Të ftuar:

Rudolph Giuliani – Ish-Kryetar i Bashkisë “New York”

 

BF: Zoti Giuliani, mirëseerdhët në Shqiperi.

 

RG: Faleminderit. Është hera ime e parë këtu dhe jam shumë i impresionuar.

 

BF: Eshtë kënaqësia ime që jam këtu me ju sot të flas për karrierën gjithashtu dhe për vizitën tuaj. Kjo është hera e parë që vini në Shqipëri?

 

RG: Është hera ime e parë në Shqipëri. Hera e parë që vij në Tiranë. Shqipërinë dhe shqiptarët i njoh mirë nga Amerika. Kam takuar njerëz në qeverinë tuaj më parë në Paris pra e njoh mirë Shqipërinë, por nuk kisha qenë kurrë më parë këtu.

 

BF: Mendoj se shumë shqiptarë kanë votuar për ju kur keni kandiduar për kryebashkiak të Nju Jorkut.

 

RG: Po, kështu kanë bërë. Ata votuan për mua kur kandidova për kryetar bashkie dhe më mbështetën kur kandidova për të qenë President. Ndjej një lidhje të fortë me ta.

 

BF: Dhe cili është qëllimi i vizitës tuaj këtu në Shqipëri?

 

RG: Qëllimi i vizitës time këtu qëndron tek refugjatët iranianë.

 

BF: Muxhahedinët.

 

RG: Muxhahedinët, të cilët ju i keni pranuar me shumë zemërgjerësi, në një mënyrë shumë njerëzore. Është diçka për të cilën unë kam punuar.

 

BF: Mendoj se ishte detyra jonë ta bënim.

 

RG: Më vjen mirë që e the këtë. Dhe të dyja anët e qeverisë tuaj, të dyja partitë, kanë shfaqur shumë mbështetje. Njëra parti e nisi dhe tjetra po e vazhdon. Unë jam takuar me kryeministrin dhe me ish-kryeministrin. Ata  janë të dy të bashkuar në lidhje me muxhahedinët. Për t’i ndihmuar ata gjithashtu dhe për t’i rezistuar presionit të Iranit për t’i dëmtuar ata.

 

BF: Ne e nisëm me Iranin, por ka një histori shumë interesante kwto ditë. Kemi disa protesta në disa qytete të Iranit gjithashtu dhe një ndryshim të politikës së jashtme nga presidenti Trump. Ndryshe nga politika e jashtme e presidentit Obama kundrejt Iranit. Çfarë po ndodh tani?

 

RG: Një ndryshim i madh. Një ndryshim i madh në politikë do të thotë një ndryshim i madh në personel. Kjo po ndodh. Mendoj se do ishte e drejtë të thonim se administrata Obama mbajti një qëndrim më paqësor kundrejt Iranit. Në mënyrë që të arrinte atë që unë mendoj se ishte një gabim i madh në marrëveshjen bërthamore.

 

BF: Ishte një gabim?

 

RG: Kështu besoj. Unë besoj se ata mashtruan. Mendoj se ata po mashtrojnë totalisht. Nuk shoh asnjë arsye përse ata nuk do të bënin të njëjtën gjë që kanë bërë në të kaluarën. Ata kanë vrarë shumë nga njerëzit që zbuluan se ata po mashtronin herën e fundit. Muxhahedinët dhe aleatët e tyre. Ata i eleminuan me qëllim dhe Obama nuk bëri asgjë për këtë. Ne e paralajmëruam Obamën për këtë. Grupi im, i përbërë nga demokratë dhe republikanë.

 

BF: Unë mendoj se Obama u tregua paksa i dobët edhe në Siri dhe në vende të tjera. Ai nuk qe një njeri i fortë nw politikwn e jashtme.

 

RG: Nuk ka asnjë dyshim që ai ishte shumë i dobët në lidhje me politikën e jashtme. Ai bëri një vizë në rërë dhe deklaroi se armët bërthamore, armët kimike…

 

BF: Po, gabimi më i madh i Obamës ishte nw Siri qw solli edhe rritjen e pushtetit të Putinit.

 

RG: Putini e mori atë si një shenjë që ai mund ta zgjeronte më shumë pushtetin e tij në botë dhe kështu bëri. Ne i dhamë përsëri Putinit dhe Rusisë një vend në Lindjen e Mesme, kur në fakt ne i kishim larguar ata nga Lindja e Mesme që në kohën e Niksonit. Obama për mendimin tim ishte një president i tmerrshëm.

 

BF: Vetëm në politikën e jashtme apo edhe në atë të brendshme?

 

RG: Në politikën e jashtme më shumë. Sepse ai dëmtoi interesat tona kombëtare. Shiko ekonominë e Amerikës. Gjatë presidencës së tij nuk u rrit kurrë më shumë se 2%. Tani që është Trump-i, është rritur të paktën 3 ose 4%. Dhe ekonomia jonë është shumë më e fortë sot nga ç‘ka qenë në 20-25 vitet e shkuara.

 

BF: Z. Giuliani, çfarë do ndryshojë në politikën e presidentit Trump kundrejt Iranit?

 

RG: Mendoj se kjo politikë do jetë një ri-shqyrtim shumë i detajuar i marrëveshjes. Një mundësi e mirë që ata të zbulojnë se Irani nuk po e zbaton siç duhet marrëveshjen gjë e cila do të thotë se Iranit do i vendosen përsëri sanksione. Kjo do të ishte shkatërrimtare për ta sepse edhe me sanksionet të cilat i hoqëm, me qindra milionat që u kemi dhënë

atyre, ekonomia e tyre nuk është përmirësuar. Pra, ne u vendosim atyre sanksione.

BF: Shikoni ju një ndryshim në Iran gjatë këtyre viteve të shkuara në

lidhje me ekonominë?

 

RG: Unë mendoj se presidenti Trump inkurajohet nga fakti që në Iran po ndodhin protesta. Mendoj edhe se ai ndjeu se sekretari Tillerson, sekretari i tij i shtetit, nuk po vepronte mjaftueshëm shpejt. Prandaj e zëvendësoi me kreun e CIA-s.

 

BF: Është i aftë populli i Iranit që ta ndryshojë regjimin pa ndihmë nga jashtë?

 

RG: Po, ata mund ta bëjnë këtë pa pasur ndihmë nga jashtë. Por ata kanë nevojë për inkurajim nga jashtë. Ata kanë nevojë të dinë se nëse do e bëjnë ata do pranohen, sanksionet do hiqen dhe ekonomia e tyre do ketë

ndihmë nga jashtë. Unë mendoj se presidenti Trump e ka përcjellë të gjithë këtë. Veçanërisht në mesazhin që ai u dha sot iranianëve. Që nëse e lexon me kujdes, do të thotë se ai po drejtohet drejt një ndryshimi të regjimit.

 

BF: Por a ka mundwsi qw kjo politikë e presidentit Trump ta shtyjë Iranin të formojë një aleancë me Turqinë dhe Rusinë? Të krijonte një trekëndësh, i cili do të ishte i rrezikshwm për politikën e Shteteve të Bashkuara.

