Të ftuar:

Vangjush Dako – Kryetar i Bashkisë së Durrësit

Robert Rakipllari – Kryeredaktor i “Panorames:

Artan Hoxha – Gazetar

Mentor Kikia – Kryeredaktor i “Klan Plus”

Mark Marku – Analist

Çlirim Gjata – Avokat

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka thënë në emisionin “Opinion” në Tv Klan se flet me të gjithë qytetarët për të kërkuar vota.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse ka folur me anëtarë të bandës së Avdylajve në Shijak, sikurse del në përgjimet e Prokurorisë, Dako tha se takon dhe flet me persona të ndryshëm për të marrë sa më shumë vota.

E për të vazhduar këtë argument, Dako përmendi edhe një shprehje të përdorur dikur nga Kryeministri: “S’ka bir k**ve të ma kalojë mua sa shumë flas në telefon”.

Blendi Fevziu: Keni folur ju me këta persona?

Vangjush Dako: Unë jam kryetar i Bashkisë së Durrësit, jam njeri i zgjedhur me votë dhe për të marrë votën do komunikoj me çdo qytetar të Durrësit. Në çdo qendër elektorale unë marr listën e zgjedhësve. Shkoj dhe takoj çdo njeri, i cili ka reputacion, apo është njeri i famshëm i asaj familje dhe ka mundësi të më ndihmojë me zgjedhjet. Shkoj në çdo qendër elektorale. I marr kontaktet për t’i kërkuar votën.

Blendi Fevziu: E dinit që ishin persona me precedent penal?

Vangjush Dako: Kur kërkoj votën nuk shikoj as diplomën, as dëshminë e penalitetit. Nuk i kam parë ato përgjime, kam folur me qytetarët në zgjedhje.

Blendi Fevziu: Keni bërë pazare për zgjedhjet?

Vangjush Dako: Asnjë pazar fare. Jam udhëheqës politik i qarkut Durrës.

Blendi Fevziu: I keni bërë favore këtye personave?

Vangjush Dako: Asnjë person nuk ka marrë asnjë favor nga Vangjush Dako kundra ligjit. Për mua s’ka bir k**ve që të ma kalojë sa shumë flas në telefon, ndoshta vetëm Edi Rama për SMS.

Pas përgjimit të publikuar nga Televizioni Klan, të një bisede telefonike me një person që në dosjen e organit të akuzës identifikohet si “Niçja”, Vangjush Dako tha nga studio e emisionit “Opinion”: Niçja është një qytetar atje i Durrësit, nga ky grupi që është kapur, me të cilin kam folur. Kjo është politika”.

Blendi Fevziu: Kush është ky që flet?

Vangjush Dako: “Niçja” është një qytetar i Durrësit që është kapur, me të cilin kam folur. Në çdo fushatë, kur mbaron takimi elektoral, unë falenderoj njerëzit. Unë kontaktoj me ta, u çoj letra falenderimi. Kurse Astriti është i vëllai i Niçes. Kjo është politika. Minimumi është një telefonatë.

“Niçja” është Altin Avdyli i arrestuar nga policia ditën e diel, në 21 Tetor.

Kurse për pjesën e dytë të përgjimit të publikuar në Tv Klan, Dako i cilësoi si karagjozllëqe.

Vangjush Dako: O Fevzi se çfarë bëjnë ata, ata vinë dhe më thonë, o kryetar do të japësh ndonjë Lekë.

Blendi: Fevizu: E kanë procedurë që kërkojnë Lekë?

Vangjush Dako: Ç’janë këto karagjozllëqe…

BISEDA 2 – NIÇJA

1- Niçja: Të marr unë se jam me rob pra…

2- Alo, ça po bën?

1- Niçja: Të marr unë se jam me rob të thashë!

2- Ku je? Je andej nga fshatrat, ku ishe?

1- Jo! Jo! Jo!

2- Kam ca me mbiemër Kurti, kam zonjën këtu…

… po deshe…

1- Niçja: …mirë…

2- 6 veta janë!

1- Niçja: Hajt se të marr unë!

