OPINION – PIKEPYTJET E VRASJES TRONDITESE; ORNELA VORPSI RREFEN VETEN!

OPINION – PIKEPYTJET E VRASJES TRONDITESE; ORNELA VORPSI RREFEN VETEN!

01:36 17/04/2018

Të ftuar:

Klodiana Lala – Gazetare

Etleva Delia – Gazetare

Paulin Vilajeti – Pastor

Sotiraq Nushi – Ndimës komisioner i Avokatit të Popullit

Pikëpyetjet e vrasjes tronditëse!

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja në lidhje me vrasjen e Mario Majollarit në kryeqytet pak ditë më parë.

E ftuar në emisionin “Opinion”, në TV Klan të hënën në darkë, Lala ka zbuluar se Mario është braktisur nga babai i tij që kur ishte 2 vjeç, ai është rritur me të ëmën dhe motrën.

“Mario Majollari u ekzekutua pranë banesës së tij rreth orës 20.25 të 10 prillit. Dyshohet se u vra për gjakmarrje nga Kastriot Gjuzi në një zonë të pandriçuar mirë, duke e ndjekur nga pas dhe më pas e ka vrarë”,- tha ajo.

Sipas saj, ai njihej si një person i qetë me profesion kuzhinier dhe kishte punuar në disa restorante.

“Kur kërkoi azil në Suedi, ai jetonte me frikë tërë kohës, se do e vrisnin edhe pse i ati i kishte braktisur”,- u shpreh gazetarja.

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja në lidhje me vrasjen e Mario Majollarit në kryeqytet pak ditë më parë.

E ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan, ka zbuluar vrasjet e babait të Marios, Avni Majollarit, të dënuar me burgim të përjetshëm, që ndezën edhe njëherë plagën e gjakmarrjes.

Mario Majollari u ekzekutua pranë banesës së tij rreth orës 20.25 të 10 prillit. Dyshohet se u vra për gjakmarrje nga Kastriot Gjuzi në një zonë të pandriçuar mirë, duke e ndjekur nga pas dhe më pas e ka vrarë.

Bëhet fjalë për një krim të vitit 2000 të babait të Marios, Avni Majollari, që ka ekzekutuar 2 persona. Janë sekuestruar të gjitha filmimet e bizneseve rrotull për të vëzhguar lëvizjet e Gjuzit, i cili mendohet se ka shkuar drejt Tufinës.

Çfarë jete bënte 28 vjeçari?

Është rindezur plaga e gjakmarrjes, këmbanë alarmi për shoqërinë tonë. Mario është braktisur nga babai i tij që kur ishte 2 vjeç, është rritur me të ëmën. Mario ishte kuzhinier me profesion dhe kishte punuar në disa restorante.

Kur kërkoi azil në Suedi, ai jetonte me frikë tërë kohës, se do e vrisnin edhe pse i ati i kishte braktisur. Një djalë që s’kishte patur kurrë lidhje me babain, e prapë u vra për gjakmarrje.

Gazetarja Lala paraqiti vendimin e Gjykatës së Tiranës për Avni Majollarin, babain e Marios, i cili vuan dënim të përjetshëm. Aty sqarohet me detaje se çfarë ka ndodhur, pikërisht për këtë krim

“Ngjarja ka ndodhur më 18 dhjetor 2000, Avniu ka vepruar me Endrit Majollarin, të nisur nga Tiranë në Linzë, u ulën në një lokal, në prani të shumë personave, aty panë Ilir Gjuzin. Ai i ka kërkuar të vijë të ulet për të sqaruar problemet që kishin mes tyre. Në momentin që është ulur, Avniu e ka qëlluar me tre plumba dhe me kushëririn e tij ka hipur në makinë dhe më pas janë larguar.

Më pas viktima e dytë është djali i xhaxhait të ish-gruas, i cili e ka qëlluar për vdekje se Armando Nela kërkonte ribashkim mes tij dhe kushërirës së tij, se ai e kishte braktisur e divorcuar. Janë larguar në Shkallët e Tujanit,” tregoi Lala.

Pastor Paulin Vilajeti të hënën në darkë në lidhje me vrasjen e Mario Majollarit është shprehur se nuk ka dështuar shteti suedez, por ka dështuar shteti shqiptar.

