon me Drini Gjeçin, me të cilin bisedon për zgjedhjet e vitit 2016. Në audio-përgjim, Pjerin Ndreu kërkon që drejtori i shkollës Reshat Elezi të deklarojë hapur votën.

Blendi Fevziu: Zoti Ndreu, ju e keni dëgjuar përgjimin që është publikuar nga “Bild” dhe keni deklaruar së është pjesë e zakonshme e punës së strukturave të PS. A mund të ma shpjegoni cila është puna e zakonshme e strukturave të PS?

Pjerin Ndreu: Ju lutem më dëgjoni, Reshat Elezi ka qenë kryetar i PS të Reçit dhe duke qenë kryetar, unë kam kërkuar që ai të votojë PS dhe kjo është krejt normale dhe nuk kam kërkuar personat e tjerë, apo nga mësuesit.

Blendi Fevziu: I ka kërkuar dikush tjetër?

Pjerin Ndreu: Po flas për Pjerini… jo për dikë tjetër.

Blendi Fevziu: Si deputet i PS, pse nuk morët drejtpërdrejt Reshat Elezin, po i thoni drejtorit ti telefonojë?

Pjerin Ndreu: Nuk ja kishe telefonin dhe njihja vetëm drejtorin e Arsimit dhe zotëria ka qenë kryetar i PS, ju më thoni i kam bërë presion kryetarit të PS?

Blendi Fevziu: Në shtet nuk ka parti. E ka marrë drejtori i Arsmit, pse nuk thoni merr kryetarin e PS, por drejtorin?

Pjerin Ndreu: Nuk i kisha telefonin. E keni bërë këtë administratën sikur… dhe ata që janë në administratë, drejtorët e shkollave lejohen të marrin pjesë në aktivitetet politike pas orë 16:00, pas orarit të punës. Siç ka PS, kanë dhe partitë e tjera…

Blendi Fevziu: A e di ju se deklarimi i votës, qoftë anëtar i PS, qoftë i PD. LSI është shkelje ligji?

Pjerin Ndreu: Deklarim i votës bëhet në komisioni…janë komisionerët e PS, LSI, PD,bëhët me fjalë…

Blendi Fevziu: Ju thoni të deklarosh votën hapur…është të shkelësh të drejtën e tjetrit për të votuar si të dojë ai….

Pjerin Ndreu: Përkthimi shqip -shqip ju keni të qejf ta bëni si të doni….

Mentor Kikia: Ku do fluturonte drejtori shkollës të hënën?

Pjerin Ndreu: Do ikte nga kryetari i PS. Unë kam të drejtë ti kërkoj strukturave të mia gojarisht ta shpallin votën hapur dhe këtu s’ka asnjë gjë…

Blendi Fevziu: As strukturave të tua nuk ke të drejtë ti kërkosh shpallje të votës hapur, kjo është shkelje e hapur. Mund të jetë praktikë por është shkelje e ligjit. Ti i thua tjetrit, do fluturojë ditën e hënë. Ku do fluturonte?

Pjerin Ndreu: Do fluturojë nga PS… nuk do jetë më kryetar i PS.

Të ngjashme
UKT