Të ftuar:

Fari Balliu – Drejtuesi i Shtëpisë Botuese ‘55’

Mustafa Nano – Gazetar

Edit Harxhi – Anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së

Prenç Zogaj – Analist

Arben Ristani – Deputet i PD-së

Ervis Iljazaj – Drejtor “MAPO”

Anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së, Edith Harxhi, të hënën, është shprehur se Kongresi i mbajtur nga demokratët të dielën nuk e rikonfirmoi lidershipin e Lulzim Bashës.

Harxhi tha në studion e emisionit “Opinion”, se krejt ndryshe nga radhët e tjera, pati një mungesë entuziasmi.

Ajo tha se Partia Demokratike nuk mund të jetë në funksion të një individi, kryetarit.

Basha: Nuk ishte një rikonformim, pasi nuk pati një entuziasëm. Unë mbaj mend herët e tjera kur ishte Berisha, ku dhe ka pas entuziasëm. Unë nuk mendoj se Basha ka kapur një nivel lidershipi si ai i Berishës. Në sallë nuk ka pas aq pjesëtarë sa kërkoheshin. Të gjitha fjalimet ishin kundër kryetarit. Partia Demokratike nuk ka vuajtur nga shenja demokracie. Ka pasur edhe fjalime të tilla ku kontestohej kryetari. PD-ja nuk mund të jetë në një funksion të një njeriu të vetëm. Partia është lënë në dorë të kryetarit. Ky kongres e përqan PD-në, edhe fjalimi i Bashë ishte një fjalim i gjatë me shumë ujë.

Një nga themeluesit e Partisë Demokratike, Preç Zogaj, të hënën, deklaroi se në partitë shqiptare ka njerëz që s’janë votuar kurrë dhe pakkush e njeh peshën e vet.

Zogajt u shpreh në studion e emisionit “Opinion”, se brenda partive shqiptare ka individë që prej 20 vitesh nuk janë votuar dhe pak e njohin se çfarë është vota, ndërsa janë të papërgjegjshëm për këtë shkak, pasi nuk e njohin votën.

Drejtuesi i Shtëpisë Botuese ‘55’, Fahri Balliu, të hënën, deklaroi se kritikat e drejtuara kundrejt kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha janë burim hipokrizie nga ish-drejtues të kësaj force politike.

Balliu tha në studion e emisionit ‘Opinion’, se kritikat ndaj kreut të PD-së nuk janë thjesht për çështje statuti apo morali politik, por për interesa të tyre personale.

“Nuk mund të jetë kritike për Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën, Majlinda Bregu sepse ka 3 vjet që punon për Edi Ramën. Ajo është investim i qeverisë në këto tre vjet”, – u shpreh ai.

Drejtuesi i Shtëpisë Botuese ‘55’, Fahri Balliu, të hënën, është shprehur se një nga drejtuesit e lartë të Partisë Demokratike dhe një ish-ministër ka punuar kundër partisë dhe Lulzim Bashës në qarkun e Korçës.

Balliu në studion e emisionit “Opinion”, deklaroi se njerëzit e ish-ministrit Ridvan Bode kanë punuar kundër Partisë Demokratike, duke shtuar se njerëzit e tij u rrështuan krah të majtës në zgjedhje.

I ftuar mbrëmjen e të hënës në ‘Opinion’ gazetari Mustafa Nano, është shprehur se PD nuk do të përçahet sepse ish deputetët dhe figurat e njohura të PD-së të cilat kanë dal kundër Bashës nuk janë duket përgatitur ndonjë formacion të ri politikë: “Mesa di unë PD nuk përçahet. Sepse të gjithë njerëzit që i shoh që kanë objeksione dhe kritika ndaj liderit të PD-së nuk e kanë në plan që të krijojnë ndonjë parti të re.”

Sipas Nanos, Partia Demokratike është në ditë të zezë, sepse sipas tij heroi aktual i PD është Ibsteni, ish kryetari i PD-së në Kukës i cili mbajti në Kongrese një fjalim kritikë ndaj Bashës.

Ristai ndërhyri dhe tha se Ibsten Elezi ka gënjyer në fjalimin e tij në kongres.

***********************

Briken Çalja, kampioni i trefisht i Europes!