#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
Ervin Salianji, deputeti i Partisë Demorkatike, drejtues politik i qarkut të Elbasanit është dënuar nga gjykata e Apelit me 1 vit burg për kallëzim të rremë. Vendimi i gjykatës së Apelit merr formën e prerë dhe pritet që Salianji të fillojë dënimin e tij. Historia për të cilën Salianji u dënua lidhet me historinë e famshme të “Babales”. Çfarë po ndodh me Ervin Salianjin? Çfarë sjell dënimi i tij? Kur pritet të merret masa e ndalimit? A duhet t’i drejtohet edhe njëherë parlamentit për të marrë një miratim nga Komisioni i Mandateve përpara se policia të ekzekutojë vendimin e gjykatës së Apelit? Sa kohë e penalizon Ervin Salianjin kjo çështje? A mund të jetë ai në listën e Partisë Demokratike për deputet edhe duke qenë në burg?
Të Ftuar: Klodiana Lala, Baton Haxhiu, Artan Hoxha, Ledio Braho, Armand Bajrami, Arber Hitaj
Avokati: Salianji nuk ka patur dijeni për përgjimin, e ka pranuar vetë dëshmitari
Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji u dënua të enjten me 1 vit burg me vendim të formës së prerë për kallëzim të rremë për dosjen e njohur nga publiku si “Babalja”.
Avokati i deputetit Salianji thotë se vendimi i gjykatës nuk provon përfshirjen e Salianjit në këtë inskenim.
I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, avokati tha se Fredi Alizoti dhe Albert Veliut (Babalja) që kanë akuzohen dhe u shpallën përfundimisht fajtorë për inskenim, nuk kanë pohuar që Salianji të ketë pasur dijeni.
“Alizoti dhe Babalja kanë vepruar të vetëm, këtë thotë dhe gjykata. Pretendimi që do merrte 200 mijë Euro nga Salianji është i rremë. Nga tabulatet del që nga 14 Janari deri 31 Janar asnjëri prej tyre s’ka ardhur në Tiranë.
Alizoti thotë, Albert Veliu shkoi në tualet e ndezi telefonin dhe më tha e shtypa.
Vetë Fredi Alizoti e ka thënë që nuk e ka ditur asnjeri. Në çdo pyetje ndryshonte. Ai është rekrutuar nga policia, ka telefonata me drejtorin e Policisë së Qarkut Fier. Pastaj pranon që ka marrë pako nga krahu tjetër. Kur është pyetur në gjykim çfarë nënkupton me pako, ai thotë unë nënkuptoj lekë. Unë nuk besoj se kjo është bisedë e inskenuar”, u shpreh avokati.
Dënimi ndaj Salianjit është i formës së prerë, çka do të thotë se deputeti do të futet në burg dhe humbet mandatin e deputetit automatikisht sipas Kushtetutës.
“Nuk e njoh frikën”, Salianji në “Opinion”: Dënimi ndaj meje pa asnjë akuzë dhe fakt penal
Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka mbërritur në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan. Në nisje të fjalës së tij, Salianji ka thënë se nuk e njeh frikën dhe për këtë arsye është dënuar me burg.
Më tej ka shtuar se dënimi ndaj tij është medalja më e lartë që ka regjimi pa asnjë akuzë dhe pa fakt penal duke qenë se ka qenë një denoncim ndaj trafikantëve të drogës.
Blendi Fevziu: Salianji, mirëmbrëma, mirë se ke ardhur!
Ervin Salianji: Mirë se ju gjej!
Blendi Fevziu: Nuk dukesh i trembur shumë.
Ervin Salianji: E kam thënë, nuk e njoh frikën dhe ky dënimi për këtë ishte. Është një medalje më e larta që ka ky regjim pa asnjë akuzë dhe asnjë fakt penal. Denoncim ndaj trafikantëve të drogës.
Salianji në Opinion, akuza direkte zyrtarëve të policisë: Paguan dëshmitarin mbi të cilin u dënova
Pas dënimit të marrë sot nga Gjykata e Apelit me 1 vit për kallëzim të rremë, deputeti i PD-së Ervin Salianji ka ardhur në studion e emisionit Opinion në Tv Klan pasi ende nuk është ekzekutuar vendimi për ta dërguar në qeli.
