Opinion – Tërmete dhe stuhi, çfarë po ndodh

Posta

Opinion – Tërmete dhe stuhi, çfarë po ndodh

Autori: Blendi Fevziu

21:56 23/09/2019

Të ftuar: Ministrja Ogerta Manastirliu, sizmiologu Rrapo Ormeni, Luljeta Bozo, Gentian Kaprata dhe gazetari Erion Skëndo.

Tanja Porja: Nuk ka lidhje mes reshjeve dhe tërmeteve

Meteorologia e njohur Tanja Porja thotë se reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë kryeqytetin dhe zonat përreth ditën e sotme, ishin parashikuar pesë ditë më parë dhe janë tipike të stinës së Vjeshtës.

Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” në Tv Klan, e pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse ka lidhje midis tërmeteve dhe reshjeve, sikundër kishte deklaruar sizmiologu grek që parashikonte përmbytje pas lëkundjeve sizmike, Tanja Porja ka mohuar një lidhje të tillë.

“Ka patur zhvillim të një vranësire të fuqishme në veri-perëndim të Shqipërisë, kjo shoqëruar me reshje fillimisht në veri më pas në veri-perëndim duke kapur pjesën më të madhe të zonave qendrore. Theksoj që qendra e kësaj vranësire ku prodhohet edhe sasia më e madhe e reshjeve është e vendosur në shtrirje nga Lezha në Rrëshen, Burrel, poshtë në Krujë, Tiranë, Durrës dhe pjesërisht në Elbasan. Këto janë zonat që kanë marr deri në këto momente sasinë më të madhe të reshjeve nga 60 deri në 80 mm, deri në këto momente. Duke patur n; konsideratë se çfarë pritet edhe pas mesnatës. Kemi një fuqizim rreth orës 2 pas mesnate deri në orën 5 të mëngjesit, më pas presim një përmirësim gradual të kushteve të motit.”

Blendi Fevizu: Ishte e parashikuar?

Tanja PorjaSigurisht, ishte parashikuar të paktën pesë ditë përpara që dita e hënë dhe kryesisht dita e martë, që përkon pas mesnatës dhe i takojnë reshjet, pjesës më të madhe të së martës. Do kishte reshje me intensitet mesatar dhe lokalisht intensiv.

Blendi Fevziu: A ka lidhje mes tërmetit dhe reshjeve? Një prej meteorologëve grek thoshte që priten reshje të forta dhe përmbytje pas tërmetit si pasojë e tij.

Tanja PorjaJo. Unë nuk njoh asnjë meteorolog në botë që të bëj një lidhje ndërmjet reshjeve, thatësirës dhe tërmeteve.

Çim Peka sqaron në Opinion të vërtetën e tij për lajmin që ngjalli panik tek qytetarët

Çim Peka, drejtuesi i portalit “Syrin.net”, ka sqaruar të vërtetën e tij lidhur me lajmin e rremë të tërmetit që përhapi panik tek qytetarët mbrëmjen e së dielës.

Në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” në Tv Klan, Peka ka sqaruar se lajmi ku pretendohej se në orën 23:30 të së dielës do të binte tërmet i fortë, ka qëndruar i botuar rreth 3 deri në 5 minuta në portalin e tij.

Sipas drejtuesit të “Syri.net”, gazetari që botoi këtë lajm e mori nga mediat të tjera online.

Çim Peka i ka kërkuar ndjesë edhe opinionit publik për shqetësimin e shkaktuar.

“Në fakt ka ndodhur ajo që s’duhet të ndodhet. I vetëdijshëm që ky lajm dhe lajmet para tij të filluar në orën 15:00 nga Top-Channel. E vërteta e lajmit është kjo. Në orën 15:00 Top-Channel ka dhënë një interestë të sizmiologut të famshëm grek, kur thotë se në orët në vijim bëni kujdes, tërmetet do të jenë shkatërrues. Ky lajm nuk gjendet më, Top-Channel e ka fshirë. Më vonë nga gazeta Shekulli ka dalë lajmi ajo që është bërë e njohur.

Unë duke qenë se isha në udhëtim, hap Facebook më del lajmi i ‘360 gradë’ kur thotë të njëjtën gjë. I nis redaksisë një mesazh urgjent, një shënim, që po ju mashtrojnë për klikime. Gazetari e boton dhe më thotë këtë lajm e botuam dhe ne. Po si e keni botuar? E kemi marrë nga ‘360 gradë’ dhe Shekulli. I thashë e hiqni urgjent. Lajmi ka qëndruar 3-5 minuta. I bëhet foto këtij lajmi dhe e shpërndan Rama në Facebook e tij, nëse ka njeri që ka hapur panikun e ka hapur Rama, sepse tek Syri për 5 minuta nuk mund ta ketë parë tërë Tirana. Por në momentin që e ka postuar Rama, ka hapur një panic.

Ka ardhur policia në redaksi. Më bëjnë telefon më thonë do ta verifikojmë, do shoqërojmë gazetarin. Dakord i thashë merreni gazetarin. Gazetari më thotë unë mbaj çdo përgjegjësi për këtë që kam hedhur. Deri në orën 05:00 të mëngjesit gazetari është mbajtur në polici nën presion nga Ardi Veliu. Ka hetuar për evazion fiskal nëse janë të siguruar nga unë”, ka sqaruar Çim Peka. 

