OPINION – SI IU PERGJIGJ RAMA – METES?

Emision: 06.11.2018

Të ftuar:

Ulsi Manja – Deputet i PS-së
Iris Luarasi – Petagoge
Andi Bejtja – Gazetar
Flamur Noka – Deputet i PD-së
Enkel Demi – Gazetar, moderator

Përplasja mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama lidhur me mosdekretimin e emrit të Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm po diskutohet këtë të martë në emisionin “Opinion”. I ftuar në studio, deputeti PD-së, Flamur Noka, deklaroi se veprimi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta për të mos dekretuar Sandër Lleshin si ministër i Brendshëm është absolutisht kushtetues përsa kohë që asnjë institucion përgjegjës nuk e ka hedhur poshtë.

“Presidenti i Republikës ka një informacion të klasifikuar që nuk mund të bëhet publik gjithë opinionit. Ai me këtë rast po zbaton ligjin dhe Kushtetutën pikë për pikë”.

Ndërsa kryetari i Komisionit të Ligjeve, deputeti socialist Ulsi Manja shpjegoi qëndrimin e kryeministrit ndërsa është shprehur se kushtetua i kërkon presidentit vetëm një konfirmim formal.

“Është kushtetuta që na bën të mbajnë qëndrime të kundërta me presidentin. Gjuha që përdori sot kryeministri është një gjuhë brenda kornizës kushtetuese, sepse nga fillimi deri në fund kryeministri tha që në marrëdhënien me Presidentin ka një krisje, por nuk ka shkuar në thyerje. Përgjigjja që ka kthyer Presidenti qoftë në terminologji, edhe në gjuhën e përdorur ne mendojmë se ka akoma tentativa që ai ti kthehet juajalitetit kushtetues, sepse atë e detyron kushtetuta.

Presidenti nuk ka folur me dekret. Në rastin e emërimit dhe shkarkimit të ministrave, presidenti ka kompetencë formale. Kushtetuta i kërkon presidentit të bëjë një vlerësim formal”, tha Manja.

************************************

“Guret e vetmise” nga Tom Kuka (Enkel Demi)!

Kategori
OPINION
0 Komente

Përgjigju

*

*