OPINION – RAMA I SHKRUAN BASHES! – TV KLAN

OPINION – RAMA I SHKRUAN BASHES!

Emision: 22.05.2019

Të ftuar:

Prec Zogaj – Analist
Elvis Iljazaj – Gazetar
Paskal Milo – Kryetar i PDS-së
Dashamir Shehi – Kryetar i LZHk-së

Letra publike që kryeminstri Edi Rama ju drejtua pasditen e së mërkurës kryetarit të opozitës Lulzim Basha, për dialog pa kushte është cilësuar si fyese dhe tallëse nga kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi.

Shehi, tha nga studio e emisionit “Opinion” se zgjedhjet janë të falimentuara dhe nuk do të ketë dialog deri në 30 Qershor”.

“Ne po shkojmë drejt bojkotimi definitiv të zgjedhjeve, s’ka për të patur zgjedhje, për ne janë të falimentuara. Pastaj ky mund të sajojë zgjedhje si të dojë. Do bëjmë çmos të mos bëhen. Do ftojmë njerëzit të mos shkojnë. Ne e fillojmë këtë punë që ditën e shtunë, për të thënë që aksioni opozitar është linerar. Këtu tek letra ka pak Konicë, është kaq i trashë saqë mendon se të tjerët e besojnë. Ajo është një letër tallëse, nëse do Basha ta pranojë le ta pranojë. Unë gjykoj që Basha e dha një gjysmë përgjigje. Të gjitha ato tallje që ka bërë më parë nga fjalime tribunash, këtë herë i ka hedhur në letër dhe ka bërë mirë. “Ku thotë kjo është një çështje e humbur”, kujton se ka një tufë budallenjsh. Këtë letër e ka çuar për zotin Basha, për ne dhe këto të tjerët. Kjo është tallje me shkrim. Pjesa opozitare po besoj këto përralla dhe sidomos 40 ditë pas zgjedhjeve vë në dyshim të gjithë rezistencën tonë”.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, se cila është arsyeja që Luzlim Basha të mos ulet në bisedime, Shehi, tha se ai nuk është kundër bisedimeve, por jo me këto kushte.

“Takimi mund të behët pas 30 Qershorit. Asnjë nuk është kundër që të ulen. Ne nuk mohojmë rregullat bazë. Unë nuk shikoj asnjë shpresë tek ajo letër. Kemi tre muaj jashtë parlamentit dhe kërkesa jonë është të largohet ky zotëria dhe të jenë dhe njerëzit e këtij zotërisë për të bërë një gjë të mirë për Shqipërinë. Ne jemi që do vijë dita për tu negociuar, sot nuk janë kushtet për negociata. Më duket letër hipokrizie, ka ironi nuk ka kursyer as talljen e tij”.

Shehi gjithashtu përjashtoi në mënyrë kategorike mundësinë e përplasjeve në 30 Qershor.

“Unë nuk besoj se do të ketë përplasje në 30 Qershor”.

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo thotë se Kryeministri Edi Rama është skeptik për zgjidhjen e krizës politike, duke iu referuar letrës që shefi i qeverisë i dërgoi sot kreut të opozitës Lulzim Basha.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Milo tha se Rama nuk beson që dialogu mes tij dhe Bashës, nëse do të ndodhë, do të zgjidhë këtë krizë që do të mundësojë mbarëvajtjen e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit.

“Rama tregohet shumë skeptik me propozim që bën, e ç’vlerëson letrën kur ai s’ka besim. Pra hajde se po e bëj, por unë e di që s’do bëhet. Dialog pa kushte, Rama e ka në adresë të Partisë Demokratike dhe opozitës. Se vetë z.Rama nuk ka vënë asnjë kusht për të hyrë në dialog”.

Kurse përgjigjen e Bashës për letrën publike që i drejtoi Kryeministri, Paskal Milo e sheh si nismë pozitive për ta vazhduar deri në fund, atë të ndryshimeve kushtetuese.

“Përgjigjia e Bashës mua më duket një nismë e mirë nëse Basha dhe PD e kanë seriozisht sepse thelbi i krizës është pikërisht aty, tek sistemi. Nga viti 2008 me ndryshimet kushtetuese ajo na prodhoi jetë politike plot kriza. Nuk u nis për mirë. U nis me qëllime për të eliminuar pluralizmim politik në Shqipëri dhe për të bërë një sistem bipartizan. Dhe prishi sistemin nga pikëpamja e marrëdhënieve midis institucioneve. Mendoj që dialogu duhet të ketë në substancë si të ndryshojmë dhe të bëjmë një sistem të qëndrueshëm në Shqipëri dhe të krijojë ekuilibre të domosdoshme për një demokraci të qëndrueshme”.

Lidhur me deklaratat e sotme të Presidentit Meta për të thërritur një tryezë dialogu Rama-Basha, Paskal Milo theksoi se një gjë e tillë duhej të ishte bërë më parë dhe jo në këtë moment.

“Presidenti e ka angazhim moral që të bëjë ç’është e mundur për të mundësuar një tryezë. Presidenti duhej ta kishte ftuar tryezën më përpara dhe jo në momentin aktual, sepse aktualisht presidenti trajtohet si palë dhe kjo e bën të vështirë. Flitet për datën 30 Qershor që është dekretuar nga Presidenti sikur është detyrim kushtetues. Më duket që në Kushtetutë caktohet një në sa vjet do bëhen zgjedhjet por jo datën fikse me ditë. Presidenti Moisiu në vitin 2007 na thirri dhe aty u arrit kompromisi”.

Ahmet Gjanaj, kandidati shqiptar per parlamentin evropian!

Kategori
OPINION
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione