#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

Ditën e enjte, gjatë transmetimit live të “Opinion” teksa raportohej për një vrasje misterioze në Lezhë, gazetari Blendi Fevziu mori një letër nga stafi ku me nxitim ishte shkruar se bëhej fjalë për 4 të plagosur në Tiranë, mes të cilëve 2 minorenë. Pas përfundimit të emisionit, ai mësoi informacione tronditëse rreth kësaj ngjarjeje. Ndër 4 të plagosurit, njëri ishte shoferi, dy ishin vëllezër dhe tjetri fqinjii i tyre. Ata ktheheshin në një ditëlindje. Janë qëlluar me breshëri në një nga rrrugët e Tiranës. Makina është bërë shoshë nga plumbat. 11-vjeçari është në gjendje kome në një spital të Italisë ku nuk dihet si do të rrjedhë situata e tij shëndetësore. Dy të plagosurit janë 17 dhe 18 vjeç. Një atentat i mrëfilltë kriminal që askush nuk ka reaguar nga policia, shoqëria apo politika. Ngjarja ndodhi 50 minuta pas atentatit në Lezhë që eliminoi një person rreth të 60-ave. Mendohet se dy atentatet lidhen midis tyre. Deri tani versioni kryesor ka qenë që atentati i parë dyshohet që ka gabuar në shënjestër pasi janë nisur për të qëlluar dikë tjetër, por kanë plagosur 4 persona. Gjëja më e tmerrshme ishte që pas publikimit, 85% e komenteve reflektonin me qetësinë më të madhe një justifikim ndaj krimit.

Të ftuar: Merin Maçi, Klodiana Lala, Fatjona Medini, Ermal Hasimja

Atentati me 4 të plagosur/ Gazetarja: E çuditshme përse ministri i Brendshëm nuk ka reaguar ende

Plagosja e 4 personave, mes të cilëve dy fëmijë, katër ditë më parë në Tiranë, ka tronditur opinionin publik.

Asnjë gjurmë të atentatorëve nuk ka ende, madje nuk ka patur asnjë reagim nga drejtuesit më të lartë të policisë apo dhe Ministrisë së Brendshme.

Katër personat dyshohet se u sulmuan gabimisht me armë, për shkak të mund të jetë ngatërruar objektivi.

Gazetarja Fatjona Mejdini, e ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, ka kritikuar qëndrimin e ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, që nuk ka bërë asnjë reagim për këtë ngjarje të rëndë.

“E shoh të çuditshme faktin që nuk ka pasur reagim nga figurat publike, dhe këtu po flas për ministrin e Brendshëm, z.Ervin Hoxha. Sot kam parë që ka ngushëlluar besimtarët katolikë për humbjen e jetës së Papa Françeskut, por nga ana tjetër si nuk ka arritur që gjithë këto ditë të qetësojë qytetarët shqiptarë në lidhje me sigurinë e tyre? Unë mendoj që shumë familje sot, të gjithë qytetarët shqiptarë janë të terrorizuar. Po arrijmë atë kohën kur mesa duket duhet të udhëtojmë me makinë të blinduara. Është shumë e rëndësishme çështja e qetësisë së prindërve”, tha ndër të tjera gazetarja.

“Agresorët të pozicionuar mes ferrash”, Lala sjell detaje nga atentati në Tiranë: Janë hedhur plumba pafund

Një atentat që la të plagosur katër të rinj në Tiranë ka tronditur mbarë opinionin publik.

Gazetarja Klodiana Lala në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka zbuluar detaje lidhur me këtë atentat, teksa shprehet se të rinjt vinin nga festa e ditëlindsjes së 11-vjeçarit të plagosur, i cili po lufton me jetën.

“Ata janë ndodhur në një pjesëz së Shijakut sepe 11-vjeçari kishte pasur ditëlindjen dhe ata nuk është se kishin direkt miqësi me të, por kishin miqësi me adoleshentët e tjerë duke qenë se banojnë në të njëjtën zonë. Kanë qëndruar për rreth 30 minuta. Kanë ikur dhe kanë ardhur në të njëjtin itinerar. Kanë mbaruar dhe janë nisur disa automjete se kanë qenë një grup”, shprehet gazetarja.

Gazetarja Lala shprehet se agresorët kanë qenë të fshehur në një zonë me ferra.

“Tek rrethi se ne e quajme rrethi i Shkozës në momentin që mjeti ka ardhur aty ka pasur një raportim jo të saktë nga mediat, aty ka qenë një motor me drita të ndezura dhe agresorët kanë qenë të zbritur nga motori dhe kanë qenë të pozicionuar në një zonë me ferra dhe kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi mbi automjet. Shoferi duke qenë se është i plagosur në të dyja duart, dhe fëmijët kanë filluar të ulërasin mesa duket shopferi e ka shtuar shpejtësinë aq shumë sa një moment ai përveçse ka humbur ndjenjat dhe ka frenuar në mënyrë të pavullnetshme dhe është përplaur tek një mur rrethues. Aty kanë shkuar dhe kanë dhënë ndihmë fillimisht banorë të zonës”, theksoi gazetarja.

