#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

“Shumë fëmijë i qëllonin teksa pinin ujë”, historia e frikshme pas çezmës

Në vendin ku dikur ishte kampi i Tepelenës, sot janë rritur 300 selvi në kujtim të fëmijëve të vrarë, por edhe rrënojat e kazermave. E frikshme është dfhe historia që qëndron pas një çezmeje në këtë fushë.


Gazetari Blendi Fevziu, shoqëruar nga kryetarja e Autoritetit të Dosjeve Gentiana Sula tregoi se shumë fëmijë janë vrarë nga oficerët te kjo çezmë teksa tentonin të pinin ujë.

Blendi Fevziu: Mundoheshin të dilnin nga kazermat për të pirë ujë, ishin më të pabindurit. Dhe ka pasur midis tyre që janë qëlluar nga rojet dhe kanë humbur jetën, sepse shkonin për të pirë ujë tek çezma. Pas një momenti të caktuar nuk mund të largoheshe nga kazerma, pra nuk mund të dilje jashtë. Ishte me orar dhe dalja në oborrin e kazermës dhe tentativa për të shkuar për të pirë ujë mund të të merrte jetën. Sa veta humbën jetën këtu?

Gentiana Sula: Shifra është e pasaktë, por kemi disa statistika që flasin për humbje jete të mëdha. Bëhet fjalë për 300 fëmijë.  Në më pak se 8 metra katrorë është një familje. Duhet thënë që kampi i Tepelenës në tipologjinë e vet është i rrallë edhe në Lindje.

Blendi Fevziu: Pse?

Gentiana Sula: Sepse është me tela me gjemba. Ndryshe nga sistemet më vonë, këtu ka qenë në formë burgu. Këtu më shumë se gjysma kanë qenë fëmijë nën 14 vjeç.

I mbajtën eshtrat e prindërve në shtëpi për vite me radhë, historia e trishtë e 4 vëllezërve Petrela

Emisioni “Opinion” u ndal këtë të mërkurë në Tepelenë, fillimisht në kalanë e Ali Pashë Tepelenës e më pas në kampin famëkeq komunist të internimit. Pikërisht në këtë vend, kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula përcolli disa detaje rrëqethëse për kushtet çnjerëzore në të cilat mbaheshin këta njerëz, por jo vetëm. Sula tregoi edhe historinë e 4 vëllezërve Petrela, prindërit e të cilëve vdiqën të dy në aksident teksa transportoheshin nga burgu i Beratit për në kampin e Tepelenës.


Gentiana Sula: Kjo është familja, 4 vëllezërit e familjes Petrela. Janë nipërit e Seit Petrelës, nipit të Abaz Kupit. 2 prindërit e tyre me kamionët që kanë ardhur nga Berati, kanë ardhur 39 kamionë që i sollën nga burgu i Beratit, kamioni rrëzohet dhe të dy prindërit vdesin. 4 fëmijët mbesin jetimë. Historia vazhdon se prindërit varrosen në një varr të pa shënuar aty në buzë të Këlcyrës dhe shpallen të vdekur vetëm në vitin 91. Ndërkohë, kur hapen tokat e reja traktoristi i gjeti eshtrat. Gjeti familjen, erdhi në Tiranë i tha hajdeni se i keni. Vijnë, atëherë ishte kundër ligjeve të kohës, ishte antisocialiste ta bënin këtë.

-Në cilin vit?

Gentiana Sula: Gjatë komunizmit. Vijnë të katërt, i zhvarrosin në fshehtësi nënën dhe babain, dhe i mbajnë në shtëpi me vite, derisa më në fund një varrmihës i qytetit të Tiranës, në mënyrë klandesine i varros dhe ata e dinin se ku ishte, por varri ishte pa shënim.

