#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

Profilet e kandidatëve/ Aleksandër Jushi nga Koalicioni Euroatlantik është kandidat i qarkut Lezhë me profesion arkitekt. Ai jeton në Lezhë, është 34 vjeç dhe baba i dy fëmijëve që garon për herë të parë për deputet. Pse një arkitekt, një njeri që ka biznesin e tij vendos të angazhohet në politikë? Cila është sfida e tij në një parti që nuk është ndër ato me më shumë shanse? Cila është strategjia?