Të ftuar:

Lorenc Vangjeli – Analist

Ylli Manjani – Ish Ministër i Drejtësisè

Agron Shehaj – Deputet i PD

Ola Xamo – Gazetare

Sokol Xhamet – Gazetare

Artan Hoxha – Gazetar

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, numri dy më i pasur i Parlamentit shqiptar, të martën, deklaroi se ideja për t’u bërë pjesë e politikës aktive erdhi si fryt i një pasioni të madh për politikën.

Shehaj tha në studion e emisionit ‘Opinion’, se është një shqiptar i pakënaqur me politikën në vend, mendoi të futet personalisht për t’a rregulluar.

Ai u shpreh se beson se politika dhe kushtet e saj me kohën do të ndryshojnë dhe kjo është arsye që e shtyu të bëhet pjesë e saj.

Ndërkaq, në lidhje me pasurinë e deputetëve shqiptar, të cilët nuk janë pjesë e biznesit, Shehaj tha se ka shumë deputet që janë pasuruar nga politika, siç ka edhe nga ata që janë të varfër dhe të ndershëm.

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, të martën, deklaroi se problemi i Shqipërisë nuk janë biznesmenët politikanë, por politikanët që janë bërë më të pasur se biznemenët.

Hoxha tha në studion e emisionit ‘Opinion’, në lidhje me temën në fjalë, duhet të kemi parasysh që nuk është kjo pasuria reale, pasi kjo duhet ndarë; biznemenët që kanë hyrë në politikë janë tjetër gjë. Duke shtuar se janë politikanët që janë bërë më të pasur se biznesmenët.

Sipas tij, në fund të fundit, biznesmenët paguajnë taksa dhe punonjës, por politikanët nuk paguajnë asgjë.

Gazetari tregoi se nëse lista e vërtetë do të publikohet, do jetë shumë ndryshe.

“Këto shifra janë qesharake. Nuk njoh ndonjë biznesmen që ka hyrë në politikë dhe i ka parë hajrin kësaj pune. Janë poltikanët ata që i kanë parë hajrin”, -tha ai.

Hoxha deklaroi se vettingu ka filluar nga poshtë. Do ishte më mirë të niste nga lart. Ai tha se ne e kemi nisur nga policët, gjyqtarët e prokurorët, duhet të niste nga lart.

“Ata lart janë peshqit e mëdhenj.. Paratë e shqiptarëve janë lart”-, u shpreh gazetari.

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, të martën, është shprehur se në vitin 2016 nga grupe shumë të sofistikuar kriminale në Tiranë, brenda 6 muajsh, janë grabitur banesat e tre ministrave.

Hoxha në emisionin ‘Opinion’, deklaroi se para dy viteve në Tiranë janë grabitur tetë banesa dhe mes tyre ishin banesa të drejtuesve të lartë të shtetit, ndërsa u vodhën shuma të mëdha parash.

Ai tregoi se këto grabitje, krijuan idenë se ishte një bandë e sofistikuar grabitësish që kishin informacion të klasifikuar, ose një skuadër policore që kishte informacion për shkak të përgjimeve; informohej se kush nga drejtuesit e institucioneve merrte para dhe ata më pas i grabisnin banesën.

Sipas tij, tre banesat e ministrave që ranë preh e grabitjes nga ky grup, nuk rezultojnë të denoncuara në polici për shkak të shumave që pretendohet se iu janë gjetur të fshehura në banesë nga grabitësit.

Hoxha: Ju kujtohet ai gjyqtari kur i shkoi operacionalja në shtëpi, kishte 300 e ca milion lekë të vjetra në shtëpi. Para dy viteve, brenda 6 muajsh në Tiranë ka ndodhur tetë grabitje, aq sa u krijua ideja se ishte një bandë e sofistikuar grabitësish që kishin informacion të klasifikuar ose një skuadër policore kishte informacion për shkak të përgjimeve se kush po merrte lek nga drejtuesit e institucioneve shtetërore dhe shkonin i grabisnin banesën. Në atë kohë u grabitën banesat e tre ministrave për gjashtë muaj.

