Të ftuar:

Artan Hoxha

Spartak Koka

Erzen Brecani

Ermal Vija

E gjithë grabitja në Rinas ndodhi për 5 minuta. Kështu deklaroi gazetari Ermal Vija në emisionin “Opinion”. Sipas tij grabitësit që dyshohet të jenë 4, të parë nga kamerat e sigurisë, ishin të mirë përgatitur.

Ai tha se ata kishin dijeni për gjithë trasnfertën dhe për orarin e saktë kur nisej avioni.

Sipas dëshmive të tjera, grabitësit kanë hyrë lehtësisht në mjediset e aeroportit, duke qenë se automjeti i tyre mbante mbishikrimin “Hetimi tatimor”, që dyshohet të jetë falsifikuar. Ata kanë përdorur më pas maskat, ndërsa kanë qenë të veshur me uniforma ushtarake, dhe të armatosur me kallashnikovë, pistoleta dhe granata dore.

Gjatë largimit nga aeroporti, ndërkohë që është dhënë alarmi për grabitjen, ata kanë hasur në një patrullë të Forcave të Ndërhyrjes së shpejtë, me te cilët ka patur dhe një shkëmbim zjarri. Një prej grabitësve ka mbetur i vrarë me një plumb në kokë. Të tjerët kanë mundur të largohen, duke i vënë më pas flakën automjetit me të cilin udhëtonin