#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Intervistë me: Erion Avram

Kompleksi me apartamentet më të lira në Tiranë, Erion Avram: Miniqytet që i ka të gjitha aktivitetet

“Univers City” është projekti i parë në Tiranë i konceptuar si një qytet i vogël, i rrethuar dhe që brenda ofron të gjitha shërbimet për banorët e rezidencës.

Erion Avram, drejtori i përgjithshëm i këtij i zhvillimi, ka shpjeguar për emisionin Opinion në Tv Klan ky kompleks do të funksionojë si një qytezë e vogël e pozicionuar 10 minuta larg Tiranës dhe që do të ofrojë të gjitha shërbimet e nevojshme.

Për më tepër, apartamentet brenda këtij kompleksi janë më të lirat në Tiranë.

Blendi Fevziu: Cili është koncepti i Univers City?

Erion Avram: Univers City është ndërtuar, është krijuar si një qytezë e vogël në të cilin fokusi ka qenë jeta e banorëve.

Blendi Fevziu: Një miniqytet?

Erion Avram: Është një miniqytet. Banorët këtu kanë mundësi që të zhvillojnë gjithë aktivitetin e tyre, sepse kanë afër punën, shkollën, kopshtin.

Blendi Fevziu: Shkollën e kanë brenda apo afër?

Erion Avram: E kanë brenda kompleksit. Ka shkollën, kopshtin, ka një park ku mund të shëtisin.

Blendi Fevziu: Po qendër shëndetësore?

Erion Avram: Do të ketë dhe qendër shëndetësore.

Blendi Fevziu: Po aktivitete tregtare, dyqane për të blerë?

Erion Avram: Të gjitha shërbimet. Kjo është dhe mënyra se si janë pozicionuar godinat për të unifikuar dhe integruar zonën e banimit, zonën rekreative dhe shërbimet. Dhe ndodhet brenda zonës së biznesit. Prandaj e bën shumë atraktivë ndaj punonjësve të këtyre bizneseve.

Blendi Fevziu: Banojnë shumë njerëz në këtë zonë?

Erion Avram: 50% e punonjësve të Tiranës ndodhen në këtë zonë, punojnë në këtë zonë.

Blendi Fevziu: Në zonën e bizneseve kryesore. 50% e fuqisë punëtore të Tiranës?

Erion Avram: Po.

Blendi Fevziu: Po nuk është zona pak larg nëse konsiderohet zonë banimi?

Erion Avram: Pikërisht vendndodhja e saj është shumë mirë e pozicionuar sepse është 10 minuta nga Tirana, 10 minuta nga Rinasi, 20 minuta nga Durrësi. Dhe çfarë është më e rëndësishme është që atë trafikun për të hyrë apo për të dalë nga qyteti këtu evitohet totalisht.

Blendi Fevziu: Më thanë që po ndërtohet dhe një rrugë që e lidh më shpejt qytetin me Tiranën?

Erion Avram: Është dhe një rrugë aksesi që është pikërisht këtu pranë që të lidh direkt me kthesën e Kamzës.

Blendi Fevziu: Kjo është hyrje e përbashkët? Funksionon si zonë e rrethuar brenda saj?

Erion Avram: Kjo është pikërisht hyrja e kompleksit dhe gjithçka tjetër është e rrethuar.

Blendi Fevziu: Çfarë apartamentesh ka? Çfarë përmasash?

Erion Avram: Janë 1+1, 2+1 dhe pak 3+1.

Blendi Fevziu: Janë të shtrenjta?

Erion Avram: Jo. Pikërisht ky është suksesi i këtij projekti, sepse këtu është çmimi më i mirë që mund të gjendet në qytetin e Tiranës. Çka e bën atraktive edhe për mundësi investimi sepse dihet që në projektet që ndërton grupi Balfin, prona rritet në mënyrë eksponenciale.

Blendi Fevziu: Sa e keni shitur në fillim dhe pak a shumë sa shkojnë çmimet tani?

Erion Avram: Kemi filluar të shesim që me 500 Euro/m2. Dhe aktualisht ka kaluar mbi 750.

Blendi Fevziu: Kur mendohet që do mbarojë? Pra kur do fillojë që të jetohet?

Erion Avram: Faza e parë e këtij projekti është konceptuar që të përfundojë në 2024. Por që këtë vetë, banorët e parë do të marrin çelësat e apartamenteve.

Olsi Bylyku: Përse kam zgjedhur të jetoj në Univers City

Aktori i Klanifornia Olsi Bylyku ka zgjedhur që të jetojë në kompleksin e banimit “Univers City”, një koncept i ri banimi në Shqipëri.

Olsi Bylyku: Unë e them gjithmonë edhe pak a shumë miqtë e mi e dinë që unë tani kam dashur edhe t’ja propozoj Univers City që të bëhem një agjent shitje, sepse të gjithëve sa i takoj ju them ble një shtëpi aty se duhet. Dhe në fakt e kam zgjedhur dhe vetë dhe prandaj ja u sugjeroj shumë njerëzve sepse është një vend që është largu zhurmës por gjithashtu është dhe afër qendrës. Del në autostradë edhe je direkt brenda kryeqytetit. Arsyeja tjetër është që unë kam zgjedhur të jetoj këtu për një fakt që duke qenë që është një komunitet i ri dhe pjesa e socializimit ne na ndihmon shumë aktorëve që të njohim karaktere të reja, personazhe të reja, njerëz të rinj, miq të rinj dhe jam shumë i lumtur që në fakt e gjithë kjo mrekulli vjen këtu falë një njeriu me një vizion kaq të madh dhe i vetëm si z.Saimir Mane”, thotë aktori Olsi Bylyku. 

Bleu apartament me çmim të lirë në Univers City, banorja: Tani vlera e pronës më është rritur

Univers City është koncepti më i ri i banimit. I pozicionuar vetëm 10 minuta larg Tiranës, ky kompleks banimi është i rrethuar dhe ofron të gjitha shërbimet për qytetarët.

Një aspekt me rëndësi është edhe çmimi i lirë për blerjen e një apartamenti në këtë kompleks, por dhe vlera që i rritet kësaj prone.

Këtë e pohon edhe një banore që ka blerë apartament me 600 Euro/m2 në këtë kompleks dhe tashmë vlera i ka shkuar në 800 Euro/m2.

Drinalda Bajraktar, banore e Univers City: Familja ime ka zgjedhur të jetojë dhe të blejë apartamente në Univers City për arsye sepse këtu ofrohet një siguri. Ambienti është i rrethuar, gjithashtu ka sipërfaqe të pafundme gjelbërimi, gjë që për familjen time është shumë e rëndësishme për të ardhmen e fëmijëve të mi. Çfarë më ka bërë shumë përshtypje është rritja e çmimit të vlerës së pronës. E kam blerë fillimisht me 600 Euro/m2 dhe së fundmi më është ofruar që ta rishes me 800 Euro/m2.