Jeta shpesh të përball me vështirësi, por të mbetesh jetim në moshë fare të vogël ku shqetësimi i vetëm duhet të jetë shkollimi dhe lojërat, është traumatike.

Në fshatin Surrej, rreth 1 orë larg qytetit të Kukësit, jetojnë për momentin 6 motra që kanë mbetur jetime.

Fati i mori babain 6 vite me pare, dhe nënën përpara 3 muajsh. Që nga ajo ditë, këto vajza jetime humbën kujdesin dhe dashurinë prindërore, shtëpinë, të drejtën për t’u shkolluar dhe mundësinë për të jetuar një jete normale.

Besarta është 15 vjeç dhe njëkohësisht motra e madhe. Ajo është ende e traumatizuar nga humbja e te dy prindërve dhe shtëpisë.

Motrat me te vogla, Doruntina dhe Dashamirja janë 7 vjeç. Ato sapo kishin filluar klasën e pare, por u detyruan ta lënë përgjysmë 3 muaj me parë për shkak të fatkeqësisë që i ndodhi.

Ajo që kërkojnë këto vajza është e thjeshtë: një vend që të mund ta quajnë “shtëpi” nga ku askush nuk mund t’i përzëre, një shkolle që ta frekuentojnë pa e ndërprerë, ushqim dhe dashuri nga çdokush që mund të dhurojë.

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, është shprehur se Europa është e lodhur me politikanët e karrierës dhe askush më nuk e do atë klasë politike që konsiderohet si e vjetëruar.

Shehaj në studion e emisionit ‘Opinion’, deklaroi se në skenën politike do të afrohen njerëz jo profesionistë, njerëzve në Europë me profesionistët e politikës ju ka ardhur në ‘majë të hundës’ dhe ky është realiteti.

Ai tha se Shqipëria, duke parë këtë trend botëror, do të shkojë në drejtim të kundërt me këtë ide?

Sipas tij, nëse shikohet se çfarë po ndodh në Amerikë, Trump ishte një politikan me eksperiencë dhe i formuar në politikë, jo dhe as Macron në Francë dhe në Itali ka ndodhur e njëjta gjë.

Shehaj tha se populli nuk dëshiron më politikanët e karrierës, ndërsa të gjithë duhet të bëjnë pyetjen se kush ka përgjegjësi që punët shkojnë keq për gjatë gjithë këtyre viteve?

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj është shprehur se rrogën e deputetit, për aq kohë sa do të jetë i tillë në Kuvendin e Shqipërisë, do t’a dhurojë për vajzat jetime që emisioni ‘Opinion’ transmetoi të martën në darkë rastin e tyre tragjik.

“Jam i detyruar dhe e bëj me kënaqësi që rrogën që e marr si deputet t’ua dhuroj këtyre vajzave për aq kohë sa unë të jem deputet”, – tha Shehaj .

Ai theksoi se kjo është shumë pak, pasi është i bindur se kjo nuk është zgjidhja.

Gjashtë motrat, pasi u vdiqën të dy prindërit, mbetën pa ndihmë dhe në mes të katër rrugëve. ‘Opinion’ transmetoi në hyrje të emisionit rastin e tyre tragjik dhe u bëri thirrje gjithë institucioneve të vendit në radhë të parë, bizneseve dhe qytetarëve që t’i ndohmojnë këto gjshtë jetime që janë pa shtëpi, pa ndihmë dhe në pamundësi për të vijuar studimet e tyre. Rasti i tyre do të transmetohet në një emision të veçnatë të martën tjetër dhe ku të gjithë personat që dëshirojnë të kontribuojnë, mund t’i bashkohen nismës.

*********************************

Vetëvrasja misterioze që tronditi Shqipërinë!