Salianji u shpreh se ai është dënuar mbi bazën e dëshmive të Fredi Alizotit. Ky i fundit është personi që pretendohet se ka bërë zërin e Agron Xhafajt në audio-përgjimin me Albert Veliun (Babalja).
Ervin Salianji ka hedhur akuza ndaj 3 zyrtarëve apo ish-zyrtarëve të policisë, se kanë paguar Fredi Alizotin dhe se ky i fundit është kontigjent policie.
“Fredi Alizoti, personazhi mbi dëshminë e të cilit unë jam dënuar sot, unë nuk i kam njohur kurrë as para as pas tani Fredi Alizotin, s’kam pasur kurrë takim. Të gjitha përgjimet tregojnë që Fredi Alizoti është paguar nga Ardi Veliu ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë, nga drejtori i Policisë Fier dhe Andon Marko ish-zv/drejtor i Policisë Fier, të tre këta i çojnë lekë. Ishte rekrutuar sepse ishte kontigjent i policisë, kishte 6 dënime.
Babalja ka qenë në PD me gazetarin Jetmir Olldashi. Kërkuan që nëse bëhet një investigim a do kishte mbështetje nga PD. Kanë kërkuar a do të kishte mbrojtje dhe denoncim nga PD. Nuk e kam njohur asnjëherë më parë Albert Veliun. Asnjë njeri i rrethit tim nuk e ka njohur kurrë. Përgjimin nuk e kanë sjellë te unë në fillim ata. Më thanë që do kemi një denoncim, tha jam në mllef me Agron Xhafajn për shkak se kur kam rënë në burg më ka lënë dhe ka braktisur dhe dua që t’i bëj këtë gjë. Këta kanë shkuar kanë gjetur drogë nëpër pleq, kanë gjetur drogë aty që ishte sheshit. Ditën që ka dalë ky denoncim Agron Xhafaj ka shkuar në burg.
Ka dalë Edi Rama ka thënë kam akt ekspertimin. E çuan te laboratori shtetëror në Itali, nuk ja u pranoi sepse zëri i marrë i Agron Xhafajt nuk ishte marrë në formën e duhur. Shkuan në një laborator privat anglez. Dëshmia e Fredi Alizotit është marrë parasysh, 3 dëshmitë tonë nuk merren parasysh”, u shpreh Ervin Salianji.
“Të mos e zgjasim”, Salianji zbardh bisedën me drejtuesin e prokurorisë: Nesër do jem aty
Ervin Salianji thotë se pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të lënë në fuqi atë të Shkallës së Parë për dënimin e tij me 1 vit burg për “Babalen”, ka komunikuar me drejtuesit e policisë për t’u vënë menjëherë në dispozicion.
Më tej, Salianji shton se ka folur dhe me prokurorin e Tiranës se çfarë duhet bërë që të mos e zgjasin më dënimin e tij teksa shton se sapo të bëhet procedura, nesër do të jetë aty.
Blendi Fevziu: Vendimi i formës së prerë që jepet nga Apeli, e ndërpret mandatin tuaj të deputetit, apo duhet të mblidhet Komisioni i Mandateve?
Ervin Salianji: Kam komunikuar sot me drejtuesit e policisë për t’u vënë në dispozicion menjëherë dhe me prokurorin e Tiranës për të ju thënë se çfarë duhet na unë që të mos e zgjasim sepse do të fillojnë aludimet. Sapo të bëhet procedura nesër do të jem aty.
Nuk ka asnjë dënim për kallëzim të rremë, sidomos ndaj një politikani deri më sot. Kushtetuta thotë se nuk mund t’i hiqet imuniteti i deputetit pa marrë miratimin nga Parlamenti. Mendimi im, në rastet kur një sistem gjyqësor, në parim është që imuniteti i deputetit i është dhënë për të mos abuzuar me ndjekjen penale dhe për ta mbrojtur nga pushtetet e tjera.