 

RG: Ata janë në një aleancë me Rusinë tashmë. Ata thjesht duhet të kuptojnë se çdokënd që ne e mbështesim, Rusia e kundërshton dhe anasjelltas. Sepse ne jemi betuar t’i mbrojmë të gjitha vendet e Nato-s dhe shikoje presionin që ai po u bën atyre. Ne kemi një aleancë bërthamore me Ukrainën dhe shiko çfarë presioni po u bën ai atyre. Putini. Pra kjo nuk është shumë e pakëndshme për ne. Turqia është një histori tjetër. Ne jemi përpjekur shumë për ta ndihmuar Turqinë.

 

BF: Ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë qwndron akoma problemi Gulen. Edhe ju keni qenw mes këtyre dy vendeve.

 

RG: Unë kam qenë në mes të gjithë kësaj. Jam takuar me presidentin Erdogan për këtë dhe kam folur me të disa herë në telefon. Realiteti është se Shtetet e Bashkuara nuk do t’ia japin Gulenin Erdoganit.

 

BF: Jo?

 

RG: Nuk mendoj kështu. Ja çfarë është interesante. Turqia nuk ka dërguar asnjë kërkesë të mirëfilltë ekstradimi për të. Ata kanë dërguar shumë letra në gjykatë por me aq sa mund të them unë nga Departamenti ynë i Drejtësisë, nëse ata do të donin, mund të ngrinin një çështje shumë më të mirë të cilën një gjykatës do ta kishte të vështirë për ta refuzuar. Dhe kjo që do them bazohet shumë më tepër në mendimin tim, jo sipas Trampit apo dikujt tjetër.

BF: Po, sigurisht.

 

RG: Unë besoj se Guleni është më i dobishëm për Erdoganin jashtë Turqisë sesa brenda saj.

 

BF: Pse?

 

RG: Ta ktheje atë në Turqi do të ishte njësoj si të ktheje Ajatollahun në Iran. Ai ka shumë mbështetje në Turqi. Është pak a shumë 50 me 50 atje. Dhe 50% i tij mund të jetë më entuziast sesa 50% për Erdoganin. Pra jashtë vendit, ai nuk mund të organizojë dot gjë. Nëse ai kthehet…

 

BF: Ai do krijonte probleme.

 

RG: Mund të ndodhte një… ndoshta jo një grusht shteti por pyetja është se kë mbështet ushtria turke dhe kjo është gjithashtu e dyshimtë. Ushtria turke nuk mund të jetë e kënaqur me lëvizjen drejt fundamentalizmit. Fundamentalizmin mysliman në Turqi. Në qendër ishte një ushtri alla Ataturk që do të thotë një ushtri jofetare. Myslimane por jo myslimane në kuptimin jotolerant. Turqia po lëviz në këtë drejtim dhe unë nuk mendoj se ushtria është e kënaqur me këtë. Erdogani duhet të shqetësohet që Guleni të paktën hiqet si një person më i moderuar. Them hiqet sepse unë nuk e njoh Gulenin.

 

BF: Keni ndonjë marrëdhënie personale me presidentin Erdogan?

 

RG: Nuk do e quaja personale por unë e kam takuar atë disa herë në Shtetet e Bashkuara dhe në Turqi pra mund ta vlerësoj atë. Unë mendoj se ai është një njeri praktik. Mendoj se ai nxitet më shumë nga politika sesa nga feja edhe pse mund të duket e kundërta. Por mendoj edhe se ai ka bërë disa gabime kritike.

 

BF: Në marrëdhëniet me Rusinë?

 

RG: Në marrëdhëniet me Rusinë dhe në ato me Shtetet e Bashkuara. Shiko, Shtetet e Bashkuara janë shumë më të vlefshme për Turqinë sesa Rusia.

 

BF: Dhe kështu ka qenë për një kohë të gjatë. Prej dekadash.

 

RG: Po kështu edhe për Europën. Dhe afrimi me Rusinë nuk do e integrojë atë në Evropë.

 

BF: Unë mendoj se ka një problem në këtë rast sepse Bashkimi Evropian po e trajton Turqinë paksa ndryshe nga vendet e tjera. Edhe o thotë mund të jesh pjesë e BE edhe e mban jashtë. Dhe në këtë rast Turqia ka nevojë për aleatë të tjerë.

RG: Kjo është e vërtetë dhe unë shpresoj se të gjithë i kanë bërë llogaritë mirë dhe në fakt kështu mendoj se kanë bërë por realiteti është se me formën aktuale të qeverisjes në Turqi ata nuk mund të hyjnë në Bashkimin Evropian. Është një qeverisje shumë pak e lirë dhe atij do i duhet të bëjë disa rregullime nëse do që të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Ai është një njeri shumë fleksibël dhe unë mbaj mend se ai ishte në një situatë shumë të tmerrshme dhe tani i duhet të qetësohet. Unë mendoj se do kemi edhe 2 apo 3 rizgjedhje të Z. Erdogan para se ai të largohet.

 

BF: Z. Giuliani, një nga problemet më të mëdha të Europës dhe mendoj edhe i Shteteve të Bashkuara është Presidenti Putin i Rusisë. Ai është bërë qendra e vëmendjes së mediave, sepse fitoi një mandat të katërt si President i Rusisë. Ka media që thonë se ai është njeriu më i pushtetshëm në botë për momentin. Cilat janë marrëdhëniet midis Shteteve të

Bashkuara dhe Putinit? Dhe cili ishte gabimi që bënë Shtetet e Bashkuara që çuan në krijimin e pushtetit te Putinit?

 

RG: Mirë, ja gabimi. Gabimin duhet ta kërkojmë në dëshirën e presidentit Obama. Nuk më kujtohet ekzaktësisht. Ndodhi kur Medvedevi dhe Putini pak a shumë vendosën se Putini do ishte ai që do drejtonte. Dhe Hilari Klinton shkoi në Moskë, mendoj. Mendoj se ishte në Moskë. Dhe ajo e rifilloi marrëdhënien me Rusinë. Ata kishin një buton të madh rifillimi. Ishte një shaka. Dhe ja çfarë ndodhi. Ne larguam diçka që ishte shumë e rëndësishme për politikën tonë të jashtme, që ishte filluar nga presidenti Ronald Regan. Dhe kjo është, mbrojtja bërthamore e Republikës Çeke dhe Polonisë. Dy aleatë të fortë të cilët ne i dhuruam. Unë shkova të pyes sekretarin Gejts, Sekretarin e Shtetit në atë kohë, i cili dha dorëheqjen meqë ra fjala. Unë e pyeta atë, çfarë morëm ne? Çfarë morën amerikanët për atë që i dhanë Rusisë? Ishtë diçka e madhe dhe ne nuk morëm asgjë. Unë mendoj se Putini e pa këtë dhe tha, “Unë mund t’i shkel me këmbë këta njerëz. Ata janë budallenj, ata janë të gatshëm të japin pa marrë asgjë në këmbim, ata nuk negociojnë fort siç bëj unë.” Unë mendoj se kjo i dha forcë atij që të hynte në Ukrainë.

 

BF: Në Gjeorgji në fillim.

