#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

Në pjesën e tretë të emisionit “Opinion” në Tv Klan vjen historia e Silvana Kullës. Ajo mbaroi gjimnazin Partizani dhe menjëherë u largua në Australi, ku dhe përfundoi studimet. Nga Australia u rikthye në Itali, ku vendosi që të ndërtonte jetën dhe në vitin 2006 vendosi që të kthehej në Shqipëri me ide. Idenë që t’u shiste kompanive, ose marangozëve shqiptarë pajisje të sofistikuara të gjeneratës së fundit të përpunimit të drurit. Sot ajo ka 8900 klientë vetëm në Shqipëri, pa llogaritur ata në Kosovë dhe Maqedoni. Ndërkohë që biznesin e saj po e shtrin deri në Lindjen e Mesme.