Të ftuar:

Sali Berisha – Ish kryetar i Partisë Demokratike

Juli Xhokaxhi – Gazetare

Lorenc Vangjeli – Gazetar

Andi Bejtja – Gazetar

Mentor Kikia – Gazetar

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Opinion” në Tv Klan, foli për betejë përfundimtare për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama nëpërmjet valës së protestave që do të nisë në Shkurt.

“Opozita po del përballë historisë, dhe ky është një moment i jashtëzakonshëm për popullin opozitar dhe partitë opozitare. Opozita ka vendosur në një betejë përfundimtare të përballet dhe të përmbysë regjimin e Kakistrokacisë, Kakistos më i keqi. Në qoftë se ka një regjim që keqësoi imazhin e këtij vendit, pas Enver Hoxhës është ai Edi Ramës.”

Më tej, ish kreu i ekzekutivit e krahasoi kryeministrin Rama me Presidentin e Venezuelës Nicolas Maduro dhe tha se për rrëzimin e tij dhe garantimin e një qeverie që mund të çojë vendin në zgjedhje të lira dhe të ndershme duhet ë paguhet çdo çmim.

Blendi Fevziu: 16 persona kanë vdekur sot për të hequr Maduron në Venezuelë. E merr këtë kosto opozita shqiptare?

Sali Berisha: Çdo çmim duhet të paguhet për lirinë. Maduro duhet të përfundojë në koshin e plehrave të historisë. Përndryshe këtu s’ka zgjedhje. Ju vetëm një dosje keni parë, s’keni parë dosjet e tjera. Do shikoni dosjen tjetër ju të Gjiknurit.

Mbrëmjen e së enjtes në “Opinion”, ish-kryeministri Sali Berisha foli edhe për lidhjen misterioze të kryeministrit Edi Rama me një diplomate greke në vitet 1990.

“Historia e emigrimit të Edi Ramës është e lidhur me një greke. S’do ta thoja këtu, po…ka qenë një diplomate Blendi, e njeh edhe ti. Shërbimet tona e ndiqnin Ramës dhe diplomaten, sepse u trash miqësia. Nuk ndiqej për gazetar apo autor, po për lidhjet me këtë zonjën. A e rekrutoi ajo Ramën, apo Rama atë, nuk e di, por në Paris ikën bashkë. Shërbimet informonin për problemet me vizat, me shitje vizash. Pra Edi Rama ka një të shkuar shumë të zymtë. Se cila ishte lidhja, erotike, apo pune, nuk mund ta them. Nëse do të ishte lidhje erotike, unë nuk merresha me të. Fakti është se ai u zhduk bashkë me të në Paris.”

Blendi Fevziu tha se diplomatja greke shoqërohej me të gjithë gazetarët e asaj kohe, por Berisha shtoi “as që mund të mungonte ky, por problemi është se dilte çështja e shitjes së vizave, dilnin gjëra të tmerrshme aty. Nuk po them se ishte agjent grek, se e rekrutoi ai apo ajo, nuk mund ta them. Po të pyesje shërbimin, shërbimi thotë se ajo e rekrutoi, por unë nuk po e them. Pse s’kam folur deri sot? Sepse deri tani ka qenë i klasifikuar. Tani është deklasifikuar.”

Ish kryeministri Berisha ishte i ftuar në emisionin “Opinion”, ku ka folur për çështjet më të rëndësishme të politikës.

Ai e ka cilësuar moment historik, protestën e thirrur nga opozita, që kërkon rrëzimin e qeverisë Rama. Ish kreu i Partisë Demokratike theksoi se, qeveria bie me mosbindje civile.

Ai foli edhe për procesin e negociatave me Bashkimin Europian. Deklaroi se nëse zgjedhjet e fundit do ishin kryer sipas standardeve dhe të mos bllokohej procesi hetimor ndaj Tahirit, negociatat do të ishin hapur.

*********************

Investimi me i ri ne telefonine levizese!