#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

“120 mijë vetë në protesën e opozitës”, Garo: Thirrje Bashës të dorëzojë vulën e PD

Sipas zëdhënëses së PD-së, Floriana Garos, në protestën e sotme të opozitës kanë marrë pjesë rreth 120 mijë qytetarë.

E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Garo tha se në dijeninë e saj, fjala që ka mbajtur kryedemokrati Berisha ditën e sotme ka qenë direkt nga shtëpia dhe jo e regjistruar.

Më tej, Garo u shpreh se sot është dëshmuar se ku qëndrojnë demokratët, ndaj dhe i ka bërë thirrje Lulzim Bashës dhe deputetëve që e mbështesin atë që të dorëzojnë vulën e PD-së.

Blendi Fevziu: A ishte i regjistruar mesazhi i Berishës apo ishte direkt online?

Floriana GaroMesa di unë, ka qenë live nga shtëpia e tij.

Blendi Fevziu: Ishte ndërtuar një mini-tribunë në shtëpi për të mbajtur fjalimin?

Floriana Garo: Mesa kam informacion unë, po. Ai sigurisht ka pritur për të parë si do të shkonte dhe emocioni që merr kur je live është tjetër. Ai e pa se sa ishin aty, foli në funksion të asaj turme. Unë mund të them se ishte përtej pritshmërive. Kjo ishte një protestë për t’u ekzaltuar, të paktën në sa kohë kam unë në PD, kjo ka qenë protesta më e madhe. E ka tejkaluar 7 Korrikun – 1 kilometër nga Kryeministria, një përllogaritje e thjeshtë 30 metra gjerësi dhe 4 persona për metër katror, i thonë mbi 100 mijë vetë-120 mijë vetë. Kjo është një përllogaritje e përafërt, unë mendoj që ja vlen të falenderojmë të gjithë ata demokratë dhe qytetarë që kanë ardhur atje për të mbështetur opozitën dhe kjo është një gjë e jashtëzakonshme. I bëj thirrje Bashës dhe deputetëve që e mbështesin të dorëzojnë vulën e PD-së. Sot u tregua se ku qëndrojnë demokratët. Bëj thirrje që të dorëzojnë vulën.

Protesta e opozitës/ Preç Zogaj: Ogur i mirë, por më shumë është bashkim deputetësh

Protesta e opozitës e organizuar pasditen e së martës vlerësohet nga Preç Zogaj por nuk ka asgjë të re rreth saj. Sipas mendimit që ai shpreh në “Opinion” në Tv Klan, protesta është e mirë dhe i uron organizatorët, por nuk është më e madhja e Berishës. Edhe kjo protestë është organizuar në rrugën që lideri i opozitës ka shtruar më parë. Zogaj e sheh këtë protestë si një bashkim deputetësh demokratë.

Preç Zogaj: E vetmja e re është që nuk ishte Berisha në krye të protestës. E reja tjetër është që një grup  deputetësh të Partisë Demokratike që kanë qenë gjatë kohës kur Berisha i bënte këto protesta si kryetar i Rithemelimit, nuk kanë qenë me Rithemelimin, por kanë marrë pjesë në protesta edhe më parë se në protesta nuk janë dashur shumë demokratë. Një pjesë kanë shkuar siç është Bardhi që ka qenë një nga organizatorët. Ky është një bashkim deputetësh kryesisht.

Blendi Fevziu: Nuk është bashkim në bazë thua ti?

Preç Zogaj: Edhe në bazë mund të ketë, por bashkimi, si bashkim politik nënkupton që mund të thuash të serviret si bashkim kur bashkohen subjektet që votohen. Deputetët janë të lirë gjtihmonë të lëvizin nga një grup në tjetrin dhe tani kanë lëvizur. Deputetët kanë mbështetje por nuk e marrin me vete partinë, nuk ndodh kurrë sepse do bëhej lëmsh politik. Këtu bashkimi real dhe këta e dinë është bashkimi i subjekteve të votuara dhe subjekte të votuara kjo opozita e përçarë ka te, ka Riithemelimin, ka Polin e Lirisë dhe ka Partinë Demokratike zyrtare. Këto janë votuar për herë të fundit në zgjedhjet e fundit vendore dhe pak a shumë ka një evidencë.

“12 parti janë bashkuar në një front”,Bardhi: Kam bindjen e plotë që opozita do fitojë zgjedhjet e 2025

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u shpreh se 12 parti opozitare janë bashkuar në një front të përbashkët opozitar.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’ në Tv Klan pas protestës së organizuar ditën e sotme nga opozita që u mbajt para Kryeministrisë, Bardhi u shpreh se Federata Opozitare është e hapur për çdo parti. Deputeti gjithashtu ka thënë se ndihet përgjegjës për përçarjen e opozitës dhe situatën e krijuar për tre vite.

