#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Blendi Fevziu: Xhorxh, përshëndetje. Si je?

Xhorxh: Jam mirë, faleminderit.

Blendi Fevziu: Çfarë do të thotë “repeat a sport club”. Është një ide e re për sportin këtu.

Xhorxh: Po, po flasim për një përvojë të plotë. Po përpiqemi të kombinojmë shumë gjëra në të njëjtën kohë.

Blendi Fevziu: Sport apo fitness?

Xhorxh: Sport, fitness, shëndetin, mirëqenien. Në fund të ditës…

Blendi Fevziu: Të gjitha në një koncept…

Xhorxh: Po, pikërisht.

Blendi Fevziu: Ky është investimi juaj i dytë. I pari ka qenë repeat open përpara 6-7 vjetësh. Repeat-i i parë ishte një histori suksesi?

Xhorxh: Po, ishte një histori e vërtetë suksesi…

Blendi Fevziu: Pse?

Xhorxh: Ngaqë hapëm një klubin e parë Premium në qytetin e Tiranës ngaqë ne i përkasim tregut Premium, pra kjo do të thotë që ne ofrojmë shërbime luksi.

Blendi Fevziu: Por Tirana është plot me fitness dhe trajnues personal. Cili është ndryshimi midis një palestre normale dhe një klubi sportiv?

Xhorxh: Do të fillojmë duke folur për trajnuesit…

Blendi Fevziu: Po…

Xhorxh: Kjo do të thotë se të gjithë trajnuesit tonë janë të akredituar në Evropë…

Blendi Fevziu: Kanë standarde evropiane…

Xhorxh: Pikërisht, sepse kur flasim për fitness, flasim për kualifikimin e personave, e trajnuesve. Pra kjo është pjesa e parë. Ka të bëj me sigurinë, rezultatin, përvojën, burimin njerëzor.

Blendi Fevziu: Fitness-i, lë të themi sporti në tërësi është duke u rritur pas pandemisë dhe po kthehet në një mënyrë jetese tashmë.

Xhorxh: Po, është një mënyrë jetese. Kryesisht në Evropë, rreth 10% e njerëzve merren çdo ditë me fitness…

Blendi Fevziu: 10% merren me fitness thuajse çdo ditë?!

Xhorxh: Thuajse çdo ditë. Pra ne po përpiqemi ta sjellin këtë ide në një mënyrë më luksoze qytetarëve të Tiranës.

Blendi Fevziu: Kjo do të thotë se jeni këtu në një vend shumë ekskluziv në Tiranë. Çfarë sportesh apo gjërash ofroni këtu? Kjo është padel…

Xhorxh: Le të fillojmë me padelin. Ne kemi dy fusha për padel.

Blendi Fevziu: Një, dy.

Xhorxh: Flasim për fusha Adidas. Flasim për fushat të nivelit më Premium në botë. Kjo është gjëja e parë.

Blendi Fevziu: I pëlqen njerëzve?

Xhorxh: Ato e dashurojnë! Dhe kjo nuk vlen vetëm këtu. Edhe në Evropë, padeli po rritet çdo ditë.

Blendi Fevziu: Le të provojmë diçka… Mund ta bëjmë.

Xhorxh: Kaq mjafton.

Blendi Fevziu: Po…

Xhorxh: Kape dhe godite! Kjo është mënyra. Fiks! Pra njeri në një krah, tjetri në krahun tjetër ose mund të luhet në çifte. Le ta provojmë sëbashku… Po… Ja dolëm…

Blendi Fevziu: Ky është klubi sportiv i parë i cili ka ambiente të brendshme dhe të jashtme…

Xhorxh: Po. Nuk është vetëm kaq ngaqë kjo është pjesa e parë e ambienteve të jashtme sportive. E dyta, do të hapet pas një-dy muajsh nga sot. Kemi të bëjmë me palestrën më të madhe të jashtme në Shqipëri…

Blendi Fevziu: Palestër e jashtme…

Xhorxh: Po, dhe do të vendosim vetëm klasa holistike. Klasa joga, klasa pilates…

Blendi Fevziu: Jashtë…

Xhorxh: Po, jashtë. Do të jetë e mrekullueshme.