 

RG: Po, në Gjeorgji në fillim. Gjeorgjia ishte një kufi i vogël. Ukraina ishte arritja e vërtetë. Dhe ai e goditi atë shumë fort. Ukrainasit iu kundërpërgjigjëën. Ata e kufizuan atë në vetëm 1/3 e territorit të tyre. Ose në ¼. Por situata është akoma shumë e tensionuar. Unë u takova me presidentin e Ukrainës 5-6 muaj më parë dhe ai kishte foto të njerëzve që

vriteshin çdo ditë në zënka të vogla.

 

BF: Kjo e Ukrainës është një histori e tmerrshme por le të kthehemi pak pas në kohë, në takimet midis Bushit dhe Gorbaçovit apo edhe Reganit dhe Gorbaçovit. Më shumë duhet të ketë qenë në raportet Bush – Gorbaçov në ’89 – ’90. Putini dhe rusët thonë se pati një marrëveshje zotërinjsh mes tyre e cila konstatonte se NATO-ja dhe Bashkimi Evropian do qëndronin larg kufirit rus pas prishjes së Bashkimit Sovjetik dhe tërheqjes së trupave sovjetike nga Europa Lindore. Por me politikat e reja NATO-ja shkoi në kufirin rus. Me Ukrainën, republikat Baltike dhe vende të tjera. Ishte ky një dhunim i marrëveshjes nga ana e Shteteve të Bashkuara?

 

RG: Nuk e di. Ky nuk ka qenë kurrë një traktat.

 

BF: Jo, nuk ishte. Ishte marrwveshje mirwbesimi thonw ata.

 

RG: Njësoj si me Iranin që nuk kemi një traktat. Gjë e cila i mundëson presidentit Trump dhe Pompeit i cili do që të bëhet Sekretar i Shtetit dhe me shumë mundësi këshilltarit tonë të ri të sigurisë, Xhon Boltonit që ta hedhin poshtë. Nuk ishte kurrë një marrëveshje formale dhe unë nuk e di me saktësi për çfarë u ra dakord por është e vështirë për t’u besuar që ne do të  hiqnim dorë nga mundësia për t’i pasur ato vende në NATO kur ato në fakt dëshpërimisht donin t’i bashkoheshin NATO-s. Ukraina nuk është akoma një vend i NATO-s. Një pjesë e tensionit është fakti që ata duan të jenë. Të paktën pjesa lindore e Ukrainës do kështu. Dhe Rusia do që ta ndalojë këtë. As Gjeorgjia nuk është pjesë e NATO-s, por Polonia po, Republika Çeke po ashtu, edhe Hungaria. Këta janë të gjithë vende që u pushtuan nga Rusia në ’46. Janë vende që kanë një histori në mendje. Unë isha në Poloni me presidentin qershorin e kaluar. Dhe është në

bindjen e polakëve që Rusia do i sulmojë përsëri. Madje ata më pyetën për këtë. Unë nuk mendoj se do e bëjnë. Një sulm ndaj Polonisë do të niste një luftë botërore. Do e kishin të gjithë Evropën kundër. Po ashtu edhe Shtetet e Bashkuara. Ata nuk e duan këtë. Unë mendoj se ata duan vetëm të ngacmojnë. Estonia ka disa probleme në veri. Mendoj se vendi juaj është në formë të mirë sepse nuk ka ndikim rus këtu.

 

BF: Vendi ynë nuk ka të bëjë fare me Rusinë.

 

RG: Kjo është ajo çka dua të them. Ne lidhje me rezistencën ndaj Rusisë.

 

BF: Por ne kemi problemin e Kosovës ku influenca e Rusisë nëpërmjet Serbisë është akoma një problem.

 

RG: Po. Mendoj se ky është problem. Por besoj gjithashtu se rusët po kërkojnë më shumë në veri. Më shumë si në Estoni. Ndoshta jo dhe aq në Letoni, ata janë pak më perëndimorë tani. Estonia ka një popullatë të madhe ruse.

 

BF: Diku te 40% e popullatës së saj besoj. Por unë kam një tjetër pyetje. Është Rusia aq e fuqishme sa mendon Evropa?

 

RG: Jo, jo. Rusia është një fuqi po aq false sa ishte gjatë kohës sëBashkimit Sovjetik. Ne i mbivlerësojmë ata. Mendoj se është mirë ta mbivlerësosh armikun. Më mirë sesa ta nënvlerësosh atë. Por ndonjëherë kur e bën këtë mund të bësh ndonjë gabim. Unë mendoj se ata janë një vend i fortë por nuk janë asgjë në krahasim me Kinën. Kina është një vend i fortë. Një vend më i pasur. Ndërsa ne jemi 2 apo 3 herë më të fuqishëm ekonomikisht se Kina dhe gati 8 herë më të fuqishëm ushtarakisht.

 

BF: Po. Dhe problemi i dytë është modeli që presidenti Putin po krijon për të gjithë botën. Një lider autoritar i cili qëndron në pushtet për sa kohë të dojë. qw shpwrfill zgjedhjet, demokracinw, gjith[ka. Ai ka krijuar një model edhe për liderët e vegjël autoritarë nw gjithw botwn. Si do e luftojë Evropa apo demokracia këtë lloj modeli?

 

RG: Mendoj se në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Evropw, duke përfshirë këtu edhe Evropën Lindore dhe Ballkanin demokracia është aq fort e rrënjosur sa që diçka e tillë nuk do të ndodhë këtu. Dhe me këtu dua të them edhe në Shqipëri.

 

BF: Po, por mund të shohim se në Francë dhe në Itali ka parti apo grupe politike që mbështesin Putinin ose kanë lidhje direkte me të. Dhe ata po fitojnë gjithmonë e më shumë pushtet.

 

RG: Po, por këto janë të polarizuara. Edhe e djathta po bën më mirë se më parë. Duke përfshirë Italinë dhe veçanërisht në Francë.

 

BF: Po, Veçanërisht në Francë me Frontin Nacional, e djathta ekstreme!

 

RG: Mua nuk më pëlqen kjo sepse do përfundojmë në një ekstrem apo një tjetër por them se nëse do duhet të kishim një ekstrem, atëherë do të duhej të ishte një ekstrem anti-Putin.

 

BF: A është demokracia në një moment delikat tani?

 

RG: Në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara? Jo. Kur ke parti dhe ndarje politike, këto nuk janë gjëra të këndshme. Por kjo është pjesë e demokracisë. Nëse njerëzit janë të kënaqur duke luftuar me njëri-tjetrin si në Evropë apo në Amerikë, atëherë kjo është një demokraci. Askush nuk lufton në Rusi dhe kur e bëjnë helmohen në mënyrë misterioze.

 

BF: Po, kjo është e vërtetë. Sipas mendimit tuaj Z.Giuliani, cili është ndikimi i presidentit Putin dhe ai rus në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara?

 

RG: Mendoj se përpjekja për të ndikuar, them përpjekja sepse nuk mendoj se ia arritën qëllimit. Të gjithë supozojnë se e bënë. Nuk i kam parë provat akoma por them se kur prokurorët të mbarojnë punë me to do i shohim. Por le të supozojmë se ajo që të gjithë besojnë është e vërtetë dhe që ata u përpoqën të ndikojnë në votime siç mendoj edhe unë. Nuk mendoj se patën sukses në këtë që do të thotë të ndryshonin numrat.

