OPINION – USHQIME TE RREZIKSHME?

Emision: 07.11.2018

Të ftuar:

Dhurata Thanasi – Luga e Argjendtë
Rashela Shehu – Gazetare
Arvin Kita – Otium
Enea Hoti – Drejtor i përgjithshëm në Drejtorinë Rregullatore Perputhshmërinë në Buqësi, Ushqim dhe Zhvillim Rural
Saimir Kodra – Moderator i emisionit “STOP”
Ilir Pilku – Ekspert i Buqësisë

Çdo ditë në Shqipëri skadojnë me qindra ton ushqime.

Ligji i detyron bizneset që ushqimet e skaduara t’i depozitojnë pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), i cili duhet t’i asgjesojë ato.

Dhurata Thanasi nga “Luga e Argjendë”, deklaroi se qytetarët duhet të kërkojnë analizën e produkteve që konsumojnë. Sipas saj, qytetarët duhet t’a shndërrojnë në kulturë kërkesën e analizave.

“Ne u bëjmë të gjitha analizat nga AKU dhe nuk pranojmë asnjë produkt ushqimor të paanalizuar nga institucioni përkatës. Ne mbajmë certifikatën në murë dhe e publikojmë një fakt të tillë”, deklaroi Thanasi.

Drejtuesi i emisionit investigativ ‘STOP’ në Klan Tv, Saimir Kodra, tregoi mënyrën ilegale të tregtimit të produkteve të skaduara në Shqipëri.

Kodra tha në “Opinion”, se një investigim i emisionit zbuloi që makarona të skaduara vinin nga Greqia për t’u shitur në tregun shqiptar.

Por sipas tregtarëve një gjë e tillë nuk ishte problem, madje ata shisnin edhe produkte të tjera si miell dhe sheqer.

Ndërkohë që këto produkte ushqimore kanë skaduar që në Janar të vitit 2018, apo në Tetor të vitit 2017, shiten edhe për çerdhe.

Kodra tha se madje ekzistojnë edhe faqe të ndryshme në rrjete sociale që lajmërojnë shitjen e makaronave të skaduara.

Kategori
OPINION
0 Komente

Përgjigju

*

*