Sizmiologu: Aktiviteti sizmik në Shqipëri është në periudhë qetësie

Sizmiologu Rrapo Ormeni thotë se aktiviteti sizmik ka periudha të caktuara. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan për të diskutuar për tërmetin e fortë që goditi Shqipërinë, Ormeni u shpreh se tërmetet kanë periudhën e qetësisë dhe të aktivitetit sizmik. Sipas tij, vendi ynë është aktualisht në një periudhë qetësie sa i takon aktivitetit sizmik, dhe pas kësaj vjen aktivizimi.

Ai thekson se Shqipëria është një vend sizmik dhe për këtë duhet të jenë të gjithë të vetëdijshëm. Por, për fat të mirë, ndryshe nga vendet e tjera si Greqia, Italia dhe Turqia të cilat kanë tërmete me magnitudë mbi 7 për shkak të energjisë më të madh, Shqipëria është më e mbrojtur në këtë aspekt.

“Janë bërë studime sizmiologjike që vendi ynë ka tërmete mbi 6 edhe pastaj tërmete mbi 5.5. Për këto ka periudha të qetësisë sizmike, pastaj ka dhe periudha të aktivitetit sizmik. Ka pasur periudha të aktivitetit sizmik deri në vitet ’26, pastaj ka pasur periudha 30 deri në 45-vjeçar të qetësisë, pastaj ka pasur periudha të aktivizimit dhe tani ne jemi në një periudhë qetësie. Pas kësaj vjen aktivizimi sepse jemi vend sizmik. Për këtë duhet të jemi të përgatitur. Shqipëria është një vend sizmik. Ka një rregullsi në bazë të magnitudës së tyre. Një tërmet 4.5 është një tërmet i zakonshëm, na bie në vit. Një tërmet me magnitudë 5 bie në 4-5 vjet, një tërmet me magnitudë 6 bie në 100 vjet, kurse një tërmet me magnitudë 7 bie në 500 vjet. Ai që ka shkatërroi Durrësin ka qenë me magnitudë 7. Aktiviteti sizmik përse i përket frekuencës së tërmeteve, Shqipëria është e dalluar njësoj si vendet e tjera. Po përsa i përket energjisë maksimale, Greqia, Turqia dhe Italia kanë tërmete dhe mbi 7. Për ne është fat që nuk e kemi këtë”, deklaroi sizmiologu Rrapo Ormeni.

Profesoresha e Ndërtimit: Arsyet pse pati shembje tek Fakulteti i Gjeologjisë gjatë tërmetit

Profesoresha e Inxhinierisë së Ndërtimit Lulieta Bozo e ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan për tërmetet, sqaroi arsyet teknike përsë pati shembje dhe shkëputje të fasadës tek fakulteti i “Gjeologji-Minierave”.

Sipas Bozos arsyeja lidhet me restaurimin pa cilësi të kryer dhe jo me godinën.

Inxhinierja e Ndërtimit, Luljeta Bozo: Godina e vjetër s’ka lëvizur fare. Ato janë pllakat që i kanë vënë, nuk i kanë ngjitur mirë kanë rrëshkitur. Parapeti sipër nuk është bërë sipas kushtit teknik, ka ikur është shkëputur nuk është lidhur fare me muraturën. Ajo godinë e vjetër nuk ka lëvizur. Ndryshe nuk ka si të ikte. Kanë dashur ta restaurojnë dhe kanë bërë një ndërtim pa cilësi.

Blendi Fevziu: Në Shqipëri thonë si sytë e tyre. I kanë vendosur ashtu dhe prandaj ka rënë.

Inxhiniere Ndertimi Luljeta Bozo:Po si sytë e tyre . Po të hyni brenda  godinës së fakultetit nuk ka asnjë problem. Është pjesa restauruese që nuk e kanë bërë si duhet.

Blendi Fevziu: A zbatohen këto kodet e sizmikës ?

Inxhinierja e Ndërtimit, Luljeta Bozo: Kushti i ’89 – së është ende në fuqi kurse kushtet e reja teknike të projektimit ka të pjesshme. Por për ndërtimet, të tërë pretendojnë se ne projektojmë me “Euro kodin”.

Blendi Fevziu: Po a zbatojnë të paktën?

Inxhinierja e Ndërtimit, Luljeta Bozo: ‘Euro kodi’ është rregulli i përgjithshëm por bëhet konkret kur e përshtat me kushtet e vendit tënd.  Sepse ti ke të tjera kushte gjeologjike, të tjerë teknologjike, të tjera nivele. Unë nuk mund të zbatojë përshembull ‘euro kodin’ që zbaton Gjermania, pasi ka tjetër teknologji tjetër nivel.

Blendi Fevziu: Po ndërtimet pa leje, thua nuk ke asnjë garanci?

Inxhinierja e Ndërtimit, Luljeta Bozo: Ndërtimet pa leje janë pa projekt , pa gjë fare, i kanë bërë sipas qejfit.  /tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Autori: Blendi Fevziu

21:56 23/09/2019

Reklama
UKT
UKT

Grupi