 

BF: Ajo është e pamundur. Po.

 

RG: Mendoj se në disa vende ata mund ta bëjnë këtë. Por jo në Shtetet e Bashkuara. Problemi i nivelit të dytë i cili është gjithashtu problem është keqinformimi, informimi fals dhe në shumë raste, informacioni i vërtetë. Në këtë rast vetëm informacioni i dëmshëm i vërtetë rreth kandidates Klinton.

 

BF: Por ka një hetim në Shtetet e Bashkuara rreth kësaj influence.

 

RG: Saktë. Dhe pyetja është, a bashkëpunoi njeri? Fjala ligjore është konspiroin. Dhe pyetja e dytë, a kreu ndonjëri ndonjë krim? Sepse krimi ishte te pirateria kompjuterike. Teorikisht vjedhja e informacionit nga Komiteti Kombëtar Demokrat nga Hilari Klinton. Një pjesë ia la një force të tretë. Nuk është krim që ata ta publikojnë atë. Në fakt, në Amerikë, është gati një detyrim që ta publikosh atë sipas amendamentit të parë. Liria e fjalës. Pra unë mendoj se ata njerëz nuk do ishin përgjegjës nga ana ligjore. Por jo në rast se ata kanë paguar para për këtë, as edhe nëse ata kanë pjesë në pirateri. Duhet të shohim çfarë do të zbulohet. Është shumë teknike dhe shumë e vështirë. Jam shumë i bindur se presidenti Trump nuk është i përfshirë në këtë sepse unë e kalova pjesën më të madhe të fushatës me të.

 

BF: Ka pasur ai ndonjë lidhje me Putinin më përpara?

 

RG: Jo.

 

BF: Kurrë?

 

RG: Sigurisht që jo. Do ishte shumë të them që ata janë takuar dy herë.

 

BF: Por gjatë fushatës ai nuk e sulmoi kurrë Putinin. Madje tha se ne duhet të biem dakord me Putinin.

 

RG: Mendoj se ai duhet të kalonte të njëjtën situatë si ajo që kaluan Bushi dhe Obama me Putinin. Të kujtohet kur Bushi tha, “Në sytë e tij pashë shikimin e një njeriu të ndershëm”? Dhe Obama u përpoq ta niste nga fillimi marrëdhënien me të. Unë mendoj se ai pa që një Amerikë e fortë mund të ndihmonte. Mendoj se kuptoi edhe shumë shpejt se kush nuk mundej.

 

BF: E vërtetë. Por a ishte presidenti Trump, para se të bëhej president, i tërhequr nga Putini? Si një personalitet? pra a e admironte atë?

 

RG: Nuk do thoja i tërhequr, do thoja që ai pa se Putini kishte një personalitet të fortë. Atë që një lider duhet të ketë. Mendoj se ai gjithmonë e kishte kuptuar që Putini ishte një njeri i keq. Por ai mendoi, “Ky është dikush me të cilin duhet të përballemi.” Ne duhet të përballemi me të, por ndoshta jo në mënyrën në të cilën menduam në fillim.

 

BF: Si është presidenti Trump? Ka shumë komente për të. Media e sulmon çdo ditë. Thonë se ai është ndryshe nga gjithë presidentët e tjerë. Ai ka edhe vete njw qwndrim tw ashpwr me mediat. Po flet për lajme false dhe problemet me median. Ky nuk është një president tipik i Shteteve të Bashkuara. Çfarë lloj presidenti është Donald Trumpi?

 

RG: Si fillim dua të them që ai është një mik shumë i ngushtë. Për 30 vjet.

 

BF: Keni 30 vjet që e njihni?

 

RG: 30 vjet. Nga Nju Jorku. Dhe mund të them se tani kemi zhvilluar një miqësi shumë të ngushtë.

 

BF: Kur e keni takuar për herë të parë?

 

RG: E kam takuar kur, besoje ose jo, kur ai po riparonte parkun Ëollman Rink. Parkun për të bërë ski. Ai dhe kryebashkiaku Ed Kaç u grindën për emrin e parkut. Dhe ai vendosi të më mbështeste mua për kryebashkiak.

 

BF: Ai ishte një nga mbështetësit e tu?

 

RG: Ai ishte një nga mbështetësit e mi më të fortë, më besnikë dhe më të qëndrueshëm. Edhe pse në atë kohë ai i mbështeste si republikanët ashtu dhe demokratët. Por ne kishim një këndvështrim të ngjashëm. Ai më

mbështeti kur unë garova për president. Sigurisht që dhe unë e mbështeta atë. Dhe ai pati sukses.

 

BF: Ti ishe mbështetësi i tij më i rëndësishëm brenda partisë republikane?

 

RG: Nuk do thoja tamam brenda partisë republikane por unë kisha garuar njëherë për president dhe mund ta ndihmoja atë me eksperiencën time.

 

BF: Dhe ju ishit popullor kudo në Amerikë?

 

RG: Po. Dhe e përdora këtë popullaritet sepse besoja se ai do të ishte një president i mirë. Ai i tejkaloi parashikimet e mia. Ai është treguar një president më i mirë nga sa unë mendova se do ishte.

BF: Je i sigurt për këtë?

 

RG: Gjithë çka duhet të shoh është gjendja ku ndodhet vendi im. Nuk më intereson çfarë mendojnë njerëzit. Njerëzit do kenë gjithmonë kundërshtime. Ekonomia po rritet, vendet e punës po ashtu, klasa e mesme dhe të varfrit po përmirësohen, të pasurit po paguajnë pak më tepër.

 

BF: A është ai një kërcënim për demokracinë?

 

RG: Ai është një mbështetës i madh i demokracisë brenda dhe jashtë shteteve të bashkuara sepse vetëm kështu mund të mbijetojë. Po të kishim një situatë më autoritare, ai nuk do ia kishte dalë kurrë dhe partia republikane do e kishte larguar direkt.

 

BF: Si është ai personalisht, si një mik?

 

RG: Ai është një njeri i këndshëm. Ai është gazmor.

 

BF: Gazmor?

 

RG: Ka një sens të mrekullueshëm humori. Adhuron të luajë golf, i adhuron sportet, i adhuron njerëzit dhe ka një familje të madhe.

 

BF: Ka pasur më përpara interesa në politikë ai?

 

RG: Ai ka qenë gjithmonë i interesuar në politikë. Si një mbështetës i njerëzve të tjerë.

 

BF: Ai ka qenë një shoumen më përpara.

 

RG: Po. Por kjo erdhi më vonë. Në fillim ai është marrë me pasuri të patundshme. Kështu ai bëri shumë para, humbi shumë para dhe më pas bëri prapë shumë para. Më pas emisioni i tij, “The Apprentice”, u bë emisioni më i vlerësuar në Shtetet e Bashkuara për shumë vjet. Dhe kjo i solli atij më shumë se thjesht para. Ai kishte para. I solli atij shumë popullaritet dhe njohje të emrit, gjë e cila është shumë e çmuar kur garon për president. Dhe i dha atij një njohje të mirë të televizionit, gjë të cilën ai e përdor në mënyrë shumë efektive. Dhe për momentin, askush tjetër nuk ka aftësi aq të mira në lidhje me televizionin sa ai.

 

BF: Ai ka edhe shumë probleme me gratë.

 

RG: Ai nuk ka probleme. Ato mundohen t’i hapin probleme. Për shkak të gjërave që ato i ekzagjerojnë apo thjesht i thonë. Janë thashetheme që janë përhapur kudo në Amerikë dhe nuk ke nga ta dish cilat janë të vërteta dhe cilat jo. Këtë duhet ta zgjidhin në gjykatë.

 

BF: Ai nuk ishte një biznesmen tipik, siç thatë, as një politikan tipik, por ai është shumë i suksesshëm në të gjitha këto fusha.

 

RG: Mendoj se kjo është pjesë e asaj që njerëzit nënvlerësojnë për të. Askush nuk i tha atij të kandidonte. Të gjithë kanditatët republikanë e nënvlerësuan, ai i mposhti të gjithë. Hilari Klinton po bëhej gati për të shkuar në Shtëpinë e Bardhë dhe ai e mposhti edhe atë.

 

BF: Çfarë po ndodh me administratën e tij? Ai i ka ndryshuar të gjithë në fare pak kohë.

 

RG: Ai ka shumë probleme të tilla sepse shtypi i sulmon ata më shumë nga sa duhet. Gjithashtu është tipike në një presidencë amerikane që të bëhen ndryshime. Unë e kuptoj këtë si kryebashkiak. Ai filloi ta kuptojë pas gati një viti. Ai është shumë i lumtur me sekretarin e tij të mbrojtjes dhe me sekretarin e thesarit. Ata kaluan paketën e taksave si dhe paketën e ushtrisë. Nuk është sekret që ai nuk ishte i kënaqur me Tillersonin.

 

BF: E takoni shpesh?

 

RG: Po. Në kohë të caktuara.

 

BF: Jeni një këshilltar joformal i tij por edhe takoheni me të?

 

RG: Po, sigurisht. Unë flas me të në telefon dhe takohem me të. Si në Uashington ashtu edhe në Florida. Kam një shtëpi gati një milje nga rezidenca e tij ku ai qëndron në dimër.

 

BF: Në Florida?

RG: Herë pas here. Ndoshta këtë fundjavë për shembull.

 

BF: T’i kthehemi karrierës tuaj. Ju keni qenë shumë i famshëm si kryebashkiak i Nju Jorkut. Ndihmuat në ndryshimin e qytetit gjithashtu edhe për imazhin e 11 shtatorit. Por unë dua të kthehem pak më herët në jetën tuaj. Është e vërtetë që në shkollë të mesme kishit ëndërr të bëheshit prift?

 

RG: Po.

 

BF: Po? Pse?

RG: Doja t’i ndihmoja njerëzit.

 

BF: Jeni katolik?

 RG: Po, jam katolik. U rrita në një familje katolike. Në një familje

italiane.

 

BF: Nga cila pjesë e Italisë?

 

RG: Firencja.

 

BF: Firencja?

 

RG: Firencja dhe Napoli. Babai nga Firencja, mamaja nga Napoli.

 

BF: Kombinim i vështirë.

 

RG: Sepse secili mendonte se ishte më i mirë. Unë mendoja se ishin të dy fantastikë. Familja ime ishte shumë besimtare dhe unë shkova në një shkollë katolike. Ishte pak a shumë e natyrshme që unë të doja të bëhesha prift dhe më pas zbulova që kishte gjëra që quheshin gra dhe vajza.

 

BF: Dhe pse ndryshuat mendje?

 

RG: Kjo është pikërisht arsyeja. Po të kisha qenë ortodoks mund të isha bërë prift pasi ata mund të martohen. Por nuk isha dhe kjo më drejtoi për t’u bërë avokat. Karriera ime në politikë vjen si pasojë e karrierës sime si avokat.

  

BF: Ju keni qenë demokrat në fillim.

 

RG: Po, kam qenë demokrat.

 

BF: Keni marrë pjesë në fushatën e…

 

RG: Xhon Kenedit dhe Robert Kenedit.

BF: Edhe në atë të Xhon Kenedit?

RG: Dhe në atë të Robert Kenedit. Kam qenë një djalë i ri atëherë.

BF: Çfarë bëre në atë kohë në fushatë?

 

RG: Organizoja njerëzit në lagjen time kur Robert Kenedi garoi për senator.

BF: Si ishte Xhon Kenedi?

RG: Ai ishte i vështirë për t’u njohur sepse ishte kaq larg nesh. Në atë kohë presidenti ishte shumë lart. Ai ishte si një idhull. Nuk mund ta vlerësoj në mënyrë korrekte atë apo Robertin. Që nga Niksoni, unë kam takuar çdo president.

BF: Që nga Niksoni keni takuar çdo president. Cili ka qenë më i miri?

RG: I treti të cilin takova dhe për të cilin punova. Ronald Regan. Presidenti më i mirë i shekullit të 20-të. Deri tani.

BF: Presidenti më i mirë deri tani?

RG: Jo, do më duhej të konsideroja Uashingtonin, Linkolnin.

BF: Pse ndryshuat nga demokrat në republikan?

RG: Ndryshova pjesërisht për shkak të politikave sovjetike. Fillova të mendoj se demokratët po rehatoheshin shumë me Rusinë Sovjetike.

 

BF: Xhimi Karter ishte një katastrofë në atë kohë.

RG: Xhimi Karter, gjëja më e mirë që ndodhi nga ai, ishte Obama. Sepse Obama ishte më keq se ai. Unë ndryshova për shkak të kësaj dhe për shkak të faktit që nuk më pëlqenin politikat e demokratëve. Të cilat po varfëronin njerëzit në qytetin tim. Gjë e cila më motivoi të garoja për kryetar bashkie. Unë kuptova se partia demokratike dhe jo vetëm unë,

edhe Trumpi kështu mendon, partia demokratike bëri shumë lëshime. U bë shumë liberale. Shumë majtiste. Ndërsa partia republikane qëndroi një parti e djathtë. Dhe një pjesë e saj është shumë djathtiste për mua por në këndvështrimin tim, unë do e konsideroja veten midis një republikani konservativ dhe të moderuar.

BF: Kur e takuat Ronald Reganin?

RG: E takova Ronald Reganin kur shkova të punoj për të dhe u intervistova nga ai për t’u bërë një ndihmës prokuror i përgjithshëm. Gjë e cila është pozicioni i tretë në sistemin gjyqësor. Kjo ndodhi në vitin 1981. Unë e mbështeta atë në garën presidenciale.

BF: Ai ishte një njeri shumë karizmatik, apo jo?

RG: Ai ishte si Xhon Kenedi, por…

BF: Më i moshuar.

RG: Më i vjetër, më i zgjuar dhe më i fortë.