Blendi Fevziu: Mbështetja ishte tek 22%. Gjithsesi këto janë shifra të sondazheve që nuk janë akoma publike. Tregon që kishte një boshllëk të madh mes mbështetjes qytetarëve dhe pakënaqësisë së tyre me qeverinë. Rastin e parë që treguat një lloj afrimi, menjëherë qytetarët rikthehen. A ndiheni ju përgjegjës që prej tre vjetësh keni çuar këtë situatë që mjaftoi një sjellje normale që opozitarët të afrohen përsëri?

Gazmend Bardhi: Absolutisht po, e kam thënë sot në fjalën time dhe në çdo takim gjatë kësaj jave dhe ka qenë një nga motivet që më ka detyruar të marr ato vendime politike që kam marrë.I kam kërkuar ndjesë. Gjithë duhet të kërkojmë ndjesë demokratëve dhe shqiptarëve. Ju siguroj që në protestë ka pasur edhe socialistë të zhgënjyer që ishin bashkuar protestës së opozitës dhe shkaku i gjithë tulatjes së popullit ka qenë përçarja e Partisë Demokratike, prandaj kam bërtitur më fort se kushdo tjetër që ka nevojë për bashkim. Fatmirësisht të hënën e javës së kaluar ne gjetëm zgjidhje për të bashkuar Partinë Demokratike që u pasua me bashkimin e frontit opozitar ku 12 parti në opozitë janë bashkuar në një front të përbashkët opozitar.

Blendi Fevziu: Kush mbetet jashtë? Është pjesa që mbështet Bashën…

Gazmend Bardhi: Ka disa parti opozitare dhe nëse s’gaboj ‘Lëvizja për Zhvillim Kombëtar’. PDIU ka kërkuar më shumë kohë për të parë se si do të organizohet. Federata është e hapur për çdo parti. Unë gjej rastin të ftoj cilindo që do të bashkohemi në diversiteti. Askush nuk detyron askënd të mendojë për çdo çështje njëlloj, por ka një objektiv madhorë që na bën të gjithëve bashkë që është kundërshtari ynë politik.

Blendi Fevziu: Kjo protestë ishte dukshëm më e mirë se protestat para Parlamentit…

Gazmend Bardhi: Kjo është një nga protestat më të mëdha që unë kam marë pjesë sa unë jam në PD.

Ndër të tjera fjalën e Fevziut që nuk duhet të injorohet asnjë faktor opozitar dhe se opozita duhet të shkojë përtej kësaj për të fituar zgjedhjet, Bardhi e mbështet plotësisht duke theksuar se gjatë këtij viti opozita do të ftojë faktorë të tjerë në shoqëri që t’i bashkohen.

Blendi Fevziu: Ju nuk duhet të injoroni asnjë faktor opozitar, por duhet të shkoni përtej këtyre sepse edhe vetëm me faktorin opozitar nuk ju mjaftuan shifrat në 2021.

Gazmend Bardhi: Bije dakord 100% që në dy vite ne kemi qenë të mbërthyer në një debat të brendshëm në opozitë. Kjo është një nga shtyllat që sigurisht një opozitë normale organizon. Ne kemi një vit të tërë përpara ku na pret një punë e madhe. Ne do të duhet të hapemi ndaj shoqërisë, të ftojmë faktorë në shoqëri që të na bashkohen. Të ndërtojmë alternativën dhe t’ja shpalosim qytetarëve. Unë mendoj që kemi kohë. Mund të kishte ndodhur një vit më parë. Nëse secili prej nesh në këtë një vit trokasim derë më derë për të organizuar opozitën dhe qytetaraët që e duan ndryshimin unë kam bindjen e plotë që me një alternativë të besueshme dhe me një ekip të besueshëm PD dhe opozita e bashkuar është fituese në zgjedhjet e 2025.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme opozita ka mbajtur një protestë para Kryeministrisë e cila zgjati disa orë. Gjatë protestës mbajtën fjalën e tyre aktorë të rëndësishëm të opozitës gjithashtu edhe ish-Kryeministri Sali Berisha i cili foli nga shtëpia e tij.

Redi Shehu: Kjo nuk ishte protestë e popullit opozitar, por e “Rithemelimit”

Analisti Redi Shehu thotë se protesta e sotme e opozitës ishte e “Rithemelimit”, por jo e popullit opozitar. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Shehu u shpreh se kjo ishte një protestë që i duhej disa personave, e mirë brenda konceptit të “Rithemelimit”.

