Të ftuar:

Artan Hoxha,

Artur Zheji,

Lorenc Vangjeli,

Mark Marku,

Henri Cili

I ftuar në emisionin “Opinion” ku po diskutohet për “pikëpyetjet e fushatës së Edi Ramës”, analisti Artur Zheji është shprehur se fushata e tij është tepër formale pasi ai nuk ka çfarë të thotë, sipas Zhejit Rama e ka humbur sigurinë sepse ai nuk mund ti marri 71 mandate: “I shpërqendruar, i hallakatur, më fallcë së asnjëherë tjetër, pasigurt se nuk mund ti marrim 71 mandate,” është shprehur Zheji.

Analisti Artan Hoxha është shprehur sonte në emisionin Opinion në lidhje me ndryshimin e fushatës së Edi Ramës, se nëse më parë ishte me daulle (tam-tame), e cila ngjante si heroike, ndërsa fushata e kësaj radhe ngjan si komike. Sipas Hoxhës, të dyja fushatat janë

fiction,

por ku është kontrasti nga heroike në komike. Ndërsa, për Artur Zhejin fushata e Edi Ramës është shpërqëndruar, e hallakatur, më falso si asnjëherë tjetër, e pasigurtë se është i vetëdijshëm se nuk i merr 71 deputetë, e cila kërkon me sforco besim dhe besim nuk ka. “

Kjo fushatë është më formale se fushatat e tjera, sepse nuk ka substancë. Nuk ka se çfarë thotë

”, tha Zheji. Profesor Mark Marku, është shprehur ashpër përsa i përket fushatës së bërë deri në këto momente nga Edi Rama, duke nënvizuar se për shqiptarët është dy herë fyese. Kjo sipas tij, një kryeministër ka qeverisur katër vjet dhe ka detyrën e parë t’u përgjigjet qytetarëve për mënyrën se si ka qeverisur. Marku theksoi se një fushatë është një moment i tillë, dikush që ka qeverisur për katër vjet, gjëja e parë që duhet të bëjë ai, është t’i japë llogari njerëzve për mënyrën e qeverisjes së tij. “

Në këtë rast është fyese, pasi kryeministri nuk thotë asgjë për atë që s’ka arritur dhe për atë që ka premtuar. Është një moment bilanci. Dhe gjëja fyese, për të mos thënë tre herë, nuk thotë asgjë për atë që do të bëj në të ardhmen

”, tha Marku.

Analisti Lorenc Vangjeli është shprehur se Rama po e sulmon LSI-në sepse ajo është partia që po përcakton fortë triporalitetin në politikën shqiptare. Vangjeli është shprehur se LSI ka qenë garant i sjelljes së Ramës në pushtet atëherë kur nuk ishte i pamundur, Vangjeli tha se LSI kështu është sjellë edhe me PD, por ka ndryshim nga natyra e dy liderëve se si i perceptojnë lidhjet me atë. “Rama ka nisur sulmin që në shtator të 2013. Lufta brenda llojit është më e ashpër. Rama si kryetar i Partisë Socialiste dhe Meta si socialist”, ka deklaruar Vangjeli.

Analisti Artan Hoxha është shprehur se sipas marrëveshjes mes Ramës dhe Bashës pas zgjedhjeve të 25 qershorit nuk do të ketë më sulme të forta mes dy partive kundërshtare. Hoxha tha se më këtë rast nuk do të ketë as hakmarrje, kontestime, por do të ketë njëlloj bashkëpunimi mes tyre. Teksa Hoxha po fliste kanë ndërhyrë edhe analistët e tjerë duke thënë se nuk do të ketë as pranga: “Prangat u shkrinë”, u shpreh Zheji. Më tej batutën e vazhdoi analisti Mark Marku i cili tha se “prangat shkuan për skrap”, këto batuta kanë shkaktuar të qeshura mes të ftuarve në studion e ‘Opinion’.  

