#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Giorgia Meloni kryeministrja e Italisë zhvilloi ditën e sotme një takim zyrtar në Shqipëri. Por ndryshe nga takimet e tjera tradicionale mes dy homologëve Meloni dhe Rama e zhvilluan takimin e tyre në Gjadër. Kryeministria e Italisë pa nga afër zhvillimet që po bëhen për ngritjen kampeve në Gjadër dhe Shëngjin, të cilët do të presin emigrantët afganë të shpëtuar në det nga marina italiane. Gjatë takimit Rama dhe Meloni patën një konferencë të përbashkët. Ata dhanë detaje dhe informacione mbi marrëveshjen duke hedhur poshtë akuzat e palëve të tjera. Pakti me Italinë për refugjatët afganë dhe deklaratat e tyre diskutohen këtë mbrëmje në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan.

U përplas me Melonin, si përfundoi deputeti Maggi në Shëngjin?

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni vizitoi këtë të Mërkurë dy qendrat në Shëngjin e Gjadër për emigrantët e paligjshëm, në bazë të marrëveshjes me vendin tonë. Përpos fjalës së saj, vëmendje mori dhe incidenti me deputetin e “Piu Europa” Ricardo Maggi.

Por si përfundoi deputeti në Shëngjin? Ishte kjo pyetja që shtroi gazetari Blendi Fevziu sonte në “Opinion”.

Kryeredaktorja Gerta Zaimi u përgjigj kështu: Edhe ai vjen për çështje elektorale. Jemi përballë zgjedhjeve që janë në fund të javës. Edhe për Melonin premtimi i parë është ndalimi i flukseve migratore.

Gjatë përplasjes verbale me Melonin, Maggi e krahasoi qendrën në Gjadër me burgun e Guantanamos.

Deputeti italian Ricardo Maggi

“T’ju vijë turp…Po shpenzoni 1 miliardë dollarë për të bërë një hotspot elektoral. Hiqni kapelen e kandidates dhe vendos atë të Presidentes së Këshillit”, shtoi Maggi.

Qendrat e emigrantëve në Gjadër, Zaimi tregon kriteret e marrëveshjes: Do të vijnë vetëm ata që kapen në…

Këtë të mërkurë në emisionin “Opinion” ishte e ftuar kryeredaktorja Gerta Zaimi për të folur në lidhje me marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët.

“Emigrantët që do vijnë në Shqipëri janë emigrantë që duhet të kapen në ujëra ndërkombëtare me anije italiane”, tha Zaimi.

Zaimi tha se pasi emigrantët të kapen në anije do ndërhyjë marina italiane që do të bëjë edhe përzgjedhjen e atyre që do të nisë në Shqipëri. Nuk lejohet që të vijnë emigrantët vulnerabël, pra familjet, fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe persona me probleme shëndetësore. Një tjetër faktor që do të shikohet është nëse vijnë nga vende të sigurta.

Pasi të përzgjidhen emigrantët e përshtatshëm për t’u sjellë në kamp në Shqipëri, atëherë fillimisht do të dërgohen në Shëngjin dhe më pas në Gjadër. Brenda 28 ditësh autoritetet italiane do të ndërtojnë një komision për ekzaminimin e statusit të refugjatit dhe mbrojtjes humanitare. Aty do të shikohet nëse kualifikohen për mbrojtje humanitare apo si azilantë.

“Bëhet përpunimi paraprak nga vendet dhe vulnerabiliteti. Pasi zgjedh këto ti tani këta i sjell në Shqipëri. Kur i sjellin në Shqipëri i sjellin fillimisht në Shëngjin dhe pastaj në Gjadër sepse Shëngjini pa Gjadrin nuk funksionon dot. Qendra e vërtetë e qëndrimit tëq tyre do të jetë Gjadri. Shëngjini është ardhja, paraprita dhe pastaj do kalojnë në Gjadër. Në Gjadër sipas asaj që thotë protokolli këta brenda 28 ditëve autoritetet italiane do ndërtojnë atë komisionin për ekzaminimin e statusit të refugjatit dhe mbrojtjes humanitare do shohin nëse këta janë persona që mund të kualifikohen si o mbrojtje humanitare, ose azilantë”, tha Zaimi.