Redi Shehu: Protesta e sotme ishte një proteste që i duhej disa personave, është një protestë e mirë brenda konceptit të “Rithemelimit”. Pra, thënë me pak fjalë, “Rithemelimi” arriti të rikthente, të rimpikste të gjithë ata njerëz që e patën braktisur këtë vitin e fundit. Protestat e fundit të Berishës kanë lënë për të dëshiruar. Kjo është një protestë e mirë brenda konceptit të “Rithemelimit”. Por ne kemi popullin opozitar që është më i madh se populli i “Rithemelimit”.

Floriana Garo: Mendon që kjo është protestë e “Rithemelimit” apo është protestë e popullit opozitar?

Redi Shehu: Për mendimin tim, kjo nuk është protestë e popullit opozitar, por e “Rithemelimit”. Në 7 Korrik të 2022-shit, “Rithemelimi” ka pasur shumë më tepër njerëz se kaq.

Gazment Bardhi: Nuk është e vërtetë. Kjo është protestë më e madhe se e 7 Korrikut, me mijëra protestues më shumë.

Redi ShehuMendoj që kjo protestë bëri mirë, e riorganizoi “Rithemelimin” edhe njëherë, rikonfirmoi Berishën si lider absolut i “Rithemelimit”, rikonfirmoi Bardhin si person që di dhe mundëson të bëjë aktivitetin e kësaj natyre sepse është i pari aktivitet që bëhet pa prezencën e Berishës dhe kjo për Bardhin është një gjë e mirë.

Bashkimi i PD/ Bardhi: Jorida Tabaku është opozitare, por t’i japim kohë për të marrë vendimet

Protesta e sotme e opozitës shënoi një hap më tej në bashkimin e Partisë Demokratike. Pas bashkimit të grupimit të deputetëve të Gazment Bardhit me grupin e Sali Berishës, mbeten jashtë bashkimit edhe elementë të caktuar të PD-së, një pjesë e të cilëve nuk janë shprehur ende.

Një ndër to është edhe deputetja e PD Jorida Tabaku, e cila nuk qëndron në grupimin e asnjë pale.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, ka thënë se Jorida Tabaku është opozitare dhe që ka luftuar për bashkimin e PD-së. Ai theksoi se deputetja Tabaku duhet të ketë kohën e nevojshme për të marrë vendimet e saj.

“Tabaku është opozitare, ka luftuar për bashkimin e PD, ka luftuar më shumë se kushdo tjetër për bashkimin e PD, do duhet t’i japim kohën e mjaftueshme për të marrë vendimet e veta, por zonja Tabaku është me PD, me opozitën, ka bërë opozitë do vazhdojë të bëjë opozitë”, u shpreh Bardhi.

Ndërsa zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo, u shpreh se “ne ftojmë të bashkohet me PD çdo deputet përveç Bashës dhe Alibeajt. Basha ka punuar kundër demokratëve dhe vazhdon të punojë kundër demokratëve”.

Bardhi: Basha s’është në opozitë. T’i rikthehet opozitarizmit, demokratët janë zemërgjerë ta pranojnë

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, akuzon Lulzim Bashën se nuk është në opozitë dhe se po dëmton opozitarizmin.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan pas protestës së opozitës, Bardhi i bëri thirrje Lulzim Bashës që të kthehet në opozitë dhe se demokratët do të dinë ta pranojnë.

Gazment Bardhi: Çdo opozitar është i mirëpritur t’i bashkohet opozitës. E kam thënë edhe më parë publikisht, ndjej keqardhje por z.Basha do duhet t’i kthehet opozitës. Pastaj kur ti je opozitar…

Blendi Fevziu: Nuk është në opozitë tani?

Gazment Bardhi: Absolutisht jo. Absolutisht jo! Çdo akt i sotëm, i djeshëm por besoj unë edhe i nesërm i kolegut Basha ka qenë vetëm kundër opozitës. Nëse i rikthehet opozitarizmit, të jeni të sigurt se demokratët janë zemërgjerë, pranojnë çdo opozitar.

Blendi Fevziu: Është vetëm Basha apo dhe deputetët që mbështesin atë që s’po bën opozitë?

Gazment Bardhi: Jo, ata do duhet të ndërgjegjësohen që rruga e përçarjes forcon Edi Ramën. Ata nuk e kuptojnë, nuk e kanë kuptuar deri tani. Ata mendojnë që duke u fragmentarizuar, duke u përçarë, duke sulmuar njëri-tjetrin, duke vijuar konfliktin e brendshëm, do të bëhen më…

/tvklan.al