Emisioni i datës 9 shtator 2009 drejtuar nga Blendi Fevziu ka të ftuar në studio kryeministrin e Shqipërisë z. Sali Berisha dhe njëherazi edhe kryetari i Partisë Demokratike.

Në qendër të kësaj interviste janë zgjedhjet e përgjithshme në të cilën Partia Demokratike ka marrë 70 mandate , që konsiderohet si një fitore jo shumë e pritshme nga kjo parti.

Sali Berisha : Unë unë sot tek ty Fevzi , si një përson që jam votuar më shmë nga rinia shqiptare që në mënyrë absolute të gjitha fitoret e mia apo betejave të mia kanë pasur si faktor vendimtar vetëm të rinjtë. Fakti që unë edhe këtë rradhë ulem si fitimtar këtu , ulem për shkak të atyre dhe shumkush sot e mishëron të ardhmen e një individi , të një familje , të një shoqërie , është vetëm rinia. Ndaj historinë iua lëm arkivave , ndërsa unë do të mërrem me të ardhmen. Gjithçka është e lidhur me idealet evropiane , por më shumë këto ideale se çdo njeri tjetër i kanë të rinjtë shqiptarë.Pra të rinjtë janë të bashkuar me Partinë Demokratike rreth idealeve evropiane , dhe idealet evropiane janë transformimi i këtij vendi dhe shndërrimi i tij në një vend të mirë.

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha rikthehet pas në kohë duke kujtuar vitet 90 ku në atë kohë ëndrrat ishin më të mëdha dhe që slogani “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa” ishte më dominuesi i asaj kohe , sepse Shqipëria për shkaqe të ndryshme u largua vite drite nga Europa.

Sali Berisha: Rivali im çfarë bëri ? Atë që bëra unë në 1991 me të rinjtë ai e riprodhoi në 2009 në Qytet Studenti dhe kujtoi se me këtë do të mendonte se do të krijonte një kofunzion në mëndjen e të rinjve , por asgjë nuk realizoi . Ndaj edhe unë në qoftë jam këtu sot dhe nëse për 20 vite është pak a shumë ajo karrierë , kjo është tërësisht për shkak të një raporti të përjetshëm që unë kam me të rinjtë shqiptarë. Ky është raporti i lirisë . Absolutisht sonte do të them këtu që me datën 12 dhjetor kam bërë takimin me ata në Pallatin e Sportit , ku aty kam parë fitoren dhe jua kam shprehur sikundër e kam parë edhe në 2005 në të gjitha sheshet dhe rrugët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë. Ti nuk mund t’a imagjinosh se çfarë përkushtimi kanë treguar të rinjtë në këtë fushatë. Unë nuk mund të flas për rivalin tim këtu sepse nuk shkon të flas për të humburin. Vullnetarizmi i tyre , energjia e tyre , solli edhe energjinë  fitores, fitoren time./tvklan.al