Të ftuar:

Zhaklina Lekatari,

Preç Zogaj,

Albatros Rexhaj,

Rita Petro,

Arber Çepani,

Rudina Dembacaj,

Florian Gjini,

Anais Lika

Mashkulli nuk duhet të pyesë të dashurën e tij pas seksit se a të pëlqeu. Kështu u shpreh sonte në studion e emisionit “Opinion”, blogerja Zhaklin Lekatari, e cila shtoi se një femër kuptohet mjaft mirë kur është e kënaqur nga një marrëdhënie seksuale me partnerin dhe nuk është nevoja të pyetët për një aksh gjë. “

Nuk ke nevojë të më pyesësh se a të pëlqeu seksi

.

Nuk ka nevojë të bësh seks për të kuptuar paaftësinë e meshkujve në shtrat. Një njeri i pasigurt me veten nuk ka asnjë mundësi që të jetë i sigurt në marrëdhënien me tjetrin, as në shtrat,-

tha Lekatari.

Raporti seksual i meshkujve me femrat nuk është aq problematik sa Zhaklina e ka paraqitur në blogun e saj, pasi shumë vajza të huaja kanë qenë lidhur me djem shqiptarë. Për Preç Zogajn, një mendim i tillë duhet të merret me rezerva, pasi ka ekzistuar edhe kohë më parë lidhja mes femrave të huaja me djem shqiptarë dhe mbi të gjitha raportet nuk kanë qenë të tilla. Zogaj u shpreh se marrëdhënia mes një mashkulli dhe një femre ngjan me një tango dyshe, pasi nëse një gjymtyrë ka një problem, duhet t’a ndihmojë edhe gjymtyra tjetër. Sipas tij, nëse meshkujt janë në të tillë formë, siç thotë Zhaklina, faj kanë edhe femrat pse janë kështu.

Poetja Rita Petro është shprehur në lidhje me kompleksitetin e meshkujve shqiptarë në raport me seksin, është shprehur se ata kanë njohuri seksuale. Petro tha se marrëdhënia me burrin apo me ish burrin ka qenë një eksperiencë e mirë dhe të dy meshkujt janë shqiptarë. “

Me meshkujt shqiptarë, partneri im është shqiptar, ish bashkëshorti im është shqiptar dhe unë kam eksperienca shumë të bukura. Gjatë bisedave me miqtë e mi dhe kur bisedojmë dhe për mënyrën se si i trajtojnë femrat, nuk e shoh blozë një gjë të tillë

”,-tha Petro.

****

Preç Zogaj