BF: Ju jeni shumë i njohur për luftwn ndaj familjeve mafioze tw Nju Jorkut, gjatë viteve ’85, ’86, kur ishit prokuror. Ata ishin mafiozw shumëm të njohur. Për ta ka shumë libra, shumë filma. Ishte e vështirë të luftoje pesë familjet mafioze të Nju Jorkut?

RG: Ishte. Ishte e vështirë por pata shumë ndihmë. 5 familjet, ishin Xhenoveze, Kolombo, Lukeze, Gambino dhe Bonano. Ato janë pesë familjet.

BF: Cila ishte më e rrezikshmja?

RG: Më e famshmja…

BF: Gambino?

RG: Po. Gambinot kishin në krye Pol Kastelanon.

BF: Në atë kohë ishte Pol Kastelano në krye? Jo Karlo Gambino?

RG: Karloja vdiq.

BF: Po, ai kishte vdekur. Në ’75 apo ’74, nuk jam i sigurt.

RG: Dhe Kastelano ishte pasardhësi i tij i menjëhershëm. Dhe pati një luftë të madhe.

BF: Si ishte Pol Kastelano? Ishte ndryshe nga Karlo Gambino dhe shumë ndryshe nga Xhon Goti?

RG: Po, Goti e kundërshtoi Kastelon si kryetar të familjes. Goti ishte më shumë një vrasës. 

BF: Ky njeri, Xhon Goti, donte t’ju vriste në ’86. Ai vendosi t’ju vrasë. Dhe ishte vraswsi mw i njohur i botws. Keni pasur frikë për jetën tuaj?

RG: Nuk e lejova veten të kem frikë.

BF: Kishit informacion se ky njeri donte t’ju vriste?

RG: Sigurisht. Unë kisha mbrojtje. Kur kisha nevojë. Unë kam mbrojtje edhe sot. Ka vende në të cilat nuk mund të shkoj.

BF: Ai ishte një njeri shumë i rrezikshëm. 

RG: Ai ishte një njeri i rrezikshëm sepse ai e shijonte atë që bënte. Le ta krahasojmë me Kastelanon. Atij i pëlqente të vriste. Kur ai vrau Kastelanon, ai ishte në anën tjetër të rrugës.

BF: Në anën tjetër të rrugës?

RG: Dy njerëzit që ai punësoi nuk ishin mjaftueshëm të zotë. Ai ishte aty me numrin dy të tij i cili më pas iu kthye kundër. Dhe ai donte të sigurohej që ekzekutimi do shkonte mirë. Me siguri ai do e bënte vetë nëse ata nuk do e kishin bërë mirë. Mendo sa e rrezikshme është kjo. Ai mund të kapej. U deshën vite për ta kapur por më në fund ai u dënua.

BF: Po, ai vdiq në burg.

RG: Po, vdiq në burg.

BF: Në vitin 2000 më duket. Por nuk jam i sigurtw pwr vitin.

RG: Po, atë e kishin dënuar me burgim të përjetshëm.

BF: Cili ka qenë momenti më i vështirë në jetën tuaj gjatë periudhës së mafias? 

RG: Nuk ishin gjyqet. Në kohën e gjyqeve i kishim mbledhur të gjitha provat. Dy gjëra të vështira. E para ishte të hynim dhe të vendosnim përgjuesit. Sepse duhej të futeshim në shtëpitë e tyre, duhej të mos viheshim re. Po të vinin re vetëm një, do e dinin për të gjitha. FBI-ja u tregua shumë e zonja në këtë pjesë. Nuk u zbuluam kurrë. Ishim në shtëpinë e Kastelanos.

BF: Në Shtëpinë e Bardhë sic quhej?

RG: Në Shtëpinë e Bardhë. Ishim në librarinë e tij. Ishim në shtëpinë e Toni Salarnos, i cili ishte kreu i familjes së dytë më të madhe. Zbuluam klubin e tij social për gati një vit. Mendoj se gjëja më e vështirë ishte ta bënim këtë pa u vënë re. Dhe të mos kapeshim. Sepse do shkatërronim gjithçka. Gjëja e dytë ishte të siguroheshim se qeveria Amerikane dhe ajo

Italiane do të bashkëpunonin. 

BF: Sepse ata kishin lidhje në Itali?

RG: Zbuluam gati 27 njerëz. Shumë prej tyre ishin mafiozë italianë. Dhe kjo i ndihmoi ata të gjykonin 1000 njerëz në gjyqin e madh “Maksi” në Itali. Ta realizoje këtë ishte e vështirë, duhej përdorur shumë diplomaci. 

BF: I keni takuar ndonjëherë Borsalinon dhe Falkonen?

RG: Sigurisht. Dhe Busheton i cili ishte numri dy në mafia dhe bashkëpunonte me ne. gjykatësi Falkone veçanërisht ishte një mik shumë i mirë. Ai punoi në zyrën time për dy vjet. Herë pas here. E takova vetëm disa muaj apo javë përpara se të vdiste. Në Romë. Ai nuk më lejonte të shkoja në Siçili. Për shkak të kërcënimeve ndaj meje. Dhe unë u përpoqa ta bindja atë të mos kthehej më në Siçili sepse mund të punonte nga Roma apo Napoli ku mund të ishte më mirë i mbrojtur. Dhe ai tha që ishte një patriot siçilian. Dhe nëse ai nuk mund të shkonte në Siçili atëherë çfarë kuptimi kishte puna e tij? Dhe disa muaj më vonë, ai dhe gruaja e tij e re u hodhën në erë në Palermo. Mund ta imagjinosh këtë? Është akoma një humbje e madhe. Por puna e tij vazhdoi dhe ata kanë bërë një punë të mirë me mafian atje.  

BF: Ti dhe prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara shkatërruat 5 familjet mafioze të Nju Jorkut. Janë akoma të pranishme ato atje? Janë akoma ato familje aktive? 

RG: Ndoshta nuk janë më 5 familje se familja Bonanno pothuajse është zhdukur. Ndoshta jane mbetje te atyre familjeve, grupe te mbetura prej tyre nese mund te thoshim keshtu. Ata nuk jane më aspak grupet me te fuqishme te

krimit te organizuar ne Nju Jork. Ka grupe shume me të fuqishme si “Bandave e Droges ne Ameriken e Jugut”, banda MS-13 nga El Salvadori, shumë më teper brutalë seç ka qenë ndonjëherë Mafia, Krimi i Organizuar Rus është tepër i dhunshëm, krimi i organizuar kinez gjithashtu teper brutal.  Mafia nuk ka lidhjet politike dhe ato te biznesit. Marifeti qe përdorim ne nuk eshte thjesht burgosja e tyre, por vënia në zbatim e Ligjit “Rico” për t’u marrë bizneset, per t’u rrëmbyer ndikimin politik dhe influencen e biznesit po ashtu. Aty janë paratë e tyre. 

BF:  Ka dicka që më ka bërë shumë përshtypje. Dhe nuk e shpjegoja dot. Mafia është absolutisht diçka shumë e keqe, krimi i organizuar le të themi. Por kam parë funeralin e Xhon Gotit apo të Pol Kastelanos. Shumë njerëz, madje edhe të varfrit nga Bronksi, Bruklini morën pjesë në funeralin e tyre. Pse? Pse ky popullaritet i dy mafiozëve?

