#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
Në pjesën e dytë emisioni “Opinion” në Tv Klan u kushtohet profileve të reja që garojnë në politikë. Grigels Muçollari është 41 vjeç. Ai ka mbaruar për menaxhim biznesi dhe është bashkuar me Partinë Demokratike në moshën 17-vjeçare, duke ndjekur kështu gjithë rrugëtimin e kësaj partie. Muçollari po kandidon në Tiranë për zgjedhjet e 11 Majit dhe është pjesë e listës së hapur të Partisë Demokratike. Në “Opinion” ai rrëfen gjithë rrugëtimin e tij në politikë dhe pritshmëritë për zgjedhjet e përgjithshme.