#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Të ftuar: Redi Shehu, Agim Nesho
Zgjedhjet në Turqi ishin një lajm botëror. Erdogan, një prej presidentëve më të fuqishëm të Ballkanit dhe më autoritarë të Europës është dërrmuar në zgjedhjet lokale turke sepse nuk ka fituar thuajse asnjë njësi në pjesën europiane të Turqisë. Fitoi në brendësi të Anadollit në zona të tjera, por ka rihumbur pas një beteje shumë të gjatë dhe të vështirë të 4 viteve më parë, Stambollin, Ankaranë, Izmirin, thuajse të gjitha qytetet kryesore. Çfarë po ndodh me të? Humbja e zgjedhjeve dhe ripërsëritja e humbjes në Stamboll, Izmir e Ankara tregon që në Turqi ka zgjedhje relativisht normale që mund të çojnë në një rezultat si ky.