RG: Po sepse ata të dy, dhe Goti akoma me tepër se Kastelano… Goti luajti rolin e Robin Hudit, duke ndihmuar njerëzit në “Lagje”. Nuk është i ndihmoi vërtetë, por shtirej sikur e bënte. 

BF: Ishte popullor ai me njerëzit e varfër?

RG: Ai ishte shumë popullor tek ajo popullsi qe ne e quanim “Dy Lagjet” e tij, në Little Italy (Italine e Vogwl)  dhe klubin e tij social ne Kuins. Ishte shumë popullor atje dhe gjithashtu ia kishin frikën. Ai vrau njeriun që unë mendoj se aksidentalisht i vrau djalin, aksident me makine. Është qesharake per nje tip…

BF:Per nje kriminel, vrasës.

 

RG: E kisha harruar që Kardinali O’Konor, kryepeshkopi i Nju Jorkut ne ate kohë, nuk e lejoi Kastelanon të varrosej në një varrezë katolike apo ne nje kishe katolike. Mendoj se e njëjta gje ka ndodhur edhe me Gotin. Nuk ma do mendja se

është varrosur sipas nje ceremonie katolike.

 

BF:  Në 1993 ju jeni bërë republikani i parë, pas 30 viteve që fituat në Nju Jork, u bëtë kryebashkiaku i Nju Jorkut. Por pjesa më e rëndësishme ishte ndryshimi i qytetit, lufta kundër kriminelëve dhe ndryshimi i plotë i sigurisë së qytetit. Si e arritet ju këtë gjë? Si mundët të luftonit kriminalitetin në këtë qytet kaq problematik?

RG: Kam pasur mbështetjen e popullit. Isha zgjedhur per të dobësuar krimin, sepse ai kishte arritur ne ate nivel qe ishte…

 

BF: Ishte e vështirë?

RG: Njerëzit që e kane jetuar ate periudhe mund t’ju thonë se krimi nuk mund te reduktohej. Kishte 30 a 40 vjet … Sa vinte e perkeqesohej gjendja dhe deri ne 2000 vrasje… shume krime ishin eliminuar deri diku, por asgje qe mund ta ndryshonte gjendjen. Prandaj ne duhej vertet…

BF: Si jeni ndihmuar nga populli në luftën kundër krimit?

RG: Figurat politike duhet ta mbështesnin atë që po bëja unë, sepse populli ishte shume mbeshtetës dhe të ngopur me krimin ne qytet. Kështu unë arrita të kisha policinë që kisha nevoje, t’i pozicionoja ne mënyra të ndryshme, të sillja kompjuterët që nuk ishin përdorur kurrë më parë që të shihnim në ekran krimet që kryheshin…

 

BF: Central Park ishte një katastrofë. Ishte e pamundur të kalohej.

RG: Central Park ishte i lehtë, sepse ishte vetem nje park dhe duke pasur numrin e duhur te forcave policore, duke u dhene pajisjet e duhura, me statistikat e duhura, ai mund ta pastrohet shume shpejt. Harlemi ishte i vështirë, sepse aty duhet të ndryshohej situata e biznesit. Ndryshim i madh nuk mund te kryhej ne Harlem, sepse ishte shume i rrezikshem. Ata kishin ata shitesit shëtitës  qe shisnin në rrugë dhe s’mund t’u vinim taksa. Duhet t’i hiqja qafe ata, të gjithë. I çova të gjithë afer një Xhamie, nën kontrollin e nje Imami , person im i afërt. Pastaj kishim mundësi t’i mbanin nën kontroll siç duhej, në qendër të Harlemit. Kështu mundëm të vendosnim rregull dhe menjeherë pas kësaj mund të

sillnim ndryshimin në Harlem. Dhe Harlemi sot…

BF: Është absolutisht shumë ndryshe.

RG: Një vend shumë i këndshëm. Kishte nevojë për ato hapa. Nuk duheshin mrekulli, por kontroll i sakte dhe i rrepte dhe po ashtu politika ekonomike.

BF: Z. Xhuliani, momenti më i rëndësishëm dhe më i vështirë i karrierës suaj në Nju Jork ishte 11 shtatori i vitit 2001. Zyra juaj ishte shumë afër “Kullave Binjake”.

RG:Mund të ecja me kembë.

 BF: Si e kujtoni ju 11 shtatorin?

RG: I kam shkruar një shokut tim për të, sepse me kujtohen vërtet vrullshëm. Çuditërisht më kujtohen ne ditën e Shën Patrikut. Pse?  Dëgjoj gajdet ne festën e Shën Patrikut dhe ato me kujtojne gjithe ato funerale, qindra të atyre ditëve.

Shumë prej tyre ishin katolikë irlandezë dhe italianë, oficer policie dhe zjarrfikës. Dhe i nderojmë ata veçanërisht me gajde, mbajme arkivolet e tyre me flamuj. Më shkon mendja tek fëmijët e vegjël, pa baballarë, jetimë, njërin prej të

cilëve e njoh mirë. Njoh shumë prej tyre, por njërin më nga afër. Ai po kalon shumë vështirësi për momentin.  Tronditem kur kuptoj se ajo gjendje nuk largohet kurrw. Është e vështirë ta kuptosh se ç’do të thotë të rritesh pa një baba që ta kanë marrë terroristët, nje hero dhe dha jetën për të ndihmuar të tjerët. Mendoj këtë ndjesi e kam pasur që në momentin kur ajo tragjedi ndodhi. Ajo do të linte gjurmë të renda në jetët tona. Vendi im, qyteti im dhe unë

do të ishim ndryshe. Për këtë gjë unë duhet të bëja më të mirën time të mundshme për t’u forcuar dhe mendoj se ia kemi dalë. Sot qyteti i Nju Jorkut është një vend më i fortë së më parë.

BF: Cila ishte ideja juaj në momentin e parë? 

RG: Isha ulur në tavolinë kur mora njoftimin e parë. Erdhi policia dhe më tha se një avion me dy motorë…

BF: Ishit duke ngrënë mëngjesin?

RG: Po, duke ngrënë mëngjesin. Më tha se një avion me dy motorë kishte goditur Kullat Binjakë.

BF: Ai është një avion i madh.

RG: Një avion me dy motorë, po jo aq i madh. Në ato momente mendova a ishte ai person një terrorist apo ndonjë i

çmendur. Kur mora telefonatat më pas, e kuptova… Ishte sulmi i dytë. Më telefonoi policia dhe aty e kuptova se ishte një sulm terrorist. Së pari, mendova se si duhet të shpëtoja njerëzit atje dhe mendimi i dytë ishte se si do ta mbroja pjesën tjetër të qytetit. Duhet t’i bëja të dyja. 

BF: Por ju shkuat drejt e tek vendi i sulmit.

RG : Po, po. E shihni këtë foto duke bërë thirrje? E mbaj mend shumëmirë se çfarë jam duke thënë në ato momente.Po i thosha njerëzve të shkonin në veri. Go North, Go North. Vetëm këtë përsëritja.

 

BF: Shkoni në Veri. Asnjë transport publik… Vetëm duhet të ecnin drejt veriut në atë moment.

