Të ftuar:

Mark Marku,

Armand Shkullaku,

Artan Hoxha,

Henri Çili,

Baton Haxhiu,

Lorenc Vangjeli

I ftuar në emisionin “Opinion” gazetari Armand Shkullaku është shprehur se dy partitë e mëdha kanë shigjetuar partit e vogla, sipas Shkullakut sulmet PS-LSI nuk duhet të merren seriozisht: “Nuk është çudi që ata të dalin për qafe të dy bashkë, prapë si në 1 prill 2013 dhe Ilir Meta ti japi dekretin për kryeministër Edi Ramës”. Lidhur me këtë Shkullaku ka përmendur edhe akuzat dhe kundërakuzat në 2009 mes Ramës dhe Metës.

Më tej Shkullaku është shprehur se ndodhemi në një situatë absurde, ku kemi 3 parti që janë kundërshtare në fushatë dhe po ashtu qeverisin të treja bashke. Sipas gazetarit sulmet mes tyre ndodhin për të tërhequr vëmendjen e publikut, ai tha se partitë janë të pritura të gjejnë armiq dhe të sulmojnë njëri-tjetrin në funksion të fushatës.

“Për të nxitur votuesin, për të ti ndarë, për ti prekur, për ti mobilizuar ata partitë duhet të shpallin nju armik. Se praktikisht dhe bashkëqeverisje dhe kundërshtarë kjo nuk ndodh në një vend normal.  Armiku është shpikur tani, dhe e keqja më e madhe na qenka LSI-ja. Po të dëgjosh deklaratat e Ramës të ngjajnë me gjuhën e një kandidati që ka ardhur nga diaspora.

Mark Marku është shprehur se fushata në pamje të parë duket e qetë, por

underground

, p.sh, në qytetin e Durrësit ka nisur blerja e votës. Këtë deklaratë Marku e bëri sonte në studion e emisionit “Opinion”, ndërsa shtoi se është zbuluar edhe çmimi i votës. Ai theksoi se është ndërtuar një sistem kapilar i blerjes së votës, madje sipas të dhënave nga terreni, është bërë me dije se vota blehet për 50 euro.

Profesor Mark Marku është shprehur në emisionin “Opinion” se kryeministri Rama këtë herë në fushat ka ndërtuar një sistem propagandistik nuk po ofron asnjë projekt apo program serioz para shqiptarëve. Sipas Markut, Rama ka qenë më i dështuar në këto 4 vite, ndërkohë që ju thotë shqiptarëve më votoni se jam më i miri.

“Rama nuk ka një projekt për të majtën, s’ka asnjë ide për bashkimin e së majtës, asnjë thirrje për formacionet politike të së majtës. Rama nuk ka një projekt për të qeverisur shqiptarët. Ka një projekt të një njeriu që ka dështuar në qeverisje. Për 4 vite ka treguar që është më i dështuari dhe tani ju thotë shqiptarëve më votoni mua se jam më i miri”, është shprehur Mark Marku.

Analisti Artan Hoxha është shprehur se Edi Rama sot në Fier përdori një gjuhë antipluraliste. Hoxha u shpreh në emisionin “Opinion” se tendenca për të dobësuar partitë e vogla, në fakt i forcon ato. Ai theksoi se agresiviteti i Rilindjes kundër LSI-së dhe partive të vogla që i quan pjesë të tepsisë, referuar sondazhit të IPR, strategjia e Rilindjes për t’i shkatërruar partitë e vogla veçse i shëndosh. Pra, sipas sondazhit në fjalë, tregohet se partitë e vogla kanë pësuar rritje.

Analistët e ftuar në emisioni “Opinion” kanë dhënë notat e tyre për qeverisjen e Ramës në këto 4 vite.

Henri Çili: 7.75, mirë e lartë

Lorenc Vangjeli: Tek 7-ta

Artan Hoxha: 5 e gjysmë, kalues

Baton Haxhiu: 8

Armand Shkullaku: Unë i jap 3-sh, që përveçse s’kalon duhet të marrë edhe dëmin moral për detyrat e pa bëra. 

Mark Marku: Nuk i jap fare not. Nuk ka marrë pjesë në ‘mësim’, qeverisja me e keqe në Shqipëri.