Të ftuar:

Zana Guxholli,

Mateo Spaho,

Olti Rrumbullaku,

Artan Hoxha,

Keti Bazhdari,

Akil Pano

Mbrëmjen e sotme në emisionin Opinion është publikuar një listë me renditjen e qyteteve sipas perqindjeve të varfërisë në Shqipëri. Kjo listë kryesohej nga qarku i Kukësit me 22.5%, i cili është vendi më i varfër ekonomikisht. Është pikërisht vendi ku ka një varfëri rurale dhe urbane të theksuar. Pas Kukësit është qarku i Lezhës ai më i varfri. Por ajo që befason paksa në këto të dhëna është renditja e Durrësit në vend të katërt si qarku më i varfër, ndërkohë që është qarku i dytë më i madh pas kryeqytetit. Po ashtu, Gjirokastra, sipas këtyre të dhënave është qarku më i pasur.

Sipas disa të dhënave të publikuara në emisionin Opinion, mbrëmjen e sotme, Shqipëria renditen si vendi më i varfër në rajon. Sipas këtyre të dhënave në vitin 2016 Shqipëria ishte në kufirin 5 dollarë për frymë në ditë, pra të ardhur tepër minimale. Duke e krahasuar me Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë  vihet re një diferencë e theksuar mes përqindjes së varfërisë me Shqipërinë.

Eksperti i ekonomisë Artan Hoxha, është shprehur se periudhën e trazicionit të gjithë shqiptarët e kanë nisur pas asnjë lekë. Gjatë 25 viteve të ekonomisë së tregut ne kemi rikrijuar të pasurit në fakt”, është shprehur Hoxha. Sipas Hoxhës, krahasuar me pikënisjen në vitet ’90 ka një përmirësim të ekonomisë së Shqipërisë në këto 25 vite. Por  Hoxha pohon se një pjesë e popullsisë të cilët janë sot të varfër, janë në varfëri të tejskajshme madje më keq se në kohën e diktaturës. “Kur kemi qenë të gjithë të varfër, kishte njëlloj dhe një lloj minimumi që nuk vdisje për bukë, sepse sistemi i tillë ishte. Ndërsa në një ekonomi të lirë tregu, mekanizmat shtetërorë nuk asistojnë dikë që mund të përfundoj edhe në vetëvrasje për shkak të skamjes”, është shprehur Hoxha.

Pastor Akil Pano është shprehur në emisionin Opinion se në këto 25 vite politikë shqiptare ka dështuare në krijimin e shtetit të së drejtës. Sipas Pano shteti i së drejtës ofron siguri dhe garanton një sërë që të qytetarët të risin bizneset e tyre. “Një pjesë e të ashtuquajturave paragjykime shqiptare, që lidhen me konçensionet, që lidhen me mënyrën e përfitimit të pa drejtë të investimeve që kanë bërë prindërit dhe gjyshërit tanë, kjo ndodh në një shtet të dobët”, është shprehur Pano.