OPINION – TE VERTETAT E PROSTITUCIONIT!

OPINION – TE VERTETAT E PROSTITUCIONIT!

10:45 04/10/2016

Të ftuar:

Sevim Arbana,

Orjola Pampuri,

Mesila Doda,

Klodiana Lala,

Erion Skendaj,

Anila Trimi

Legalizimi i prostitucionit në Shqipëri është një temë e hapur në vendin tonë, ku ka një debat nëse duhet ta legalizojmë apo jo. Kjo është edhe tema e bisedës së mbrëmjes në “Opinion”. A e disiplinon legalizimi prostitucioni apo i krijon probleme vendit?

Klodiana Lala, gazetare e cila ka intervistuar  në burgun 325 thotë se njëra ishte vajzë që ushtronte pristitucion, e cila i përkiste komunitetit rom dhe e kishte nisur  këtë profesion në moshën 13 vjeç. Më pas e gjendur në kushte të vështira ekonomike e kishte kryer këtë punë se s’kishte asnjë mënyrë tjetër për të siguruar mbijetesën.

“Pagesat ishin qesharake që vazhdonin nga 5 mijë lekë të vjetra. Ajo ka thënë që u detyrua pasi familja i tha që nëse nuk sillte para të dilte te shtëpia. Këtë punë ajo e bënte në ambiente të ndryshme edhe në makinë. Dënimi në raste të tilla nëse kapesh është 5 mijë lekë. Këto që kapen janë vulnerabël kurse nuk kapen ato që janë prostituta luksi. Në hotele të rëndësishme në Tiranë kryehet prostitucion. Njëra nga vajzat më ka thënë që një politikan më ka paguar 3 mijë euro për një natë.”

Ajo ka theksuar në Opinion se një pjesë e konsiderueshme këtij aktiviteti janë edhe prostitutat e luksit. Ato janë vajza shumë të njohura, madje shumë syresh, janë personazhe shumë të njohura publike. Kjo histori u zbulua, kur policia po përgjonte për një aktivitet kriminal, valët e përgjimit kapën komunikimin e taksive, ku nga biseda u vu re se taksitë dyshoheshin se kishin ndihmuar në grabitjen e bankës, gjatë përgjimeve dolën emra të rëndësishëm, biznesmenë, politikanë….

Deputetja Mesila Doda është shprehur kundra legalizimit të prostitucionit dhe kalimit në kornizë ligjore. Sipas Dodas arsyet që e rreshtojnë kundra: “

Janë së pari sepse kemi kthyer trupin e një gruaje në mall. Idea për ta futur brenda kornizës ligjore po ashtu ka pasur edhe një kundërshtim të fortë nga grupet kundër trafimit, pasi nuk e ka ulur numrin e femrave të trafikuara dhe trafikantëve. Cështja e dytë në të gjithë vendet që e kanë legalizuar është se nuk është ulur numri i trafikantëve. Ajo që ka ndodhur është se jo vetëm që nuk është ulur numri i minoreneve por kemi pasur edhe ndihmesë për trafikantët. Pyetja e vetme që nuk shtrohet është a ka një moral kjo shoqëri? Nëse e fut në kornizë ligjore, të vjen vajza në shtëpi dhe të thotë baba do shkoj të prostituoj. Kjo është një pikpëyetje shumë e madhe.”

Gazetari çështjeve sociale në ‘News 24’, Erion Skëndaj theksoi në emisionin Opinion se fenomeni i përhapjes së prostitucionit është edhe tek studentet, kryesisht ato që vijnë nga rrethet dhe familje të dobëta ekonomikisht. “

Ky fenonomen përhapet edhe te studentët. Në Elbasan funksionon tek studentët e periferisë së Lushnjës së Gramshit. Mbeteshin në shkollë dhe bënin këtë gjë. Prostituonin. Nuk u thoshin prindërve. Janë të moshës së gjimanzit të vitit të dytë dhe të tretë. Ka studentë që nuk kanë kushte dhe kanë telefonë shumë të mirë që mbetet për t’u analizuar ky fenomen”.

Gjithashtu sot në “Opinion” është publikuar historia e një vajze të trafikuar, e cila është shfrytëzuar si prostitutë në një nga vendet e Europës Perëndimore, ku prostitucioni është i legalizuar. Përpara kamerave, ajo ka rrëfyer historinë e saj, e cila nisi si një raport dashurie, por përfundoi në një nga lokalet ku vajzës, atëherë 19-vjeçare iu desh të shiste seks për të zgjidhur nevojat financiare të djalit që ajo “dashuronte”. E kthyer në Shqipëri, ajo ka treguar se pasi të mbarojë studimet, nëse i jepet mundësia do t’i rikthehet prostitucionit. “Fitoja 7-8 mijë euro në muaj”, tregon ajo, duke shtuar se tashmë nuk mund të punojë për një rrogë 200 euro në muaj. Vajza tha se ka treguar edhe për rreziqet që krijon ky lloj profesioni, sikurse e cilëson ajo. Klientë të droguar dhe agresivë duket se kanë qenë rrezik permanent për këto vajza, ndërsa ajo pohon se në lokalin ku punonte, nuk ishte shqiptarja e vetme që detyrohej të shiste seks.

Të ngjashme
UKT