Të ftuar:

Gazmend Bardhi – Ish-ministri i Drejtësisë

Ermonela Felaj – Deputete e PS-së

Mustafa Nano – Gazetarë

Prenç  Zogaj – Analistë

Ish-ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, është shprehur në lidhje me draft-propozimin e PD-së për vettingun në politikë.

Bardhi tha të hënën në studion e ‘Opinion’, se ky draft përcakton dy rregulla bazë.

Së pari, largon nga zyrat e shtetit deputetë, kryebashkiakë, ministra dhe drejtues institucionesh.

Së dyti, këta duhet të kenë dy element bazë.

Lidhja e tyre me krimin

Mos justifikimi i pasurisë

Bardhi tha këto janë dy shtyllat bazë të vettingut në politikë.

Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj është shprehur se kreu i opozitës Lulzim Basha nuk kalon në vetting sipas ligjit të propozuar nga PD.

Felaj deklaroi të hënën në studion e ‘Opinion’ se demokratët nuk mund të realizojnë një draft që të ndëshkohen vetë.

Më pas, ajo u ndërpre nga drejtuesi i emisionit, gazetari Blendi Fevziu.

Fevziu iu drejtua deputetes socialiste, se a e parashikon drafti kontrollin e funksionit të deputetit.

Ndërsa shtoi, si i tillë kreu i PD-së e ka të pamundur për t’iu shmangur ligjit se ai është deputet.

**********************************

Kaosi për dixhitalizim në Shqiperi!