“Një familje në 8 metër katror”, horrori i kampit të Tepelenës

Një prej kampeve më famëkeq të historisë së komunizmit në vend, është ai i Tepelenës. Në ish-kazermat e luftës italo-greke, në vitin 1949 pas një rrethimi dyfish me tela me gjemba, regjimi komunist solli 1500 familje. Këto të fundit ishin familje të kundërshtarëve të regjimit, ku një pjesë ishin vrarë ose arratisur. Rreth 6 mijë veta kanë jetuar në këtë kamp në pikun e tij, ku pjesa më e madhe banonin në 4 kazermat kryesore. Mësohet se 8 metra katrorë i takonin një familjeje për të jetuar dhe për të fjetur. Ata lejoheshin të dilnin në oborr vetëm 2 orë gjatë ditës.


Një pjesë humbën jetën te çezma pasi në tentativë për të pirë ujë qëlloheshin nga oficerët, ndërsa akoma më tronditës është fakti se 300 fëmijë kanë humbur jetën në këtë kamp. Në kujtim të tyre, pas vitit 1990 aty janë mbjellë 300 selvi ku secila prej tyre simbolizon shpirtin e një fëmije.

Në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu, kryetarja e Autoritetit të Dosjeve Gentiana Sula ka dhënë më shumë detaje për kampin.

Gentiana Sula: Ky kamp ka funksionuar nga viti 1949 deri në vitin 1953.

-Pra për 4 vite! Sa veta ka pasur kampi në maksimumin e tij?

Gentiana Sula: Ka tregime, ka dhe statistika. Në bazë të vlerësimeve të bëra janë 1500 familje, janë 3800 persona, ndërsa ka të dhëna nga dëshmitarë të kohës që thonë se në momente të caktuara ka pasur më shumë se 4 kazerma dhe flasin dhe për 5 mijë, 6 mijë…

-Sa veta qëndronin në një kazermë?

Gentiana Sula: 600 persona.

-Sa veta humbën jetën këtu?

Gentiana Sula: Shifra është e pasaktë, por kemi disa statistika që flasin për humbje jete të mëdha. Bëhet fjalë për 300 fëmijë. Në më pak se 8 metra katrorë është një familje. Duhet thënë që kampi i Tepelenës në tipologjinë e vet është i rrallë edhe në Lindje.

-Pse?

Gentiana Sula: Sepse është me tela me gjemba. Ndryshe nga sistemet më vonë, këtu ka qenë në formë burgu. Këtu më shumë se gjysma kanë qenë fëmijë nën 14 vjeç.

Brez pas brezi kanë jetuar në kala, i moshuari puth në kokë dhe e fton Fevziun në shtëpi

Emisioni i sotëm i “Opinion” sjell bukurinë e veçantë të Kalasë së Tepelenës. Brenda kalasë është e vendosur shtëpia e Mustafa Dervishit, i cili bashkë me të shoqen nuk e ka menduar asnjëherë të largohet nga ajo zonë historike.


Ai e priti në shtëpinë e tij gazetarin Blendi Fevziu në mënyrën më të ngrohtë e më pas i rrëfeu më shumë mbi të parët e tij dhe se si qyteti ka marrë emrin Tepelena.

Blendi Fevziu: Si je, si kaluat? Si keni qenë?

Zonja e shtëpisë: T’ju sjellim një ujë të ftohtë. Mos je Blendi?

Blendi Fevziu: Po.

Zonja e shtëpisë: Po të urdhërosh more, si do na bezdisësh?! Ç’është ajo fjalë!!

Mustafa DervishiNa fal çik ballin…(E puth në kokë gazetarin)

Blendi Fevziu: Si kalon, si je?

Mustafa DervishiE kam këtu, në zemër.

Blendi FevziuAshtu ë?

Mustafa DervishiNa kënaq kur del atje e flet.

Blendi FevziuKëtu ke lindur, në kala?

Mustafa Dervishi: Fisi ynë ka ardhur në 1300-ën. Këtu është kalaja e dytë veneciane, një i Principatës së Vlorës ka vendosur vajzën këtu, Elenën. Vajza e Komeinit. E quanin Tepi i Elenës, domethënë kepi siç i themi ne. Dhe e ka marrë emrin Tepelena.  Këtu ka qenë bahçja e stërgjyshit tonë, Dervish Hasani./tvklan.al