Të ftuar:

Baton Haxhiu – Gazetar

Besnik Mustafaj – Shkrimtar

Arta Dade – Politikane

Arbi Mazniku – Politikan

Fjodora Fjora – Gazetare

Genc Ruli – Politikan

Arlinda Dudaj – Botuese

Gjatë luftës së Kosovës një kronikë e BBC-së e shpalli gazetarin Baton Haxhiu të vdekur gabimisht, ndërkohë që ai ishte gjallë. I ftuar në emisionin Opinion ai ka treguar të gjithë ngjarjen e asaj dite si dhe momentet më të vështira me familjarët.

“Në atë kohë unë isha strehuar në një shtëpi në Prishtinë. Një konferencë shtypi të NATO-s në orën 3 dhe ishte në anglisht. Ndër të tjera në këtë konferencë u tha në anglisht se ishte vrarë gazetari Baton Haxhiu së bashku me disa intelektualë të tjerë. E keqja ishte se orën 5 ishin lajmet në gjuhën shqipe në “DW” duke thënë se sot ishte vrarë Baton Haxhiu.

Isha ulur në dhomë dhe të gjithë personat u mblodhën dhe po më shihnin dhe unë i shikoja. Ata të shpallën të vdekur , thanë, po i thashë e shikoni që ky është që ky është lajm i mirë, se përderisa kanë gabuar me vdekjen time do kenë gabuar edhe me intelektualët e tjerë. Më pas u mor vendimi të më largonin nga ajo shtëpi. Problemi im ishte si të lajmëroja familjen në Prizren, gruan dhe djalin, nuk mund të bëja telefonatë, se telefonat ishte ndërprerë në ditën kur u bënë bombardimet. Më pas pasdite shkova erotika në një shtëpi për t’u strehuar pasi ishte shumë ftohtë dhe më duhej një vend. Shkova dhe më pyetën kush je, kur u thashë Baton Haxhiu më thanë “I poshtër si mundesh ata e kanë vrarë”. Më pas shihja njerëzit që shkonin te motra për ngushëllim në dy situata në ndryshme një në Prishtinë një në Prizren,”-u shpreh Baton Haxhiu.