Mund të çmendet një sistem gjyqësor për shembull, ky është rasti tipik dhe dhe Parlamenti thotë që je “çmendur” dhe të ndalon të mos ndodhë kjo për të tjerët. Por nuk jemi para rastit klasik. Është një debat që i takon për t’u bërë nga profesionistët.
Blendi Fevziu: Ju vunë në dijeni se ku do ta vuani dënimin?
Ervin Salianji: Jo, ende.
“Ti shko në Gjykatë se do ta shohësh”, Salianji zbulon në Opinion se çfarë i tha Rama në Parlament
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan thotë se Kryeminsitri Edi Rama gjatë seancës parlamentare të dy javëve më parë, i është drejtuar me fjalët “ti shko në Gjykatë se do ta shohësh, ti tjetri do ta shohësh pas këtij”.
Ndërkohë sa i takon komunikimeve me gazetarin Jetmir Olldashi, Salianji shprehet se këto komunikime kanë nisur nga gazetari në drejtim të tij.
Ervin Salianji: Komunikimet e mia me gazetarin kanë nisur nga Jetmir Oldashi drejt meje që do të thotë që e ka nisur ai komunikimin me mua. Unë kam miqësi me gazetarë sepse unë këtë punë bëj. Komunikimi është vendosur i pari më ka shkruar mesazh Jetmir Olldashi mua dhe pastaj komunikimi është vendosur kryesisht më i shpeshtë. Kanë qenë pesë mesazhe kur ka qenë në investigim, pra kaq është komunikimi i shpeshtë. Këtu ka një gjë ku që Edi Rama ka ardhur para dy javësh në Parlament në interperlancë i kërkuar për çështjen e mbetjeve dhe ka ardhur pas shumë kohësh në Parlament dhe ka thënë këtë gjë, “ti shko në Gjykatë se do ta shohësh, ti tjetri ka thënë do ta shohësh pas këtij”. Pra ku e di Edi Rama.
Blendi Fevziu: Të është drejtuar ty?
Ervin Salianji: Po, e ke personale mo, ti Salianji, e ke aty. Ka thënë edhe çështja “Babale” Salianji. E ke aty para dy javësh ditën e enjte, e para. E dyta po ta marrësh që të gjithë procesin përfshirë edhe sot se kanë qenë edhe gazetarë aty, pra ai është e ndërtuar e gjitha mbi falsifikime.
Ndër të tjera gjatë fjalës së tij Salianji është shprehur se nuk kishte arsye që të bënte një kallëzim të tillë pasi nuk ka interes ndaj perosnave të përfshirë.
Baton Haxhiu zbulon mesazhin që fshihet pas dënimit të Salianjit: Ai është viktima e parë
Analisti Baton Haxhiu e konsideron dënimin me 1 vit burg të Ervin Salianjit si “viktimën e parë të identitetit të PD-së”.
I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Haxhiu u shpreh se e shikon me problem vendimin e Gjykatës së Apelit.
Sipas Baton Haxhiut, dënimi i Salianjit kërkon të përcjellë një mesazh duke vendosur një precedent.
“Salianji është viktima e parë e identetit të PD-së kohët e fundit. Shumë gjëra që kanë ndodhur në foltoret e PD-së kanë qenë problematike. Dhe ky model problematik i ndërtimit të rrëfimeve pa qenë, e ka viktimën e parë.
Kam problem vërtetë me vendimin e gjykatës. Në momentin para zgjedhjeve dëshirojnë të krijojnë precedent se tani e tutje duhet kujdes me ata që dalin në publik me deklarata të pavarefikuara dhe një disiplinim përmes Salianjit. Është një prej deputetëve që ka qenë eksponent dhe ka qenë njeri që ka denoncuar vazhdimisht. Ndonjëherë guximi i pakujdesshëm…”, u shpreh Baton Haxhiu.
Ervin Salianji u dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë me vendim të formës së prerë për çështjen “Babalja”.
