Të ftuar:

Elvina Çela – Lektore UET

Redi Shehu – Studiues

Blendi Salaj – Gazetar

Agim Nesho – Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB

 

Presidenti rus Vladimir Putin konsiderohet si njeriu më i fuqishëm në botë. Por përse? Në fund të fundit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, madje edhe Kina, janë shtete më të fuqishme se Rusia.

Fuqia e kreut të shtetit përcaktohet si nga fuqia e shtetit, ashtu edhe nga aftësia që lideri ka për të ushtruar këtë fuqi, në mënyrë të njëanshme, të pa frenuar nga institucionet e tjera, partitë e forcat politike.

E duke bashkuar këto dy gjëra, është e lehtë për të kuptuar përse Vladimir Putin qëndron në krye të listës.

Putin ka krijuar atë që ai e quan “fuqi vertikale”, diçka që zor se mund ta shohësh në kombe të tjera të mëdha. Ashtu sikurse ka vënë në dukje mjeshtri i madh rus i Shahut, Gary Kasparov, një kritik i ashpër i Putin, e gjithë struktura e fuqisë politike ruse qëndron tek një njeri.

Kur Cari vdiq, dihej struktura që do të zgjaste dhe procesin me të cilin pasardhësi, djali i tij, do të ngrihej.

Kur Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Sovjetike komuniste vdiq, ishte Komiteti Qendror dhe Byroja Politike që zgjidhte pasardhësin e tij.

Por kur të vdesë Putin, çfarë do të ndodhë? Askush nuk e di.

Për të kuptuar Putin është e nevojshme të kuptosh Rusisë. 100 vitet e fundit, ky vend ka parë rrëzimin e monarkisë, kolapsin e demokracisë, depresionin e madh, Luftën e Dytë Botërore, ku u vranë me miliona rusë. Brutalitetin e totalitarizmit të Stalinit, kolapsin e komunizmit, shpërbërjen e Bashkimit Sovitik dhe vitet e kaosit e korrupsionit të Boris Yeltsin.

Më pas vjen Vladimir Putin, i cili përcjell stabilitet në perceptimin popullor, duke rritur standardin e jetesës, rëndësi dhe respekt në botë. Ky respekt është i rëndësishëm.

Rusët kanë një krenari të madhe kombëtare. Rusia është shteti më i madh në planet, 48 herë më i madh se Gjermania dhe shtrihet në 11 zona kohore që përfshijnë Europën, Azinë dhe Lindjen e Mesme.

Rusia është gjithashtu një vend i pasur, që përmban disa prej depozitave më të mëdha të lëndëve të para, nga nafta dhe gazi natyror, te nikeli e alumini.

Nga ana kulturore, ajo e ka konsideruar shpesh veten si Roma e tretë, duke e ruajtur Krishterimin edhe kur Roma dhe Bizanti ra në duart e barbarëve.

Putin e kupton Rusinë. Por ai kupton gjithashtu botën. Ai është aq inteligjent sa për të mos e sulmuar drejtpërdrejt Amerikën apo Europën. Por ai di si ta përdorë fuqinë në mënyrë asimetrike, duke përdorur mjete kibernetike dhe dezinformimin.

Është shumë e thjeshtë të raportosh për çështje të sigurisë kombëtare, se sa për jetën private të Vladimir Putin. Kështu mendojnë shumë gazetarë, të cilët shprehen se jeta e Putin do të mbetet sekret, për aq sa ai do të jetë në pushtet.

Në dokumentet zyrtare presidenti rus ka një pasuri modeste. Ai ka deklaruar në pronësinë e tij vetëm një apartament në Shën Peterburgut dhe tre automjete. Sipas të dhënave zyrtare Putin ka një pasuri prej 670 mijë dollarë të mbledhura nga rroga e tij dhe nga pensioni ushtarak.

Në të vërtetë, ai mund të jetë një nga njerëzit më të pasur në botë. Mendohet se pasuria e tij mund të llogaritet rreth 200 milion dollarë.