OPINION – RREFIMI I MAKS VELOS!

Emision: 9.07.2018

Të ftuar:

Maks Velo – Arkitekt

Piktori dhe arkitekti Maks Velo ka rrëfyer të hënën në emisionin ‘Opinion’, historinë e ndalur me francezen Odile Daniel.

Velo tregon se Daniel e njohu në biblotekë edhe pse biseda me persona të kombësive të huaj në atë kohë ishte e ndaluar.

Në lidhje me njohjen me të, në mënyrë më të veçantë, rrëfeu se vajzën franceze e kishte parë dy-tri herë në biblotekë, deri sa i ishte afruar për t’i folur.

Ai tha se ajo kishte studiuar gjuhën shqipe në një universitet të Parisit dhe si studente e dalluar e kishin dërguar për punë kërkimore në Tiranë.

Piktori dhe arkitekti Maks Velo të hënën ka treguar disa detaje nga dosja e tij e sigurimit në emisionin ‘Opinion’ në TV Klan.

Mes të tjerash, Velo ka treguar një prej kurtheve të Sigurimit që mund t’a çonte drejt pushkatimit, një kurth që do vihej në përdorim nga miku dhe kolegu i tij Llambi Blido.

Maks Velo: I kishin dhënë Llambit, vjen në shtëpi me një çantë që të regjistronte çdo gjë rreth bisedave të mia në banesë. Mirëpo ata nuk thonin të vërtetën, por shtonin. Shoku im ka bërë 27 denoncime kundër meje. Mirëpo, që ta provonin Llambin i japin një çantë me aparaturë në dorë dhe i thanë që do t’i bësh këto pyetje. Ai vjen tek shtëpia, bashkë me çantën me përgjuesin brenda. Por më e keqja se edhe në kohën kur unë isha në burg, ai shkonte në shtëpinë time për të parë reagimin e prindërve të mia.

Maks Velo është një ndër ata që e ka ndjerë komunizmin deri në palcë. Një arkitekt-piktor që u dënua me dhjetë vjet burg për “agjitacion e propagandë”. U dënua jo vetëm me burg, të cilin e kreu në një nga burgjet më famëkeq, atë të Spaçit, por dhe me djegien e punëve të tij.

Në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Velo është shprehur edhe për ndjesën e mungur të atyre që kanë kryer krimet më makabre të periudhës së komunizmit në vendin tonë, si dhe a ekziston mundësia që viktimat të falin xhelatët e tyre.

Për këtë temë, ai tha se ata nuk mund t’i falësh, pasi ata nuk janë njerëz dhe ky është problemi. Sipas tij, mund të falësh njeriun por jo këta njerëz, sepse këta nuk janë njerëz.

“Ke dëgjuar t’i njeri përveç Liri Belishovës dhe Bedri Spahiut të kërkojë falje, asnjë? Nga këta, Kujtim Buza, ky përbindëshi ka kërkuar falje?”,- shprehet i revoltuar Velo.

Fevziu: Por, kur përballësh me këta?

Velo: Njëri nga ata. Genc Hajdari më nxori një shpatë, dhe më tha: e shikoni këtë do ta fus në bark. Këta janë artistët tanë. Artistët tanë…!

Kategori
OPINION
0 Komente

Përgjigju

*

*