 

RG: Po, shkoni ne veri. Shefi i zjarrfikësve që drejtonte atë operacion, i cili vdiq më tha t’u thosha të shkonin në veri.

Së pari duhet t’i largoja që atje se po më bllokonin… U afruan njerëz të shihnin. Ishte çmenduri, nuk duhej bërë, por atë gjë po bëja edhe unë. U thashë pra të shkonin në veri dhe po ashtu edhe mënyra se po rrëzohej  godina, sepse në atë drejtim po e rrëzonte era. Prandaj ai kërkonte që njerëzit të largoheshin që aty. Prandaj edhe unë u thosha të shkonin në veri. Dhe një arsye e rëndësishme e pranisë ime ka lidhje me angazhimin që unë bëra atë ditë, të luftoj terrorizmin ekstrem mysliman kudo neper botë. Nuk kishte rëndësi a ishin ata përgjegjës për atë ditë në Nju Jork apo në Iran.

BF: Ju humbët më shumë se 3 mijë banorë të qytetit tuaj.

RG: Po, dhe humbwm edhe 373 oficerw policie

BF: Dhe sipas medias keni kaluar 29 orë në tre muaj në rrwnojat e kullave.

RG: Nuk i kam numëruar, por shumë kohë.

BF: Ishte e vështirë të rifitoje shpirtin e qytetit?

RG: Mund të gaboj pak në ditët, por mund të them se qyteti ka mbajtur zi gati 10 ditë. Ecja rrugës dhe të gjithë brenda shihnin televizor, shihni atë pamje atje.Mund të shihen mbetjet e godinës në fytyrën e zjarrfikësit në foto. Ai është fatlum si edhe unë që jemi akoma gjallë. Ishte e vështirë në fillim, por shumë shpejt populli e mblodhi veten. Nju Jorkezët janë njerëz të fortë dhe të zotë për sfida të mëdha.  Patëm një mbështetje të madhe nga presidenti Bush, nga të gjithë në vend, republikanë dhe demokratë.

BF: Mbaj mend që dy javë më vonë kur mbwrrita nw Nju Jork, ai ishte i gjithi me flamuj amerikanë. Kudo kishte flamuj, shtëpi, makina, restorante. Ai ishte shpirti i vwrtetw i Amerikës.

 

RG: Kur futesha ne restorante, njerëzit ngriheshin dhe duartrokisnin.

BF: Në 11 shtator, z. Xhuliani, ju u bëtë ekstremisht i njohur kudo në SHBA. Mbaj mend kur Opera ju ka quajtur, Kryebashkiaku i Amerikes dhe jo i Nju Jorkut.Pse nuk keni kandiduar atwherw per president te SHBA-së?

RG: E kam bërë. Në fillim doja të kandidoja kundër Bushit dhe mund të kishte qenë koha e përshtatshme për të kandiduar, sepse ndoshta kam qenë më i njohur në atë kohë. Kur kandidova, u munda nga miku im Xhon Mekejn. Gjithmonë ai ka qënë ngjitur me mua. Akoma është një mik shumë i mirë, i vërtetë dhe po ashtu një mik i mirë i Shqipërisë. Një mbështetës i vërtetë i Shqipërisë dhe Muxhahedinwve. U gëzua për lidhjen mes jush dhe pwr faktin qw ju i pranuat në Shqipwri muxhahedinët. Influenca e tij më ka bërë edhe mua një mbështetës të fortë. Pas zgjedhjeve nisa ta mbështesja. 

BF: I keni takuar Muxhahedinët këtu në Tiranë? Dhe a ndihen ata rehat këtu?

RG: Kurrë s’i kisha takuar personalisht, edhe pse e njihja shumë mirë organizatën e tyre në Amerikë, Europë. Kanë një organizim shumë të fortë në të gjithë botën.Çdo qershor mblidhemi qindra mijëra njerëz në Paris. Është shumë interesante. Shiqpëria do të paraqitet atje shume fort. Ministrat shqiptarë kanë qenë, por tani do të jenë heronjtë. Atë rol kanë luajtur.  E para gjë sapo zbrita nga avioni këtu, para se të shkoja në hotel, i thashë shefit te personelit të më çonte drejt e tek njerëzit. I thashë se nuk doja të pushoja. Të dielën kalova gjithë pasditen me ta. Ishte si një kthim në shtëpinë time. I kisha parë ato fytyra në televizor, edhe ata mua shumë herë. Kam punuar shumë që t’i sillja këtu, por s’i kisha takuar kurrë. Ishte mrekulli të shohësh sa shumë gjëra mund të bëjnë ata tani, gjëra që nuk mundeshin në Irak. të organizojnë jetën e tyre, të ndihmojnë Iranin, të ndihmojnë për organizimin në të gjithë botën. Kemi shumë përfitime ngakjo, edhe Shqipëria ka. 

BF: Ju keni qene një mbështetës i madh për presidentin Trump në kohën e kandidimit të tij për president dhe absolutisht mbështetësi më i madh në partinë republikane. Pse nuk jeni ju pjesë e administratës së tij?

RG: Unë kërkoja vetëm një punë dhe ai donte të luaja rolin e prokurorit të përgjithshëm, këshillatar i sigurimit kombëtar dhe shef të sigurimit në vend.

BF: Të treja funksionet tepër të rendësishme.

 

RG: Po, por unë doja rolin e sekretarit të shtetit, sepse gjithmonë kam qënë i interesuar për politikën e jashtë. 35 a 40 vjet më parë kur kalova nga demokrat ne republikan, arsyeja ishin rusët. Politika e jashtëme ishte më e rëndësishme se ajo brenda vendit. Si kryebashkiak ndihesha si i pazot, se s’mund ta drejtoja politikën e jashtme. Shih. Tani jam

përfshirë me Muxhahedinët. Së pari kam mbajtur një fjalim jashtë SHBA-sa kundër Ahmedinexhatit. Rohani është vrasës më i tmerrshëm se Ahmadinexhati. Rohani është më efektiv. Ahmedinexhati është si budalla, i çmendur. Rohani është vrasës gjakftohtë. Ai ka vrarë njerëz që kur u kapën pengjet amerikane. Unë doja këtë, Sekretarin e Shtetit. Presidenti tjetër gjë. S’u ndjeva keq se doja të qendroja në biznesin tim, në zyrën time ligjore. Po zhvilloja një

praktikë të re të sigurimit kibernetik në të gjithë vendet që jam i përfshirë. Unë punoj atje, nuk shkoj për pushime. 

BF: Po udhëtoni shumë jashtë?

RG: Isha në Polini, Londër, Kolumbi. 

BF: Dhe nesër do të ktheheni në shtëpinë tuaj në Florida? 

RG: Nesër do të kthehem të vizitoj presidentin në Mar a Lago. Ose në Ushington, ose në Mar o Lago. Nëse ai vjen se ndonjëherë edhe s’mundet. Gruaja ime është mikeshë e ngushtë e Melanias. Në atë vend presidenti ka një mbështetje tëpër të fortë. Guvernatori, senatori demokrat në një farë mënyrë. 

BF: Faleminderit shumë, z. Xhuliani.