#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
Profil politik i kandidatit të Partisë Demokratike, Ethem Agës i cili ka një histori të rrallë. Ai është larguar nga Shqipëria përmes ambasadave në vitin 1990, u mor me një sipërmarrje të suksesshme në Paris dhe pas 35 vjetësh kthehet për të kontribuar në vendin e tij si kandidat në listën e PD për Tiranën. Rrëfim për largimin, suksesin në Francë dhe pse është kthyer në Shqipëri.
Ethem Aga ‘e fshin’ fjalën “nëse”: Mandatin do ta fitoj!
Ethem Aga është larguar nga Shqipëria përmes ambasadave në vitin 1990, u mor me një sipërmarrje të suksesshme golfi në Paris dhe pas 35 vjetësh kthehet për të kontribuar në vendin e tij si kandidat në listën e hapur të Partisë Demokratike për Tiranën.
Në një intervistë në “Opinion” në Tv Klan, ai rrëfen për largimin e vështirë vetëm me diplomën me vete, jetën në Francë duke bërë punë të ndryshme derisa ia doli të kishte bizneset e tij. Sot ai kthehet në Shqipëri me vizionin për të bërë ndryshimin, por pse zgjodhi Partinë Demokratike?
Si u afrove me Partinë Demokratike, ishin ata që të ftuan, ishe ti që u afrove?
Ethem Aga: Unë kam lidhje gjaku me Partinë Demokraitkee.
-Në ç’kuptim?
Ethem Aga: Në kuptimin që Partia Demokratike më është impozuar mua si person nga jeta e familjes sime, jeta ime, unë mund të bëja gjithçka që të isha në Partinë Demokratike. Edhe nëse ka një njeri të vetëm në Partinë Demokratike, unë do të jem në Partinë Demokratike.
Aga shprehet se në 35 vjet që ka lënë Shqipërinë, sheh të njëjtat plagë të dikurshme. Ky është motivi pse ai nuk e dyshon aspak që do ta fitojë një mandat, pasi ky është qëllimi i tij: të përfaqësojë në parlamentin shqiptar komunitetin ku jeton.
Ethem Aga: Politika është ndershmëria, politika është përgjegjësia. Politika nuk është justifikim. Akti i parë politik imi është largimi nga Shqipëria. Akti i dytë është vajtja në Partinë Republikane në të cilën jam bërë anëtar, themelimi i Partisë Demokratike, jam anëtar i Partisë Demokratike si dhe përfaqësimi im në strukturat e Partisë Demokratike, janë akte politike. Në vetvete, jeta është politikë.
-Nëse ti e fiton një mandat, ku do të fokusohesh?
Ethem Aga: Jo, unë jo nëse e fitoj. Unë mandatin do ta fitoj! Unë kam hyrë në politikë për të fituar një mandat dhe për të përfaqësuar komunitetin në të cilin unë jetoj, por edhe diasporën. Një ngaobjektivat e mia është të punoj në parlamentin e ardhshëm të Shqipërisë për rezervimin e vendeve të caktuara në parlamentin e Shqipërisë për diasporën.