#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Të ftuar: Artan Lame, Laurent Luli, Romir Nazari
Një rikthim në periferi të Tiranës, në zonën e Petrelës dhe rreth e rrotull saj përmes eksplorimit të destinacioneve, të kulinarisë, të atraksioneve të kësaj zone, por mbi të gjitha të historisë. Petrela është një prej zonave historike më të rëndësishme të Shqipërisë së Mesme dhe një zonë që historikisht ka qenë më e njohur dhe e hershme se sa vetë Tirana. Është vendi ku mendohet se është vrarë Ballaban Pasha, një prej komandantëve më të famshëm osmanë me origjinë shqiptare. Një rrugëtim interesant në një prej fshatrave më të bukur dhe të parët fshatra krejtësisht të urbanizuar të Shqipërisë.