#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Të ftuar: Pilo Lala, Olga Paguna, Devi Hasanbega, Fadil Syla, Idajet Shkulaku, Suad Vataksi, Vanina Vongli, Thodhori Ndrico
Emisioni i sotëm ka një titull shumë interesant: “Restoranti ku keni ndaluar njëherë në jetë!” Bëhet fjalë për restorante, për shërbime të cilat në pjesën më të madhe të kohës kanë lindur si nevojë e lëvizjes së qytetarëve nga një zonë e Shqipërisë në tjetrën. Kanë qenë më të hershëm, që në kohën e komunizmit. Një pjesë të shërbyera nga ai që quhej ushqimi social, më pas me iniciativë private disa u privatizuan dhe disa lindën nga fillimi. Janë restorante që ndodhen në pika kyçe të rrugëve, ku pjesa më e madhe e udhëtarëve ndalojnë për të ngrënë, për t’u qetësuar dhe për të pirë një kafe. Janë restorante të cilat, të paktën këto 50 vitet e fundit, ku filloi të shtohej infrastruktura rrugore në Shqipëri, u bënë gati-gati vende hit, pra që njihen nga pjesa më e madhe e qytetarëve.
Në shtëpi nuk hante asgjë, po fasulet e Pilo Lalës i përpiu! Fevziu ndan “sekretin” e fëmijërisë

Pilo Lala ka 63 vjet si kuzhinier dhe zotëron një restorant që mban emrin e tij. I ftuar sonte në “Opinion” ai foli gjerë e gjatë për pasionin e hershëm për gatimet tradicionale.
Madje, Blendi Fevziu ndau një kujtim nga fëmijëria që lidhet pikërisht me “Pilo Lala Garden” dhe dashurinë e tij për…fasulet.
“Im atë më ka treguar një histori kur unë kam qenë i vogël, se unë s’mund ta mbaj mend…Duhet të kem qenë nja 2 vjeç ndoshta, ose pak më i madh, 3 vjeç…Isha sëmurë, atëherë sëmuresha shpesh dhe familja kishte shqetësim se nuk haja. Isha pak me naze, si shumica e fëmijëve. Tha ndaluam një ditë te Pilo Lala, ai tha s’dini ju ta ushqeni. Prit t’i bëj fasule, bëri fasule tha dhe ti e hëngre. Imagjino…unë nuk e mbaj mend, s’kam si, po fasulet i paskam ngrënë që në atë moshë. Kështu si duket është dashuria ime për fasulet dhe byrekun”, rrëfeu Fevziu./tvklan.al
“U ndal për në tualet, syri i kapi kulaçin…” Personazhi i rëndësishëm që përfundoi i dendur në raki në Tiranë
S’thonë kot, dashuria vjen nga stomaku. I tillë ishte edhe rasti i një personazhi të rëndësishëm, i cili teksa vinte drejt Tiranës, rrugës ndaloi te Oda e Hasan Beut. E nga nevoja për të shkuar në tualet, një kulaç i tërhoqi vëmendjen. Prej aty doli i ngopur e i pirë. Kur mbërriti në destinacion, anuloi axhendën e asaj pasditeje. Historinë në fjalë e ndau në studio gazetari Blendi Fevziu, i cili në fakt ia tregoi pronarit të Odës së Hasan Beut, Devi Hasanbegës.
“Një person i rëndësishëm që vinte nga një vend fqinj drejt Tiranës ndaloi aty për të shkuar në banjë dhe mori dhe një kafe, për të thënë që… Pastaj kishte parë një kulaç dhe kishte thënë ma sill një. Një nga kamarierët kishte dalë që dinte dhe gjuhën e tij. Kur erdhi në Tiranë ishte rrumbulluar me raki komplet, e prishi anxhendën e asaj pasditeje, vetëm nga qejfi të ngrënit. I thashë e di se kam ndaluar dhe unë, po të ka zënë kulaçi, nuk ke zgjidhje tjetër”, tha Fevziu i cili nuk e zbuloi emrin e personazhit në fjalë./tvklan.al