Të ftuar:

Dashamir Shehi – Kryetari i LZHK-së

Besart Kadia – Insituti Europian Pashko

Arben Malaj Ish Ministër i Financave

Aurora Sulçe – Gazetare

Arbër Hajdari – Fundjava Ndryshe

Ornela Gaçe – Gazetare

Gazetarja e ekonomisë në OraNeës, Aurora Sulçe, është shprehur se jeta e një qytetari në vendin tonë është shtrenjtuar.

Sulçe mendon se çdo njëri e vë re një shtrenjtim të tillë të jetës, veçanërisht tek shporta e ushqimeve.

Ajo tha se shifra 45 për qind që ka arritur në totalin e buxheteve është shumë domëthënëse.

Sipas saj, kjo gjë ndodh, për shkak të politikave fiskale të qeverisë.

Sulçe: Në pesë vitet e fundit kemi pasur paketa fiskale në rritje, e thënë ndryshe janë rritur taksat edhe për bizneset, edhe për qytetarët. Kemi taksa indirekte, direkte dhe taksa të fshehta.

Deputeti Dashamir Shehi është shprehur se një nga plagët më të mëdha të vendit është ikja e rinisë shqiptare në emigracion, për shkak të mungesës së prespektivës në vendin e tyre.

Shehi në studion e emisionit “Opinion”, ka marrë si rast shembullin e një çifti të ri që punon në administratën shtetërore dhe duan të blejnë një apartament 1+1 në periferi të kryeqytetit.

Ai tha se shteti duhet të marrë masa për të krijuar prespektivën në jetën e rinisë shqiptare që ajo nesër të mos marrë rrugët e Europës për të kërkuar të ardhmen e saj.

Arbër Hajdari i ‘Fundjavë Ndryshe’ ka treguar në emisionin ‘Opinion’ se ka një numër të madh familjesh në vendin tonë që jetojnë me minimumin jetik, ku pjesa më e madhe e tyre është e zhytur në borxhe.

Hajdari tregoi se ka shumë familje prej disa anëtarësh që jetojnë me 35 mijë lekë të vjetra, të cilat ushqen me borxhe, ndërsa listat e ushqimeve veçse shtohen dita-ditës.

Ai tha se qeveria aktuale i hoqi edhe ndihmën ekonomike këtyre familjeve, që me atë shumë parash siguronin veçse miellin dhe hanin bukën thatë, edhe kjo u iku.