Blendi Fevziu: Kjo do të thotë se një pjesë e veprimtarisë kryhet në ambiente të brendshme dhe një pjesë në ambiente të jashtme.

Xhorxh:, fiks.

Blendi Fevziu: Është e vërtetë. Kjo është le të themi…

Xhorxh: Kjo është palestra e jashtme…

Blendi Fevziu: Por është edhe koncepti i klubit sportiv më të madh të këtij lloji në Ballkan?

Xhorxh: Pikërisht. Një nga më të mëdhenjtë në Ballkan.

Blendi Fevziu: Sa metra katror është tërë sipërfaqja?

Xhorxh: Më shumë se 2,000 metra katror…

Blendi Fevziu: Më shumë se 2,000 metra katror…

Xhorxh: Po, dhe ofrojmë një përvojë 360 gradësh klientëve tanë. Kjo do të thotë se mund të bëni çfarë të doni në këtë ambientin e padel-it, fushat e ndryshme dhe palestrën e jashtme holistike dhe më pas kur shkojmë brenda do të shikojmë shërbimet më të mrekullueshme për njerëzit që duan të kryejnë stërvitje shtesë për shëndetin dhe trupin e tyre.

Blendi Fevziu: Tani do të përpiqem të takoj të tjerët dhe do të shihemi sërish.

Xhorxh: Në rregull.

Blendi Fevziu: Normalisht, sa kohë duhet të kaloj një person në një klub sportiv?

Xhorxh: Të paktën 3 ditë në javë, një orë çdo ditë.

Blendi Fevziu: Kjo do të thotë se 3 orë në ditë janë mjaftueshëm për të qenë në rregull…

Xhorxh: Është një fillim i mbarë…

Blendi Fevziu: Është një fillim i mbarë…

Xhorxh: Më pas…

Blendi Fevziu: Po këtu po flasim për njerëz normal. 3 ditë mjaftojnë…

Xhorxh: Po, 3 ditë në javë, 1 orë çdo ditë është perfektë për tu kujdesur për veten.

Blendi Fevziu: Po ju e dini si është jeta sot, njerëzit janë të zënë, i duhet të gjejnë 1 orë kohë në ditë, 3 orë në javë për veten e tyre.

Xhorxh: Imagjinoni se të gjithëve i duhet të gjejnë pak kohë për tu kujdesur për veten e tyre.

Blendi Fevziu: Po.

Xhorxh: Është shumë e rëndësishme që të bësh diçka për shëndetin tënd, për mendësinë tënde, për gjithçka.

Blendi Fevziu: Deri në çfarë moshe?

Xhorxh: 80-90..?

Blendi Fevziu: 90?

Xhorxh: Pse jo?

Blendi Fevziu: Duke filluar nga 18?

Xhorxh: Duke filluar nga 18 sepse gjëja më e rëndësishme është të mbetemi aktiv, të jemi në lëvizje. Është e rëndësishme të jemi të shëndetshëm sepse po flasim për moshën e artë. Tanimë kemi moshën e katërt, kur personi kalon 80-at. Që do të thotë se unë duhet të qëndroj në këmbë, duhet të jemi i shëndetshëm. Është shumë e rëndësishme.

Blendi Fevziu: Kjo është e çmendur. Dhe cila është mosha e madhe që keni parë në klube sportive?

Xhorxh: Në klubet e mija kemi njerëz të cilat janë 70-75 vjeç të cilët bëjnë ushtrime.

Blendi Fevziu: Kur themi që bëjnë ushtrime, e kemi fjalën për 2-3 herë në javë.

Xhorxh: 2-3 herë në javë. Bëjnë çdo mëngjes, ose 2-3 mëngjese në javë, pasi flasim kryesisht për mëngjesin. Bëjnë ushtrime të veçanta për lëvizshmërinë, për kardiotrajnimin…

Blendi Fevziu: Është një eksperiencë për të gjithë…

Xhorxh: Po, është shembulli më i mirë për të gjithë.

Blendi Fevziu: Faleminderit shumë dhe uroj që të jetë një histori suksesi si e para!

Xhorxh: Unë ju falenderoj shumë që erdhët!

Blendi Fevziu: Faleminderit!