2- Thuaj Vangjushit t’i japim ndonjë lek, që të ..tojnë (nuk kuptohet)!

Në përgjimin e dytë të Prokurorisë, të publikuar në media, ku dëgjohet biseda mes dy personave që kërkojnë lekë për vota, kryetari i Bashkisë së Durrësit mohoi që të jetë i përfshirë.

Njëri nga këta persona, që fliste për lekë në telefon, është pikërisht “Niçja”, Altin Avdyli, i cili del se flet në telefon me Dakon në një tjetër përgjim.

I pyetur në studion e “Opinion” nëse janë përdorur para për të blerë vota, kryebashkiaku i Durrësit u shpreh se bën sondazhe para zgjedhjeve, duke mohuar kategorikisht blerjen e votave.

Vangjush Dako: “Me këto muhabete do merremi tani? Këto janë karagjozllëqe, janë turpe se flasin njerëzit tani për ty e për ne. Nuk i fitojmë zgjedhjet ne me Lekë. Ne kemi sondazhet tona gjithmonë nëpër zgjedhje dhe nuk më kanë lëvizur ndonjëherë sondazhet. Në 2007 më ka marrë Edi Rama në telefon dhe më ka thënë bëj një spot për punësimin sepse jemi 1 pikë prapa, rezultati 300 vota para”.

Përtej përgjimit të “dosjes 339”, kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako nuk i shpëtoi as pyetjes se cila është arsyeja që iu refuzua viza amerikane. I pyetur nga gazetari Robert Rakipllari, Dako e pranoi që i është refuzuar viza, pasi ai nuk kishte plotësuar dokumentacionin e duhur, ndaj i erdhi përgjigjia negative.

Vangjush Dako: Është e vërtetë që më është refuzuar viza, kam shkuar. Kam qenë diku vitin e kaluar, në Shtator-Tetor. Bëmë të gjithë procedurat, shkuam për intervistë dhe më bënë disa pyetje. Ajo përtej sportelit atje pasi mori shenjat e gishtave me tha, sa shtëpi dhe sa makina ke? Dy shtëpi dhe tre makina, i thashë. Ktheu mbrapsht tha dhe do të merrni përgjigje.

Brenda 24 orëve me erdhi me DHL një shkresë, ku ishte refuzimi, shikoni nenin 233 G, ku shkruhej se ishte refuzimi i pjesshëm dhe mund aplikoni pas 6 muajsh, pa pagesë për arsyetimin se nuk keni qenë korrekt me dokumentet. Nuk shkova se thashë do fillojnë përsëri këta, o nuk mori vizë, o nuk mori vizë. Dhe nuk shkova më.

Kryetari i Bashkisë së Durrësit është shfaqur i revoltuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan në lidhje me përgjimet e prokurorisë. Ai thotë se është person me reputacion dhe nuk mund të përflitet nga kryetari i opozitës se pritet që të arrestohet.

Në emisionin “Opinion”, kryebashkiaku Dako u shpreh se në fushatë takon shumë persona, madje e ka cilësuar veten si “superman”.

“Kam familje. Tani të dalë kryetari i opozitës, ish-presidenti, ish-kryeministri të thotë sot i është prerë fletë-arresti, do vijë ta kapi RENEA, do dënohet dhe unë tani të rri i pashqetësuar? Mos të filloj të ulëras e të bërtas unë? Më vjen shumë keq, se unë jam njeri me ndjenja e me shpirt. Jam njeri që kam reputacion, jo vetëm në Durrës, po në gjithë Shqipërinë. Mua më njohin njerëzit. Jam akulllore, i shikon këto duar, janë akullore këto, s’kam prekur as pistoletë, as drogë, as lekë të pista. Lul Basha i ka me gjak dhe të zeza se i ka duke numëruar të zezat. Me mua krahasohen këta? Por unë nuk pranoj të krahasohen me mua këta! Unë në fushatë jam superman, bëj takime me 20 vetë, me 50 vetë”, tha Dako.

