Të ftuar:

Blendi Klosi – Ministër i Turizmit dhe Mjedisit

Ermal Hasimja – Petagog

Fjorda Llukmani – Bloggere udhëtimesh

Zamo Spathara – Presidenti i Albania Rafting Group

Paola Tasho – Agjencia Albania Adventure

Fation Plaku – Fotograf

Aida Gjecaj – Biznesmene

Auron Tare – Drejtor i Pergjithshem i Agjensise Kombetare te Bregdetit

Në titullin “Shqipëria siç nuk e keni parë”, emisioni “Opinion” po sjell sot një panoramë dimri të Shqipërisë turistike. Mes eksperiencave të të ftuarve të panelit dhe historive të tyre personale, emisioni synon të sjellë një guidë virtuale të vendeve më të bukura në Shqipëri, që mund të vizitohen në dimër. Dëbora, atraksionet e natyrës dhe sportet e dimrit duket se janë një joshje veçanërisht për ata që duan aventurën.

Ndërkohë, stafi i emisionit ka përgatitur edhe një hartë me pikat më interesante që mund të vizitohen gjatë dimrit, nga veriu në jug e ku nuk mungojnë zonat e njohura si Dardha, Voskopoja, apo Valbona, por edhe ato më pak popullore si Shishtaveci apo Lura.