Të ftuar:

Spartak Koka – Gazetar

Robert Rakipllari – Gazetar

Artan Hoxha – Gazetar

Mentor Kikia – Gazetar

Belinda Balluku – Ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës

Detaje të tjera lidhur me “grupin e kallashnikovit” që udhëhiqej nga Admir Murataj kanë dalë në dritë mbrëmjen e kësaj të enjte në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Gazetari Spartak Koka, tha se grupi kriminal akuzohet dhe për dy ngjarje të ndodhura në Janar të vitit 2019 dhe më konkretisht e para në 4 Janar ku një sasi tritoli shpërtheu në një bankomat të një banke në qendër të Urës Vajgurore. Gjithashtu po i njëjti grup në 8 Janar dyshohet se ka vendosur një sasi tritoli që shpërtheu në një bankomat të një banke në kryeqytet.

Të njëjtën skemë të grabitjes ë bankomateve me eksplozivë Admir Murataj përdorte edhe në Greqi. Ai ka qenë i përfshirë në grabitjen e 9 bandave në shtetin greku ku ka marrë 2 milion Euro. 6 bankomate në Athinë janë shpërthyer me eksploziv nga banda e Admir Muratit.

Aeroporti, qeveria sulmon koncesionarin!

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku paralajmëroi se qeveria është e gatshme t’i ndërpresë koncesionin aeroportit të Rinasit nëse nuk merr masat që i kërkohet.

E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Balluku u shpreh se grabitja e bujshme e parave në pistën e aeroportit, cënoi sigurinë kombëtare dhe dëmtoi imazhin e Shqipërisë në botë.

“Unë kam pasur sot një takim me presidentin e kompanisë Everbright Limited, ka ardhur dhe jemi takuar në zyrën time. Nuk e kam menduar të arsyeshme të takoj përfaqësuesit lokalë. I kemi lëmë disa detyra për sigurinë, duhen përmbushur, por jo si më parë. Nëse nuk i plotëson atëherë duhet të ndërmarrim masa ekstreme. Do ndërpresim koncesionin, pasi është kërcënuar siguria kombëtare. Kjo është një çështje që fitohet në gjykata, është cenuar imazhi i një vendi në ngritje. Ne kërkojmë të zgjidhim kontratën“.

Për sigurinë në perimetrin e aeroportit “Nënë Tereza”, ministrja Balluku delegoi përgjegjësinë tek kompania private.

“Për sigurinë e aeroportit mban përgjegjësi koncesionari, ai ia delegon atë kompanive të cilat ai i përzgjedh. Të gjitha problematikat janë bërë të ditura, problematikat janë adresuar. Koncesionari ka marrë dijeni, koncesioneri në rastet më të shumta ka bërë përmbushje bazike dhe më minimale të këtyre problematikave”.

Vitet e fundit te diktatorit!