#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Të ftuar në Opinion: Fundim Gjepali, Ardi Asllani, Armand Peza, Rudina Dembacaj, Xhoi Jakaj, Fjodora Fjora, Flavio Qarri, Loneta Progni.

“Një dasmë si Ana Oksa”, Fjodora Fjora: Bac, po ke në mend…

Tema e dasmave dhe traditave të tyre ka ‘ndezur’ në “Opinion” në Tv Klan kujtimet e të ftuarve të panelit. Fjodora Fjora kujton një nga dasmat më të njohura ku ajo ka qenë edhe e ftuar, Behxhet Pacolli dhe Ana Oksa.

Fjora thotë se dikur i pati thënë vetes se nëse nuk do të bënte një dasmë të tillë, më mirë s’do bënte fare. Me shumë humor, moderatorja i ‘hedh’ një ‘propozim’ Pacollit.

Në kuadër të diskutimit për dhuratat  që çifti jep në një dasmë, e cila është traditë e huaj, Fjora është një përkrahëse e saj dhe mendon që duhet të hyjë edhe në zakonet shqiptare. Moderatorja rrëfen se nga dasma e Pacollit ruan kujtime fizike të dhuruara nga çifti për të ftuarit.

Fjodora Fjora: Unë për rastësi shumë të madhe kam qenë prezente në dasmën që Behxhet Pacolli ka bërë me Ana Oksën. Është shumë e rëndësishme, është një nga dasmat më të bukura që unë kam bërë në jetën time dhe i kam thënë vetes që nëse ti nuk martohesh dot kështu, më mirë mos e bëj fare.

Blendi Fevziu: Ti deshe të martoheshe si Baca?

Fjodora Fjora: Po, si Baca. Bac, gjithsesi po ke në mend, gjithsesi…

Blendi Fevziu: Ça i the Bacës se nuk e kuptova?

Fjodora Fjora: I thashë po ke ndër mend të ndahesh me këtë rusen nuk ka problem, një dasmë si Ana Oksa.

Po thosha ka qenë i ftuar Ibrahim Kodra dhe doja të dilja në fakt te dhurata që familjet të cilat bëjnë dasmën japin për të ftuarit e tyre. Është shumë e rëndësishme që të gjithë që vijnë të ftuar si dasmorë në dasmën e një njeriu marrin me vete një dhuratë të qenësishme që unë sot e kësaj dite e kam në shtëpinë time. Ibrahim kodra kishte prodhuar një pikturë të cilën ia kishte dedikuar dasmës së Ana Oksës, ai ishte vetë aty prezent. Ka firmosur secilën prej atyre pikturave që secili prej ne të ftuarve e ka marrë.

Rudina Dembacaj: Më fal po pse është kaq e rëndësishme kur ne s’e kemi traditë?

Fjodora Fjora: Ja ta shpjegoj. Përveç kësaj ne na dhuruan edhe një album të punuar me dorë që ishte një gjë jashtëzakonisht shumë e bukur dhe një kornizë gjithashtu të punuar me dorë, fotografie. Ende sot në shtëpinë time këto shenja nga dasma e Ana Oksës janë prezente dhe mua më sjellin një kujtim të bukur./tvklan.al

Ardi Asllani i bën një kompliment publik Rudina Dembacajt për elementin në fustanin e nusërisë

Në emisionin “Opinion” në Tv Klan po trajtohet tema e organizimit të dasmave shqiptare. Mes të ftuarve për të folur mbi këtë temë është dhe stilisti Ardi Asllani i cili i bëri një kompliment moderatores dhe aktores Rudina Dembacaj për brezin e vendosur në fustanin e nusërisë në dasmën e saj.

Rudina Dembacaj ka treguar se ka zgjedhur që në altar të shfaqej me brezin për të sjellë një pjesë të prejardhjes së saj në dasëm.

Ardi Asllani: Rudina përdori një detaj në dasmën e saj.

Blendi Fevziu: Ishte brezi që përdore?

Rudina Dembacaj: Brezi ishte origjinal i xhubletës.

Ardi Asllani: A di se çfarë më pëlqeu? Po ta them këtu publikisht: Më pëlqeu që elementi i qëndisur ishte vërtetë elementi i qëndisur i brezit të xhubletës pavarësisht se ai ishte i ripordhuar në vitet e tanishme.

Rudia Dembacaj: Gjyshja ime, ndjesë pastë, brezin e saj e ndau dhe ia dha nga një copë të gjithë mbesave. Ajo kishte 7 xhubleta kur u martua, ishte një gjë shumë e rrallë. Më pas, një brez që i ngeli gjyshes e ndau në pjesë dhe na e dha të gjitha mbesave nga një copë. Shërbente për kujtim që ne të mos harronim kurrë prejardhjen tonë.

Blendi Fevziu: A e ke akoma këtë pjesën?

Rudina Dembacaj: Pjesën e kam, por nuk arrita që ta bashkoja për dasmën time sepse njëra nga kushërirat time nuk e kishte më, tjetra ishte në Francë. Edlira ma realizoi idenë si brezi i gjyshes time.

Ardi Asllani: Tek Rudina rrinte shumë mirë.

Rudina Dembacaj: Ishte zgjedhja e motrës time që unë doja me patjetër që që ta kishte pjesën e prejardhjes. E vetmja gjë që më bën vërtetë krenare është prejardhja ime dhe mbiemri im Dembacaj për atë që përfaqëson dhe për të qenë vërtetë krenare në atë altar, zgjodha të isha me brezin, ishte zgjedhjen e motrës time, ajo e krijoi. Solla gjyshen, babin të gjithë i kisha aty./tvklan.al