Të ftuar:

Artan Hoxha,

Artur Zheji,

Lorenc Vangjeli,

Mark Marku,

Henri Cili

I ftuar në emisionin “Opinion” analisti Henri Çili është shprehur se Rama ka dashur të bëhet kryetari i Partisë Demokratike që në vitin 1993. Këtë e ka shprehur teksa po komentonte një foto të Ramës në miting elektoral në Has, ku kryeministri ka ngritur lartë dy gishtat. Çili po ashtu është shprehur se Basha po bën një fushat në profil të ri duke u shkëputur nga mënyra e fushatës që bënte Berisha. “Kemi një lider të ri që po bën një lloj fushate të re. Nuk kemi një fushat me etiketime të ashpra dhe të forta. Kjo është përpjekja e dy partive të mëdha për të shkuar drejt finalizimit të sistemit bi partiak. Pra ky është frymëzimi qendror i kësaj fushate”.

Analisti Armand Shkullaku është shprehur se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë një zbritje thelbësore nga tezat e fillimit që hodhi deri në ditën e fundit të rezistencës në çadër. Këtë deklaratë Shkullaku e bëri sonte në emisionin “Opinion” TV Klan, ndërsa theksoi se fushata e PD-së po bëhet nën shenjën e marrëveshjes Rama-Basha. Ai shtoi se marrëveshja po dikton ecurinë e fushatës, i cili ka bërë një zbritje thelbësore nga tezat e ngritura në fillim të aksionit dhe rezistencës opozitare. Sipas tij, nëse më parë kishim një retorikë ku kryeministri ishte skicuar si e keqja më e madhe e vendit, p.sh, të tipit: nuk ka zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, republika e Noriegës, narko-trafiku dhe një kryeministër që nuk mjafton të japë dorëheqjen, por duhet të merret zvarrë, në një fushatë ku flitet për premtime të pambajtura, ku Basha i thotë Ramës mos ngri dolli për shëndetin tim, por shiko shëndetin e shqiptarëve. Shkullaku tha se kjo fushatë, përveç të tjerave, është pak e çorientuar dhe me sa duket, është fushata e parë që bëhet pa logon e Partisë Demokratike. Kjo e fundit, për Shkullakun është simbolike, pasi logo nuk bie fare në sy.

I ftuar në emisionin “Opinion” analisti Henri Çili është shprehur marrëveshja Rama-Basha është një përpjekje që po bëhet për të çuar vendin drejtë një sistemi dy partiak me çdo mjet, sipas Çili kjo çon në dekurajimin e partive të vogla. Çili tha se kjo është baza qendrore e kësaj fushate, pra zhdukja e partive të vogla.  “Nuk kemi një fushat me etiketime të ashpra dhe të forta. Kjo është përpjekja e dy partive të mëdha për të shkuar drejt finalizimit të sistemit bi partiak. Pra ky është frymëzimi qendror i kësaj fushate”.

Profesor Mark Marku ka kritikuar fushatën e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, me arsyen se nuk po shtron në publik zgjidhje për çështje thelbësore dhe që janë jetike për shqiptarët. Marku është shprehur sonte në emisionin “Opinion” në TV Klan se shqiptarët nuk janë në kërkim të një lideri të ri, por të një njeriu që i jep zgjidhje apo shtron bindshëm arsyet e zgjidhjes së një apo dy problemeve më shqetësuese për jetën e shqiptarëve. Më tej, ai nënvizoi se Partia Demokratike nuk ka një ekip bindës që të prezantohet, por aty është vetëm Lulzim Basha, i cili ka heq dorë nga disa objektiva që ka pasur një mbështetje të paktën për një kategori njerëzish që shqetësohen për fatet e këtij vendi. Sipas tij, Basha ka lëvizur nga shumë qëndrime të mëparshme, madje shumë probleme thelbësore për shoqërinë shqiptare nuk po i shtron më në publik.

Analisti Lorenc Vangjeli është shprehur se Basha ka pasur flirte politike prej kohësh edhe me Metën dhe me Ramën. Vangjeli tha se Basha kërkonte vijë në pushtet po nuk e di se si të vijë. “Ka tentuar në largësi me Metën po ka parë distancë për tij, tani i ka sytë tek Rama”. Vangjeli ka deklaruar se Basha ka hequr dorë nga shpresa për të qenë kryeministër dhe kjo sipas tij është dramatike, pasi po punon për Ramën dhe po sulmon Metën: “Eshte dramatike. Për herë të parë që nga viti 1991, Partia Demokratike nuk po hynë për të fituar, por hyn për të bashkë qeverisur”.

Analistet kanë shprehur në studion e emisionit  “Opinion”  mendimin e tyre se kush ka më shumë mundësi të qeverisë Shqipërinë pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Ja kombinimet që sipas tyre mund të qeverisin:

Artan Hoxha– Nuk bëj dot një parashikim.

Lorenc Vangjeli– Koalicioni do jetë PS-LSI. Pa Metën President dhe pa Ramën Kryeministër.

Mark Marku– Koalicioni që unë besoj do ndodh është PD-PS.

Henri Çili – Edi Rama qeverisë. Ka vullnet reformues.

Armand Shkullaku– Koalicioni do jetë PS-LSI. Rama nuk i merr 71.