Lala thekson se është hedhur një pafundësi plumbash ku 33 gëzhoja janë gjetur vetëm në vendngjarje.

“Është gjuajtur në një rrugë dytësore. Janë hedhur pafundësisht plumba. 33 gëzhoja janë gjetur vetëm në vendngjarje. 8 gëzhoja kanë goditur makinën Fëmija i vogël është i prekur në disa organe. Pastaj largimin e kanë përdorur përmes një nëkalimi dhe motori është gjetur të nesërmen vonë. Problemi është se nuk ka shasi, pasi kjo mund të ndihmonte edhe nga ka ardhur e të tjerë me radhë”, shprehet Lala.

Atentati me 4 të plagosur në Tiranë, gazetari: Autorët dogjën motorin në gropë për kamuflimin e tymit

Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, gazetari Merin Maçi, ka zbuluar disa detaje nga atentati ndaj automjetit ku ndodheshin 4 persona, mes tyre e dy të mitur, ngjarje kjo e ndodhur më 17 prill.

Gazetari ka deklaruar se nga shtegu ku ishin të fshehur autorët, parcela ishte e rrethuar, e se motori i tyre ndodhej në mes të rrugës, me dritat e ndezura.

“Për të shjpjeguar diçka të harta. Nëse mund ta afrojmë, këtu është shtegu ku kanë qenë të pozicionuar autorët, e gjithë kjo parcela është e rrethuar. Sipas policisë, është përdorur si vend për tu fshehur pavarësish se motori ka qenë i parkuar në rrugë”, tha gazetari.

Më tej shtoi se pas orës 9 të darkës, në zonën e përshkuar nga autorët, janë vënë re lëvizje të shtuar të motoreve të ngjashme me atë të autorëve, duke u shprehur se në këtë mënyrë kanë arritur në vendngjarje pa u diktuar që në fillim.

“Rruga e përshkuar nga autorët është 26 minuta, e përshkuar me këtë shpejtësi sepse zona është rezidenciale. Pas orës 9 të darkës, kur ka ndodhur ngjarja, ka pasur levizje të shtuar të ngjashme me motorin e autorëve. Nga verifikimet që janë bërë, e një motor tejet e ngjashme me motorin e autorëve, ka lëvizur në këtë zonë 18 orë më parë, kanë qenë motor të Security që garantojnë sigurinë në vilat rezidenciale. Mënyra si kanë arritur të vjnë në vendngjarje është pikërisht kjo”, tha ai.

Një detaj i rëndësishëm është dhe djegia e motorit, për të cilin gazetari shprehet se atentatorët e kanë menduar deri në detaje duke e djegur në një gropë ku kamuflohej dot tymi i djegies. Madje as kaskat e tyre nuk janë lënë aty në gropë, për të vështirësuar identifikimin e tyre në këtë rast.

“Atentatorët kanë qëlluar me kallashnikov, e janë drejtuar në Mullet, e kanë zgjedhur të djegin motorin në një gropë ku kamuflohej tymi i djegies. Kanë qenë me kaska e kaskat s’janë lënë aty”, u shpreh ai.

Babai i 11-vjeçarit të plagosur në atentat reagon për Opinion: 1 minutë vonesë, djali nuk do jetonte më

Bardhi Demiraj, babai i 11-vjeçarit që mbeti i plagosur me armë nga atentati i para disa ditëve në Unazën e Madhe të Tiranës, ka reaguar për emisionin Opinion në Tv Klan, ku ka treguar momentet e para të ngjarjes së rëndë.

Përmes një mesazhi dërguar drejtuesit të emisionit, Blendi Fevziu, thotë se fëmijët i mori ai nga vendngjarja dhe i dërgoi me automjetin e tij në Spitalin e Traumës.

1 minutë më shumë vonesë, do të ishin fatale për 11-vjeçarin.

Fëmijët i kam marrë unë dhe i kam dërguar te Spitali i Traumës me fuoristradën time. Po të prisja dhe 1 minutë më shumë vonesë, djali i vogël nuk jetonte më, ishte me 2 plumba në trup dhe 2 në dorën e majtë. Tani jemi në spital në Itali”, ka thënë Bardhi Demiraj.

Të enjten që kaloi, një automjet Benz G-Class me 4 persona u qëllua me breshëri arme. Brenda mjetit ndodhej shoferi 34-vjeçar, dy vëllezër 11 dhe 17 vjeç, si dhe një 19-vjeçar. Të gjithë mbetën të plagosur, ndërsa 11-vjeçari është në gjendje të rëndë, duke u trajtuar në Itali.

Policia dyshon se atentatorët mund të kenë ngatërruar shënjestër.

Në momentet e para të atentatit, ka qenë babai i dy djemve 11 dhe 17 vjeç, i cili udhëtonte me makinë tjetër, ai i cili mori fëmijët dhe i dërgoi të Trauma brenda një kohe shumë të shkurtër.

