Të ftuar:

Mirela Minori – Gazetare

Artan Hoxha – President “Tirana Business University”

Klodiana Lala – Gazetare

Lorenc Vangjeli – Analist

Ornela Liperi – Kryeredaktore e Revistës “Monitor”

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, deklaroi se Dritan Gradica është identiteti i një prej dy shqiptarëve të arrestuar në Spanjë si pjesë e grupit prej 5 personash që trafikoi 1 ton kokainë kolumbiane.

Lala u shpreh në studion e emisionit ‘Opinion’, se nga të dhënat e gjendjes civile rezulton se me këtë emër ekziston vetëm një person i regjistruar, ndërsa dyshohet se i është vjedhur identiteti.

Ajo u shpreh se Dritan Gradica ndodhet në Angli dhe ka mbaruar dy universitete, kurse ditën e sotme ka folur edhe me të atin.

Sipas saj, ai quhet Dritan Shaqir Gradica, i datëlindjes 5 korrik 1975, lindur në Vlahej, Has dhe banues në Tiranë.

Lala tha se ky person rezulton të ketë kryer shumë udhëtime jashtë vendit duke zgjedhur aeroportin e Vjenës, si tranzit, për të shkuar më pas në destinacionin final.

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, deklaroi se Dritan Shaqir Gradica ndodhet në Angli, ndërsa ka mbaruar dy fakultete dhe punon si arkitekt.

Lala u shpreh në studion e emisionit ‘Opinion’, se në verifikimet e hyrje-daljeve në sistemin TIMS, nuk rezulton të ketë kryer lëvizje të shpeshta nga Shqipëria në drejtim të Vjenës, ku dhe besohet se ishin lëvizje tranzit.

Sipas saj, udhëtimet më të shpeshta i ka pasur në shtator-tetor dhe nëntor të 2017-ës, ndërsa në dhjetor nuk rezulton të ketë pasur lëvizje të shpeshtë.

Ajo tha se ai lëvizte për dy ose tre herë në muaj drejt Shqipërisë.

Hyrja e fundit në territorin shqiptar ka qenë në muajin janar të këtij viti, i cili ka hyrë me një automjet luksoz nga pika kufitare e Kakavijës, por një javë pasi ka dalë, përsëri nga Kakavija, çuditërisht sipas sitemit TIMS, rezulton të ketë dalë në këmbë

”, -tha Lala.

 

*************************

Si dhunohen fëmijët e jetimores?