OPINION – PERSE DHA DOREHEQJEN FATMIR XHAFAJ?

Emision: 30.10.2018

Të ftuar:

Robert Rakipllari – Kryeredaktori i gazetës ‘Panorama’
Erl Murati – Gazetar
Blendi Salaj – Gazetar
Iris Luarasi – Petagoge
Ervis Iljazaj – Drejtor “MAPO”

I ftuar në studion e ‘Opinion’ gazetari Erl Murati është shprehur se ikja e Xhafës ishte më shumë shkarkim nga ana e kryeministrit se sa dorëheqje e vetë Xhafës.

Murati u shpreh se kanë kaluar katër ditë dhe Rama nuk ka dhënë asnjë shpjegim për dorëheqjen e Xhafës.

Sipas Muratit, Xhafa, ka marrë koston e skandalit që shpërtheu në muajin maj e që lidhej me audiopërgjimin e vëllait të tij.

“Që në muajin maj deputet në Partinë Socialiste thoshin off records që do të ndërrohej në shtator. Nuk mund ta hiqte që në maj sepse i jepte kosto Partisë Socialiste, pasi ishte në kulmin e akuzave të opozitës”, u shpreh Murati./opinion.al

Kryeredaktori i gazetës ‘Panorama’, Robert Rakipllari, të martën, deklaroi se largimi i ish-ministrit Fatmir Xhafaj ka ardhur si rezultat i operacionit të fundit të arrestimeve.

Rakipllari u shpreh në studion e emisionit ‘Opinion’, se megaoperacioni i shërbei qeverisë, por ishte një operacion që kaloi të fortit.

Rakipllari: Është e vërtetë se dorëheqja e ministrit na kapi të gjithëve të papërgatitur, Unë mendoj se nuk ka ndodhur të premten, pasi në tekstin e botuar nga faqja e Ministrisë së Brendshme thuhej se ka ndodhur ditën e enjte. Nga ajo që thuhet ka pasur një krisje te fortë në marrëdhëniet e ministrit me kryeministrin. Xhafaj kishte një lloj autonomie në ushtrimin e detyrës, megjithatë kryeministri e mbështeti përgjatë sulmeve të opozitës. Ai nuk ishte aty se ishte i besueshmi i kryeministrit, por ai ishte aty si një përfaqësues i socialistëve dhe i rekomanduar nga ndërkombëtarët.

********************************

Cili do jete orientimi i opozites!

Kategori
OPINION
0 Komente

Përgjigju

*

*