Të ftuar:

Habjon Hasani, 

Ermal Hasimja, 

Nebi Bardhoshi, 

Iris Luarasi, 

Fari Balliu, 

Berat Buzhala

Pedagogia e gazetarisë, Iris Luarasi, sonte, në emisionin Opinion ka deklaruar se filozofia e George Soros është e mbështetur në “Shoqërinë e Hapur” të frymëzuar nga Karl Popper. Luarasi theksoi se është një filozofi e mbështetur në parimet liberale.

Iris Luarasi: Emrat në atë listë flasin vetë, aty patjetër ka edhe njërëz të tjerë që mund të ishin anëtarë të Bordit të Soros në Shqipëri. A mund të më thoni se cili prej këtyre njerëzve nuk do t’a meritonte të ishte në këtë listë?

Blendi Fevziu: Duket se ka një gjë, është një listë njerëzish që kanë qenë në opozitë gjithmonë me Sali Berishën?

Iris Luarasi: Mua nuk më duket ashtu, unë aty shoh emra si Remzi Lami, Artan Fuga, Sotiraq Guga, Dritan Tole apo Persida Asllani. Këta emra nuk janë deklaruar ndonjëherë kundër z.Berisha.

Luarasi theksoi se ky është Bordi i Soros, se ka pasur njerëz të tjerë si nga e majta dhe nga e djathta që kanë perfituar nëpërmjet projekteve të ndryshme.

Emisioni ‘Opinion’ ka publikuar mbrëmjen e sotme listën e plotë të anëtarëve të bordit të fondacionit “Soros” në Shqipëri që nga krijimi i tij në vitin 1991 e deri më sot. Nga ajo që vihet re, për disa vite, anëtarë dhe kryetarë të bordeve të këtij fondacioni kanë qenë kryeministri Edi Rama dhe gruaja e tij Lindita Xhillari. Po ashtu pjesë e listës së anëtarëve të publikuar ka qenë edhe shkrimtari i madh Ismail Kadare, akademiku Artan Fuga. Disa emra të tjerë janë Henri çili, Delina Fiço, Iris Luarasi, Artan Santo, Mustafa Nano etj.

Gazetari Berat Buzhala, sonte, në studion e emisionit Opinion  ka deklaruar se Soros është shfrytëzuar prej një elite politike si njeriu që kishte lidhje të ngushta me Hillary Clinton dhe administratën Obama. Buzhala tha se janë shpenzuar miliona euro për të lobuar tek administrata Obama dhe një prej tyre që mund të shfrytëzohej si lobist mund të ishte George Soros. Sipas tij, Soros ka një ndikim të madh në SHBA dhe kjo u vu re pas fitores së Donald Trump, ku pjesa më e madhe e protestave në SHBA, sipas mediave, ishin organizuar nga ai. Më tej, Buzhala, nënvizoi se Soros është keqpërdorur jashtëzakonisht shumë, por edhe nuk ka luajtur ndonjë rol konstruktiv madje ndikimi i tij ka ardhur nëpërmjet ambasadorëve. “

Soros ka një filozofi interesante, pak a shumë, si dy ekipe futbolli që po luajnë, ku një lajtoar vendos bast që ka për të humbur ekipi i tij ose ka për të fituar, por ai bast është i ndaluar. Ti nuk mund të vendosësh bast kur je vetë lojtar në lojë. Soros është edhe lojtar, sepse miliardat apo milionat e tij janë realizuar nëpërmjet spekulimeve. Fillimisht destabilizon situatën dhe më pas përfiton nëpërmjet këtij destabilizimi

”.

I ftuar në emisioni Opinion, ku po diskutohet për fondacionin “Soros” dhe ndikim e tij në Shqipëri, pedagogu Ermal Hasimja është shprehur se është krijuar më kot një lloj fushate që nuk ka pikën e lidhjes me atë që jep fondacioni në Shqipëri. Sipas Hasimes, Sorosin e kanë bërë kokë turku, pasi ai nuk e ka idenë se çfarë bëhet në Shqipëri. “Ai është një plakë i cili nuk e ka idenë se çfarë bëhet në Shqipëri. Se është 80 vjeç dhe ka miliarda. Ti kishit ju miliarda nuk do ju plaste fare për Shqipërinë”, është shprehur Hasimja.

Botuesi Fahri Balliu ka deklaruar sonte në emisionin Opinion se George Soros është njeriu që ka mbështetur Edi Ramën për të ardhur në pushtet. Sipas tij, Soros i ka vendosur në dispozicion Edi Ramës pikërisht ato media që fabrikojnë gënjeshtra dhe që sot po godasin Shtëpinë e Bardhë. Ndër të tjera, Balliu tha se Soros është njeriu që ka korroptuar më shumë se askush tjetër politikanë në botë. “Ky ia doli që nëpërmjet lobimit të sjellë ambasadorë në Shqipëri. Përpara se të emërohej kjo zonja Vlahutin, këtu do vinte  Borchardt-i, madje është sjellë në zyrat e BE-së dhe të nesërmen i kanë thënë nuk do jesh ti. Por kush është burri i Vlahutin, shefi i Soros në Bosnje”, tha ai në Opinion.