Të ftuar:

Aurel Plasari – Studiues

Mark Marku – Pedagog

Arben Malaj – Analist

Arlind Qorri – Petagog

Në lidhje të drejtpërdrejtë

: Enxhi Sharxhi – Studente e psikologjisë në Cambridge University

Studiuesi Aurel Plasari, të martën, theksoi se mungesa e të dhënave për arsimin publik vështirëson analizën për mbylljen e shkollave në disa zona të vendit.

Plasari tha në emisionin ‘Opinion’, se shkollat në vend nuk mund të mbyllen nga një person me kokën e vet.

Një gjë e tillë, bëhet me ligj dhe sipas një studimi të zyrtarizuar.

Ai mendon se mbyllja e shkollave publike tregon rrënimin e arsimit publik në vend.

Një grafik i publikuar në studion e emisionit Opinion, tregon numrin e studentëve shqiptar që studiojnë jashtë vendit për 1000 banorë.

Sipas këtij grafiku studentët shqiptarë zënë vendin e parë. Por pjesa më e madhe e tyre pas studimeve nuk kthehet më në Shqipëri.

Pas Shqipërisë për numër studentësh, vjen Mali i Zi, Greqia, Bullgaria… etj.

Mbrëmjen e kësaj të marte në emisionin ‘Opinion’ po trajtohen problemet e arsimit në Shqipëri dhe rënia e cilësisë së tij.

Në një lidhje direkte ishte e ftuar edhe studentja e ekselencës Enxhi Sharxhi e cila ka rrëfyer eksperiencën personale. Ajo prej dy vitesh është larguar nga Shqipëria për t’u arsimuar në një nga universitetet më të mira angleze.

Sharxhi tha se nuk do të kthehet në Shqipëri pasi të përfundojë studimet e larta në University of Cambridge.

E pyetur nga Blendi Fevziu se përse ‘braktisi’ arsimin shqiptar, ajo tha se ishte e vetmja mënyrë që të mund të bëhej pjesë e University of Cambridge.

“U shkëputa nga studimet e mija në gjimnaz sepse doja të shkoja në një universitet elitë. Për universitete të tilla gjimnazi shqiptar nuk mund të konisderohej”, u shpreh studentja.