“Babale”, Salianji: PD do të depozitojë kallëzim penal në SPAK për falsifikimin e çështjes
Ervin Salianji ka deklaruar se Partia Demokratike do të dorëzojë një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme për falsifikim në lidhje me çështjen “Babale”. I ftuar në studion e “Opinion” në Tv Klan, Salianji thotë se hapja e hetimit ndaj tij, ka shamgur një dënim të ri për Geron apo Fatmir Xhafajn.
Klodiana Lala: Në momentin që ju bëtë denoncimin dhe nisi një hetim, a keni bërë hetime më të thelluara rreth këtij personazhi dhe a i qëndroni të njëjtës deklaratë që bëtë në gjykatë?
Ervin Salianji: I qëndroj 1 milion herë, do ta vazhdoj dhe pas. PD do të depozitojë kallëzim penal në SPAK për falsifikimin e kësaj çështje, nesër ose të hënën.
Blendi Fevziu: PD do të depozitojë kallëzim në SPAK për falsifikimin e kësaj çështje?
Ervin Salianji: Po, nesër ose të hënën me të gjitha provat. Do të dorëzohet për Fatmir Xhafën për hetimin e pasurisë sepse si subjekt i ligjit anti-mafia, për shkak se ka vëllain e vet të dënuar, ai duhet të ishte hetuar deri më tani. Thelbi i kërij diskutimi është se hapja e hetimit ndaj meje, shmang nga një dënim të ri, Geron apo Fatmir Xhafajn.
Ervin Salianji flet me emra në “Opinion”: Gjyqtarit Artan Gjermeni i ofrohen para në përgjimet e Sky për çështjen e Toyota Yaris
Ervin Salianji u dënua sot nga Gjykata e Apelit me 1 vit burg për kallëzim të rremë. Pas dënimit, deputeti i Partisë Demokratike, ka ardhur në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan për të sqaruar shumë pikëpyetje rreth çështjes së tij. Për Salianjin, vendimi për ta dërguar në qeli nuk është ekzekutuar ende.
Gjatë diskutimit, Salianji u shpreh se “ka guximin që t’i bjerë ballit me emër, me mbiemër”. Pas kësaj, ai deklaroi se gjyqtari i çështjes së tij është në përgjimet e Sky ECC, në vendim gjykate ku i jepen para për të shpëtuar Toyota Yaris-in.
Salianji tha se do të ketë edhe përgjime të tjera në vijim. Ai shton se është kërkuar përjashtimi i gjyqtares Ilbiba Bezat pasi kjo e fundit ka rezultuar në KPA si “e papërshtatshme në vazhdimin e detyrës”.
Ervin Salianji: Nëse ju e publikoni keni vendim gjykate apo që ndalon publikimin, gjyqtari i çështjes, i pari, ky Artan Gjermeni është në përgjimet e Sky në vendim gjykate që i jepet lekë për të mbyllur çështjen e Toyota Yaris-it, e dini ju këtë apo jo, prandaj nxitojnë këta se do të merrem unë me këto edhe nga burgu, por po të isha jashtë do të merresha më shumë.
Blendi Fevziu: Ke edhe më shumë kohë brenda në burg.
Ervin Salianji: Ke edhe vendim gjykate, po jua them që të hapin një proces të ri, në vendim gjykate që gjyqtari që e sjellin vërdallë për të dhënë vendim, për të shpëtuar Toyota Yaris-in, e ke në përgjimet e Sky, e ke te vendimi i këtij prokurorit të Vlorës. Tani do të kesh përgjime të tjera mbrapa.
Blendi Fevziu: Ka?
