#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

“Vetësakrificë me ndërgjegje të plotë”, Ristani: Navalny i përdorte seancat e gjyqit për të dërguar mesazhin e tij


Vdekja e Alexei Navalnyt ishte tema kryesore në emisionit ‘Opinion’ në Tv Klan mbrëmjen e sotme ku ndër të ftuarat ishte edhe Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani. “Një vetësakrificë me ndërgjegje të plotë”, e ka quajtur Ristani rezistencën dhe kthimin në Rusi të Alexei Navalnyt.

Ristani u shpreh se e vetmja pasqyrë të ditëve të fundit të Navalnyt është nëpërmjet korrespondencës që ka pasur dhe komunikimit me gazetarët e huaj. Nga komunikimi që ai ka pasur me botën jashtë Ristani shprehet se marrim sensin e rezistencës nëpërmjet humorit dhe mënyrën se si i përdorte seancat e gjyqit për të dërguar mesazhin e tij.

“Duket pak e pabesueshme që një person me vullnet të lirë të dorëzohet për të sakrifikuar për një kauzë që ishte përtej jetës së tij personale. Ishte shumë i qartë dhe deri në fund ishte i ndërgjegjshëm për këtë, pra dhe nëse nuk do të kishte vdekur ishte i dënuar tashmë deri tani me 30 vjet dhe për çdo seancë që bënte këto vite vetëm shtoheshin. Nuk kishte një lloj drite në fund të tunelit edhe nëse do të ishte gjallë. Ishte një vetësakrificë me ndërgjegje të plotë. Çdo formë tjetër rezistence nuk do të kishte vlerën që pati. Ajo që tregoi me sakrificën e tij është që një regjim i cili është i frikësuar në themelet e veta nuk do ta kishte bërë kurrë diçka të tillë.

E vetmja mënyrë që kemi një pasqyrë të ditëve të fundit të Navalnyt është nëpërmjet korrespondencës që ka pasur sepse edhe në burgjet ka pasur një sistem në burgjet e Rusisë se si komunikonin duke paguar që të skanohej një letër e dërguar nga i burgosuri apo kontaktet e tij. Gjithë pasqyra që marrim nga komunikimi që ka pasur me botën jashtë marrim sensin e rezistencës nëpërmjet humorit dhe mënyrën se si i përdorte seancat e gjyqit për të dërguar mesazhin e tij.”

Helmimet ruse me agjentë nervorë/ Mjekja: 1 gram noviçok vret deri në 5 mijë njerëz


Vdekja e mistershme e liderit opozitar rus Alexei Navalny, ka bërë që Perëndimi të drejtojë gishtin ndaj Presidentit Vladimir Putin.

Nuk ishte hera e parë që Navalny shpëtonte nga vdekja. Hera e fundit ishte në vitin 2020 kur gjatë një fluturimi u helmua me agjent nervor noviçok, por mundi të shpëtonte në atë kohë.

Por çfarë është noviçoku? Kjo lëndë kimike është një agjent nervor që është përdorur shpesh nga shërbimet ruse për të eliminuar kundërshtarë të regjimit.

Mjekja toksikologe, Esmeralda Thoma, e ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, thotë se noviçok është një agjent nervor shumë i fortë, aq sa 1 gram prej tij vret deri në 5 mijë persona.

Esmeralda Thoma, mjeke toksikologe-adiktologe: Noviçok është një lloj helmimi i cili ka në përbërjen e vetë dy lloj lëndësh helmuese në fakt. Njëra nga lëndët është acilitrit dhe lënda tjetër është një organofosfat, pra është një përbërje organofosfatësh. Organofosfatët përdoren dhe janë lëndë të ligjshme për t’u shitur dhe për t’u përdorur dhe përdoren si pesticide në të gjithë botën dhe janë shumë të lejueshme. Duke u bashkuar me lëndën tjetër, kjo e bën noviçokun një lëndë tejet të rrezikshme, disa herë më shumë se sa agjenti më i fortë organofoskorik që është ekziston bëhet noviçoku. Është jashtëzakonisht shumë i rrezikshëm. Llogaritet që 1 gram noviçok mund të vrasë deri në 5 mijë njerëz. Sepse letaliteti që ajo ka është jashtëzakonisht shumë i fortë.

Blendi Fevziu: Si shpëtoi Navalny?

Esmeralda Thoma, mjeke toksikologe-adiktologe: Ka antidot, ka antidot specifik. Edhe ne në vendin tonë kemi shumë raste me organofosfat të helmimeve të cilat për shkak të antidotëve duke u dhënë në kohën e duhur ata shpëtojnë. E vetmja gjë në rastin e noviçokut, duke qenë se ka një komponim tjetër se është i bashkuar dhe për ta bërë këtë përbërje organofoskorike më të fortë, më të fuqishme, më të rrezikshme për trupin e njeriut, lënda tjetër duke i lidhur me reaksione të ndryshme biokimike që ndodhin, e bëjnë këtë rezistente ndaj njërit prej antidotëve që ekzistojnë. Ka dy antidotë. Njëri nga kundërilaçet nuk jep rezultat.

/tvklan.al