Drejtuesi i “Opinion” në Tv Klan Blendi Fevziu ka njoftuar përmes një videoje të postuar në Instagram se emisioni do të rinisë më 4 Shtator.

Data 4 Shtator e 2023-it, shënon vitin e 27-të të transmetimit të “Opinion”. Në video shihet Fevziu bashkë me stafin e tij teksa bëjnë përgatitjet për sezonin e ri.

“Opinion” vjen në katër takime çdo javë: e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

“Meqë shumë vetë më pyesin kur rinisim. Do jemi në vitin e 27 të emisionit Opinion më 4 Shtator”, shkruan Fevziu./tvklan.al