Vilajeti tha sonte në studion e emisionit “Opinion”, se prej 30 vitesh ka dështuar shteti shqiptar; i cili nuk bën asgjë për të zhdukur fenomenin e gjakmarrjes.

Ai u shpreh se nga vitet 1990 në vendin tonë, filloi të vendoset sistemi i gjakmarrjes, ndërsa shteti e la gjithmonë e më tepër në dorë të injorancës.

Ornela Vorpsi rrëfen veten!

Ornela Vorpsi u rikthye në Tiranë. Pas një kohe të gjatë. Ajo është shkrimtare, piktore dhe fotografe e njohur në disa shtete europiane.

Përgjatë një interviste për emisionin ‘Opinion’ në TV Klan, intervistuar nga gazetari Blendi Fevziu, Vorpsi ka treguar momentin e takimit me babain e saj në burgun e Spaçit.

Ajo ishte një vajzë e mitur e cila po mundohej të kuptonte ndryshimin drastik të babait, i cili nga torturat dhe vuajtet ekstreme ishte pothuajse një i huaj për vajzën e tij të vogël dhe të dashur.

Vorpsi: Babi ishte i dënuar politik për 7 vite në burgun e Spaçit. Kam shkuar ta takoj me nënën time dhe nuk e njoha. Ai ishte jashtë mase i dobësuar dhe diçka mungonte në fytyrën e tij, unë nuk mundësha dot ta kuptoja. Pata frikë ta takoja, pasi ai donte të më përqafonte por unë isha një fëmijë që kisha frikë ta prekja këtë të huaj që ishte i veshur me një lloje bizhameje me vija, ku në fytyrë kishte ndryshuar, ndërsa e kuptova se çfarë kishte se kishte ndryshuar në fytyrë. Kur erdhëm në shtëpi, babai i kishte dhënë nënës time një gjë të vogël, një qese, ku kishte futur dhëmbët. Ato i ishin thyer nga torturat e tepërta.

Ornela Vorpsi ka rrëfyer sot në “Opinion” vetveten. Në një intervistë përballë gazetarit Blendi Fevziu, shkrimtarja dhe piktorja shqiptare ka treguar jetën në Tiranë për të vijuar më pas tek largimi në Itali e më vonë në Francë.

Referuar artit të saj, ku një pjesë të mirë e zë femra, Ornela ka treguar se si ajo ka sjellë një këndvështrim tjetër për femrën dhe të bukurën, megjithatë në preferencat e saj mbeten meshkujt.

“Jam estete, më pëlqen shumë e bukura dhe më pëlqen të shoh një vajzë të bukur, por dua thellësisht gjininë mashkullore”.

Një histori si ajo e përrallave mund të tingëllojë lidhja e Ornela Vorpsit me bashkëshortin e saj Italian. Ajo ka rrëfyer në Opinion se është njohur me të kur ishte 25-vjece teksa kërcente mbi kub në një diskotekë të Milanos.

Shkrimtarja ka treguar se për të siguruar të ardhura që të ndiqte akademinë, mikesha e saj Beatrice I sugjeroi të regjistrohej në një agjenci modelesh, por duke qenë se ky angazhim nuk rezultoi efikas, ajo pranoi sugjerimin për të punuar në një diskotekë.

Pikërisht aty njohu djalin, silueta e të cilit sikurse shprehet e magjepsi.

Rrefimi:

Tim shoq e kam takuar aty, ai më ka parë mbi një kub. Unë që snoboja njerëzit e diskotekës, sepse isha në ujëra të tjera të aritit dhe letërsisë. Ishte një diskoteke shumë e famshme që quhej Vanita. Ishte një bar ku mblidheshin njerëzit dhe pinin dicka. Unë shkova në bar dhe pashë dy djem. Silueta e burrit tim më tërhoqi më magjepsi. Dhe nuk doja të shkoja në dhomë. Doja t’I flisja. Edhe donte të më fliste.

Më në fund erdhi dhe më tha: Je e lodhur?

I thashë: E lodhur jam.

Ah tha, nuk qenke italiane.

Jo i thashë, jam shqiptare.


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori