Të ftuar:

Henri Cili,

Iris Luarasi,

Ermal Hasimja,

Artan Hoxha,

Mark Marku,

Fari Balliu

I pyetur nga Blendi Fevziu, në emisionin Opinion  për darkën që Kryeministri Rama dhe Kryeparlamentari Meta janë duke konsumuar, Fahri Balliu është shprehur se kjo darkë është normale. Sipas Balliut kjo është një darkë e natyrshme duke parë situatën e rëndë politike në të cilën ndodhemi. “Ka një kontradiktë mes Metës dhe Ramës, Meta ka më shumë përgjegjësi, Rama është fajtori kryesor. Meta bën gabim që e mban Ramën”, është shprehur Balliu. Sipas Balliut Rama do të largohet sepse protestat do të vazhdojnë të masivizohen. Balliu shprehet se mes Metës dhe Ramës ka një situatë të tensionuar e për këtë faji kryesor është i Ramës.

Fevziu: Ka tension me Ramës dhe Metës?

Balliu: Me Ramën edhe duke qeshur të jesh ka tension. Rama është njeri i tensioneve. Meta është i përgjegjshëm Rama jo.

Henri Çili e ka quajtur të konsumuar fabulën Rama Meta. I ftuar në emisionin Opinion ai ka deklaruar se debati brenda mazhorancës nuk duhet të ketë më vëmendje sepse nuk është në interes publikut. Sipas Çilit marrëdhëniet apo tensionit mes tyre janë konsumuar. Interes do të përbënte nëse LSI do ti bashkohej një poli të tretë ka thënë Cili.

Studiuesi Mark Marku, sonte, në studion e emisionit Opinion ka deklaruar se kreu i Kuvendit, Ilir Meta për arsye pragmatiste është i interesuar që të mos ketë Edi Ramën kryeministër. Marku e arsyetoi këtë qëndrim me faktin se interesi i opozitës është edhe interesi i LSI-së. “Janë interesa të përbashkëta por jo interesa koalicioni. Sepse vetë minisrat, ke Lefter Kokën, Petrit Vasilin, ish ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani, ke katër ministra dhe deputetin e Gjirokastrës të cilët e kanë akuzuar vetë kryeministrin për tjetër gjë. Qeveria po stimulon krimin dhe po përdor grupet për të manipuluar votat”. Ai tha se në këtë kuptim çdo forcë politike që nuk kontrollon trafikun e lëndëve narkotike është e rrezikuar nga Rama. Marku theksoi se LSI-ja është në të njëjtin rrezik si opozita, ajo mundët që duke u larguar nga koalicioni mund të humbasë disa deputetë, por kjo është e pasigurtë. Sipas tij, nëse është reale rreziku i përfshirjes së gjithë infrastrukturës kriminale në zgjedhje dhe nëse të gjithë janë të varur nga Rama, siç e ka thënë edhe vetë Meta, Berisha dhe të gjithë aktorët politik të Shqipërisë. Marku tha se Edi Rama bashkë me infrastrukturën kriminale mund të përcaktojë numrin e deputetëve të secilës forcë politike.

Fahri Balliu, sonte, në studion e emisionit Opinion ka deklaruar se jemi në një moment të vështirë, pasi kemi një kryeministër që ka thyer të gjitha rekordet e korrupsionit dhe bashkëpunimit me krimin. Balliu theksoi se Edi Rama është njeriu që inkriminon çdokënd që bashkëpunon me të. Sipas tij, Rama është frymëzuesi i krimit dhe jo që i doli të gjejë kriminelët, ku ishin e ku s’ishin, për t’i futur në Parlament. Më tej, ai, theksoi se Edi Rama arriti që edhe ambasadoren e BE-së ta bëjë po aq të inkriminuar sa Armando Prengën.

