Të ftuar:

Ejona Zaimaj/ Fermere

Lorena Celosmani / IT

Majore Enkeleda Tyrku / Ushtarake

Rezarta Hoxha / Renea

Soela Zani / Fotografe

Ardi Borova / Parukier

Paula Jaku / Futbolliste

Arvin Kita/ Kuzhinier

Oficere e RENEA-s Rezarta Hoxha, ka rrëfyer sonte në emisioni “Opinion” rreth punës së saj si oficere, një profesion që është ndër më të vështirët për një femër. Ajo tha se ka marrë pjesë në disa aksione të vështira. Veç të tjerash Hoxha tregoi se si është të jesh femër e vetme e të punosh mes burrave. Ajo ka thënë se nuk është e lodhshme, por ndonjëherë e sikletshme. “Di të them që duhet të jesh shumë e kujdesshme ndaj detajeve, dhe të jesh e vetmja mes burrave normale që ndihesh edhe e privilegjuar. Duhet të kesh një mënyrë komunikimi perfekt, sepse aty është i rëndësishëm komunikimi”.

Futbolli në Shqipëri nuk është një sport vetëm për meshkujt, por prej kohësh është bërë një markë suksesi edhe për femrat. Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave është një dëshmi e tillë. Paula Jaku, është pjesëtare e Kombëtares për Femra, në studion e emisionit “Opinion” sonte ka dhënë disa dëshmi suksesi se futbolli nuk është vetëm një domen i meshkujve, por në vendin tonë prej kohësh është edhe i femrave. Jaku tha se ka shumë vajza shqiptare që janë një histori suksesi në kampionate futbolli jashtë vendit, një prej tyre është edhe Fatmira Bajramaj. Ajo tregoi se pasioni për futbollin është shumë i madh dhe me shumë gjasa do vazhdojë gjatë. Pikërisht për këtë arsye, Jaku mendon se do t’a vazhdojë gjatë këtë rrugë që ka nisur. “

Futbollin dua t’a vazhdoj, por pasioni për sportin po kthehet në një profesion, pasi po vazhdoj Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në degën e Edukimit Fizik. Në Shqipëri nuk ka trajnere femër, por në një të ardhme për mua është ëndërr të jem një e tillë

”.