Analisti Artur Zheji është shprehur se pavarësisht toneve të ashpëra mes PS-së dhe LSI-së në fushatë, pas zgjedhjeve të 25 qershorit, Edi Rama është i detyruar të bëjë koalicion me Ilir Metën. Zheji tha sonte në “Opinion” në TV Klan se kjo është rruga e vetme që Ramës do i leverdiste më mirë. Ai tregoi se nëqoftë se PS fiton edhe me vetëm 1 për qind, ajo ka leverdi të qeverisë me Ilir Metën dhe jo me PD-në e drejtuar nga Lulzim Basha. Sipas tij, marrëveshja mes Ramës dhe Bashës nuk është asgjë tjetër veçse një dredhi e dyfishtë e kreut të PS-së ndaj Lulzim Bashës. Zheji e argumentoi këtë qëndrim me faktin se kjo ngjarje ose skemë politike është rikthyer edhe njëherë tjetër në memorien e shqiptarëve e mbi të gjitha në skenën politike. Analisti theksoi se nëse dredhia bëhet njëherë, ajo zë një hapësirë të plotë në mendjen e njerëzve dhe të kundërshtari, por kur e provon për herë të dytë të njëjtën skemë, duhet t’a bësh shumë të besueshme. Zheji solli në kujtesë, ngjarjet e vitit 2008, ku protagonistë të së njëjtës skemë ishin kryeministri Sali Berisha dhe kreu i opozitës së asaj kohe Edi Rama. Historia, sipas analistit Zheji është, pak a shumë, e përmbledhur kështu: Berisha pas viti 2009 kur kishte arritur marrëveshjen tregonte me humor në studio televizive se nuk do e lejonte Edi Ramën të thyente vazon e zgjedhjeve.  Mirëpo, më pas, i dha në pjatë biftekun. Por harronte se bifteku ishte koka e vëllait të vet. Ishte koka e Ilir Metës. Pra i tha: do t’a vrasim vëllain? Historia e Makbethit. Pyeste, t’a vrasim Ilir Metën. Ta vrasim?,- po të them. Do një dorë, e ftoj unë në kështjellë t’i vrite. Dhe i dha reformën kushtetuese dhe kodin zgjedhor. Historia përsëritet. Tentuan t’a vrasin Metën, pasi e lanë me katër deputet, e masakruan. Por në atë kohë ai mbijetoi. Dhe pastaj ai shkoi me PD-në, por këto rrethana emocionale harrohen. LSI-ja tani del si një forcë që shkon me një parti dhe një tjetër, por ajo ishte e kushtëzuar të shkonte me PD-në në vitin 2009”. Por historia nuk ndalet këtu. Sipas Zhejit, tani është Edi Rama që kërkon t’i bëjë një rreng kreut të PD-së Lulzim Basha.

Mirëpo, Zheji shpjegon se nëse ustai i madh që ishte Berisha ia bëri ustait të vogël që ishte Rama, pra me pak fjalë e futi në zgjedhje. Tani është Rama që duhet t’i bëjë me patjetër një rreng Bashës. T’a fusë në zgjedhje. E njëjta histori. Me arsyen, se kryeministrit i digjet e gjithë loja, i gjithë mandati i dytë. Nëse në 2008, Berisha i dha kokën e Ilir Metës, tani ky duhet të japë diçka. Në fakt, Rama i dha Berishës, kokën e Bashës.

Analisti Lorenc Vangjeli ka thënë se Rama më shumë se sa kryeministër kërkon të ngjajë si gazetarë, ndërsa Basha sipas tij nuk ka pretendime të tilla pasi ka saturë më të vogël se Rama.  Por menjëherë ka ndërhyrë analisti Artan Hoxha i cili ka thënë se Rama tani nuk ka se kë të shaj pasi tani nuk mund të sulmojë dot as Berishën dhe as Bashën dehe ndaj merret me gazetarët. “Ka ca kohë që shfrynë shumë ndaj gazetarëve dhe medias. Sepse erdhi koha që nuk mund të shante dot Metën, sa andej këtej vjen vërdallë. I erdhi koha që as Berishën se shan dot, sot nuk shan dot as Lulzim Bashën, dikë do shaj”, u shpreh Artan Hoxha.