Atentati në Tiranë/ Gazetarja Lala: 7 makina G-Class nga eksponentë të krimit lëvizin në të njëjtën zonë

Atentati me 4 të plagosur në Tiranë i disa ditëve më parë, mes të cilëve 2 të mitur, dyshohet të jetë ngatërruar objektivi.

Të paktën deri më tani nga hetuesit nuk ka një pistë konkrete përse duhet të sulmoheshin me armë fëmijët e pronarit të një policie private.

Ajo që dyshohet deri më tani është se makina Benz G-Class me të cilën udhëtonin 4 persona, është e ngjashme me atë të një familjari të Roan Brahimit, konkretisht gruaja e tij. Roan Brahimi është vrarë në Greqi një vit më parë, ndërsa ditën që ndodhi atentati në Tiranë, vetëm disa orë më parë në Lezhë u vra babai i Roan Brahimit. Bashkëshortja e këtij të fundit jeton në zonën e Lundrës dhe ka makinë të ngjashme me atë të 4 të plagosurve.

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, tha se në atë zonë ku kaloi makina me 4 të plagosurit, janë 20 automjete të ngjashme Benz G-Class, 7 prej të cilave përdoren nga personazhe të botës së krimit.

Kjo ka shtuar dyshimet e hetuesve që atentatorët mund të kenë ngatërruar objektiv.

“Në atë zonë rezidenciale janë 20 G-Class, nga të cilat 7 prej tyre përdoren nga eksponentë të krimit të organizuar. Në atë zonë banon Indrit Dokle, ish-kreu i një prej fraksioneve të bandës së Durrësit, i shpallur në kërkim ndërkombëtar me urdhër të SPAK. Në atë zonë banonte dikur Ilir Beqaraj i cili është vëllai i gruas së parë të Roan Brahimit. Është Asim Lita, është Flodjan Plaku që ka qëndruar në atë zonë. Ka shumë personazhe të tjerë të cilët ose kanë qenë të dënuar, ose janë aktualisht në kërkim ose kanë hakmarrje të forta. Nga njëri G-Class te tjetri, për shembull nga ky që është qëlluar te G-Class i gruas së Roan Brahimit rezulton të ketë vetëm një diferencë. Nga një G-Class tjetër rezulton të ketë vetëm një numër diferencë. Policia nuk e përjashton përfundimisht familjen Demiraj, por nuk ka asnjë motiv të qënësishëm”, tha ndër të tjera gazetarja Klodiana Lala.

Atentati në Tiranë, babai i 11-vjeçarit dërgon mesazh në “Opinion” për gjendjen shëndetësore të të birit

Gjatë transmetimit të emisionit  “Opinion” në Tv Klan, pas shpjegimit të gazetearit Merin Maçi për dinamikën e atentatit në Tiranë ku mbetën të plagosur 4 persona, në celularin e Blendi Fevziut mbërriti një mesazh nga babai i 11-vjeçarit që është në gjendje kome.

Në momentet e para të atentatit, ka qenë babai i dy djemve 11 dhe 17 vjeç, i cili udhëtonte me makinë tjetër, ai i cili mori fëmijët dhe i dërgoi te Trauma brenda një kohe shumë të shkurtër.

Pasi gazetari Blendi Fevziu e pyeti për gjendjen shëndetësore të djalit, ai u përgjigj:

“Vazhdon stabël por jemi akoma në një risk shumë të lartë”.

Klodiana Lala: Një biznesmene është marrë në pyetje për atentatin me 4 të plagosur në Tiranë

Një grua biznesmene është marrë në pyetje në lidhje me hetimin që po kryhet për atentatin me 4 të plagosur në Tiranë gjatë javës së kaluar.

Ky fakt është bërë i ditur nga gazetarja Klodjana Lala në studion e emisionit Opinion në Tv Klan.

Sipas gazetares Lala, ajo është pyetur pasi gjatë kohëve të fundit i ka dhënë automjetin Benz G-Class gruas së të ndjerit Roan Brahimi. Pikërisht hetuesit dyshojnë se gruaja e Roan Brahimit ka qenë shënjestër, por nuk mund të jetë ngatërruar me 4 personat që udhëtonin me një automjet të ngjashëm Benz G-Class.

“Është pyetur dhe një biznesmene me iniciale A.M., është pyetur orë të tëra. Sepse e veja e Roan Brahimit nuk e ka patur këtë automjet që dyshohet që ndryshon vetëm një gërmë në përdorim, e ka marrë vetëm kohët e fundit, ditët e fundit. Është pak e koklavitur”, u shpreh Klodiana Lala.

4 të plagosurit e atentatit janë shoferi 34-vjeçar, një 19-vjeçar dhe dy vëllezër të mitur 11 dhe 17 vjeç. 11-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë dhe po kurohet në një spital në Itali.

/tvklan.al