Ervin Salianji: Po, po. E dini ju që ky është në përgjimet e prokurorisë së Torinos që urdhërohej nga Enver Dondollaku për të shpëtuar një personazh Liçi këtu nga krimi, apo jo? Të gjitha këto që ne një pjesë do t’i çojmë në SPAK se unë do të komunikoj me mbrojtësit ligjorë, këto do të jenë. Publikojini sepse ndalohet publikimi në vendim gjyqësor, i ke aty. Doni t’ju them dy elementë të tjerë? Ne kemi kërkuar përjashtuar e gjyqtares Ilbiba Bezat. Kjo gjyqtare është kunata e motrës së Belinda Ballukut, zëvendëskryeministre. Kjo zonja që ta dini ju, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, në korrik, kur bënte me histeri të madhe me deputetët që nuk donte të largohej, ka këtë vendim nga DSIK. Bazuar në nenin 39, pika 2 e ligjit 84, 2016, me anë të raportit mbi kontrollin e figurës për subjekte dhe rivlerësimt, Ilbiba Bezat , po i referohem Komisionit, KPA-së në vetting, papërshtatshmëri në vazhdimin e detyrës për subjektin e rivlerësimit, Ilbiba Bezatin.
Blendi Fevziu: Për çfarë arsyeje?
Ervin Salianji: Papërshtatshmëria do të thotë që o ke lidhje me krimin, o ke konktakte të papërshtatshme. E kemi kërkuar përjashtimin, e kanë mbajtur me zor.
Për një tjetër gjyqar, Salianji thotë se ka qenë përfaqësues i PS në KQZ dhe dëshiron të shkojë në Gjykatën e Lartë. Sipas deputetit, për ta bërë këtë i është vendosur kusht dënimi i Salianjit.
Ervin Salianji: Motra e vet, nënkryetare e bashkisë Shkodër. Ky vetë është ish-përfaqësues i PS në KQZ. Këtu do të jeni prapë, do ta diskutoni, do të dalë edhe PD, do të merreni edhe me vettingun e tyre. Ky do të shkojë në Gjykatë të Lartë, ka 6 muaj e mbajnë peng dhe thotë në çdo tavolinë se nuk është sekret tani, që “e kam detyrim që të shkoj në Gjykatë të Lartë, duhet të dënoj Ervin Salianjin.
“Për një shef komisariati paguhej 600 mijë €”, Salianji thotë çfarë mund të dalë në “Sky”
“Mund të dalë në “Sky” që për një shef komisariati paguhej 600 mijë Euro që të bëhej për shkak se ky e kishte vëllain ministër”, ka qenë kjo një ndër deklaratat që Ervin Salianji ka bërë në studion e “Opinion” në Tv Klan referuar Geron Xhafës.
Gjatë fjalës së tij, Salianji është shprehur se hapja e hetimit ndaj tij, shmang nga një dënim i ri Geron apo Fatmir Xhafajn.
Blendi Fevziu: PD do të depozitojë kallëzim në SPAK për falsifikimin e kësaj çështje?
Ervin Salianji: Po, nesër, ose të hënën me të gjitha provat. Do të dorëzohet për Fatmir Xhafën për hetimin e pasurisë sepse si subjekt i ligjit anti-mafia, për shkak se ka vëllain e vet të dënuar, ai duhet të ishte hetuar deri më tani. Thelbi i këtij diskutimi është se hapja e hetimit ndaj meje, shmang nga një dënim të ri, Geron apo Fatmir Xhafajn. Nëse do të kishte një hetim të ri ndaj tij, do të duhej të ishte mbajtur këtu ai dhe do të merreshin telefonat dhe do të shihej me kë komunikonte, mund të dilte për shembull, siç mund të dalë në “Sky” që për një shef komisiariati në Kurbin, nëpërmjet këtyre, paguhen 600 mijë Euro te ministri.
Blendi Fevziu: Si ishte kjo?
Ervin Salianji: Mund të dalë në “Sky” që për një shef komisariati paguhej 600 mijë Euro që të bëhej për shkak se ky e kishte vëllain ministër. Janë faktuar që të gjitha. Unë kam cipë dhe integritet në publik. Këta janë njerëz të përfshirë dhe me lidhje me mafian. Të gjitha këto deklarimet që kam bërë deri më tani, do jua jap dhe vendimin për atë që ju thashë për Artan Gjermenin. Do ta keni shumë shpejt. Do ta keni vendimin për këto që ju thashë. U bë gjë të shmanget nga dënimi i ri Geron Xhafaj dhe t’i ruhet fytyra e qeverisë.
/tvklan.al