Fahri Balliu ka bërë disa deklarata të forta drejtuar kryeministri Rama. Sipas tij Edi Rama është kryeministri më i inkriminuar. Balliu tha se Rama inkriminon çdo persona që bashkëpunon me të. “Është frymëzues i krimit, jo vetëm që ja doli që çdo kriminel ta fusin në parlament, po ja doli që edhe ambasadoren e BE, ta bëjë të inkriminuar sa Prengën”. Po ashtu Balliu ka deklaruar që Rama është ndihmuar nga Sorosi, “Sorosi, Shqipërisë i ka futur thikën në palcë qëkur i solli këtë kriminel, ky është i dashuruar me krimin, ky është kriminel, ky kishte për borxh që të mashtronte edhe Sorosin vetë”, ka deklaruar Balliu.

Profesor Mark Marku, sonte, ka theksuar në studion e emisionit Opinion se Shqipëria brenda 25-viteve ka pasur dy raste që ka shkuar në prag të luftës civile me arsyen e manipulimit të zgjedhjeve. Marku tha se zgjedhjet në vitin 1996 u manipuluan, po ashtu edhe në ’97 erdhi konflikti civil. “

Ndërsa në vitin 2009 kur ishin zgjedhjet, u pretendua nga PS për hapjen e kutive pasi edhe mund të kishte parregullsi. Por çështja shkoi deri tek 21 janari, gati-gati, ishim në prag të një konflikti civil

”. Ndër të tjera, ai, theksoi se sipas një sondazhi gjerman 86 për qind e shqiptarëve mendojnë se zgjedhjet do të jenë të manipuluara. “

Në një vend që 86 për qind e qytetarëve që mendojnë se zgjedhjet do të manipulohen, si mund të bësh zgjedhje. Në këtë kuptim është shumë më mirë që ta bësh betejen para zgjedhjeve, që do të thotë, të bësh protesta nëse nuk realizohet me protesta, të bojkotosh zgjedhjet dhe ta detyrosh që të krijohen parakushtet që të realizohen zgjedhje të lira

”. Marku ka theksuar se vendi është në një situatë që po zien nga pakënaqësia dhe një nga akuzat që i bëshin opozitës ishte se pse nuk përfaqëson zërat qytetarë. “

Unë mendoj se Lulzim Basha e bërë këtë dhe protesta ka qenë një nga më të mëdhatë që ka pasur Shqipëria nga ’92 e këtej

”.

Fahri Balliu, botuesi i gazetës “55” ka lëshuar një deklaratë bombë dje në emisionin Opinion. I pyetur në fillim të pjesës së dytë, rreth orës 23:20 nëse në pushim kishte marrë ndonjë informacion për darkën Rama – Meta që po zhvillohej në sallën e ngrënies të Kryeministrisë, Balliu u përgjigj PO. Sipas tij, në darkë kishte ndodhur një fenomen i çuditshëm, pjatat ishin ngritur nga tavolina thuajse të paprekura. Pyetjes se përse kishte ndodhur kjo, Balliu ju përgjigj se kjo ngjante me një nga darkat e Shekspirit. Dhe se protagonistët kanë pasur frikë nga ndonjë helmim i mundshëm. Nisur nga miqësia e Balliut me Metën dhe faktin që ky i fundit ka qenë i ftuar në selinë e Ramës, nuk është çudi që ky të ketë qenë një shqetësim i Metës. Balliu shtoi më vonë se helmimi ishte një dyshim, por kjo mund të ketë ndodhur edhe sepse kur ke Ramën përballë të pritet oreksi. Por ai konfirmoi që pjatat mbetën gjithë darkës plot. Historitë me helmime politike kanë qenë në qendër të vëmendjes së gjithë botës këtë javë pas helmimit spektakolar në mes të Aeroportit të Kuala Lumpurit të vëllait të Kim Jong Un, liderit suprem të Koresë, që jetonte prej 14 vitesh në ekzil. Ai u helmua nga dy vajza të reja me një lëndë toksike që ju vendosën me një shami në fytyrë. Opinion.al publikoi pardje pamjet e helmimit që u transmetuan fillimisht nga një Tv Japonez. Më pas, sipas shtypit, të dyja vajzat u gjetën të vdekura. Po kjo nuk konfirmohet nga policia.