Vangjush Dako dhe përgjimet e trafikantëve ishte kryefjala e emisionit “Opinion” këtë të enjte. Gjatë debatit në studio përmendet dhe emri i Flamur Avdylit, i cili u arrestuar mbrëmjen e 21 Tetorit, por u lirua një ditë më pas.

Por, nuk ka vonuar dhe reagimi i tij për të hedhur poshtë akuzat.

Gazetari lexoi reagimin e tij ku thotë : Unë jam Flamur Avdyli dhe dëgjoj që në emisionin tuaj po përmendet familja dhe emri im. Doja të bëja me dijë për emisionin tuaj dhe ata që ju ndjekin që biznesi dhe puna ime është e ngritur për më shumë se 27 vite në emigrim.

Mbrëmjen e 21 Tetorit një operacion i Policisë së Shtetit në Shijak dhe Durrës çoi në arrestimin e disa anëtarëve të familjes Avdyli. Mes të arrestuarve ishte edhe Flamur Avdyli, i cili u lirua një ditë më vonë.

Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako nuk do të japë dorëheqjen nëse Prokuroria ngre akuzë ndaj tij në kuadër të hetimeve për dosjen 339.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Dako u pyet edhe nëse do të kandidojë sërish në Qershor 2019 për kryetar të Bashkisë së Durrësit. Kryebashkiaku deklaroi se nuk ndihet i lodhur për të rikandiduar, megjithëse këtë e vendosin strukturat e Partisë Socialiste. Megjithatë, ai u shpreh i gatshëm për të rikandiduar, por theksoi se mund të jetë edhe në ndonjë pozicion tjetër politik.

“Do vazhdoj të jem kryetar, pse do jap dorëheqjen? Akuza nuk është asnjë gjë. Nëse Gjykata të fut në burg, ti automatikisht ikën nga kryetar bashkie. Mund ta shikoj veten edhe në ndonjë pozicion tjetër.

Por nuk di zgjedhje, të vazhdoj si kryetar bashkie apo të merrem me ndonjë gjë tjetër sepse nuk mund të largohem dot nga ai qytet se e dua shum dhe e dua këtë punë. Kam qenë për 12 vjet në këtë punë, nuk është ndonjë gjë që do të bësh ndonjë gjë të re. Në qoftë se të jepet mundësia të japësh kontributin tënd në diçka tjetër, ndoshta mund të jetë më e mirë.Unë një gjë di të them, që unë përsëri do të drejtoj fushatën, jam apo s’jam kryetar bashkie, në të tre Bashkitë e Durrësit, Krujë, Shijak dhe Durrës dhe të garantoj që të treja janë të fituara”, deklaroi kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako.

Televizioni Klan publikoi sonte ekskluzivisht përgjime të dosjes 339, ku Vangjush Dako është përgjuar duke komunikuar në telefon me “Niçen”, Altin Avdylin.

Vangjush Dako, kryetari i Bashkisë së Durrësit, rezulton të jetë përgjuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në një bisedë telefonike me një person që në dosjen e organit të akuzës identifikohet si Niçja.

Televizioni Klan ka siguruar një pjesë të bisedës së Dakos, që sipas prokurorisë mban numrin 069 20 99 300 dhe Niçes që mban numrin 89 67 77 65 dhe që ka qenë objekt i përgjimit.

BISEDA 1 –

Niçja: Hë kryetar, hë vllai.

0692099300: Niçe, ku je?

Niçja: Këtu vërdallë…

0692099300: Ku është Astriti?

Niçja: Ka lëviz një çikë.

0692099300: Ku ka lëviz? Jashtë Durrësit?

Niçja: Eh… ça ka? Ka ndonjë gjë?

0692099300: Po jo mo, doja ta takojsha, ta falenderojsha, ta pyesja një çikë.

Niçja: Po, po ku je ti? Të vij të të takoj…

Njësoj është, si ai si unë, e di që jemi një

0692099300: Po mirë mo mirë, por doja ta takoja…kanë pi ato.

Niçja: Po, e di po, kanë lëviz… Me të taku një çikë unë ty!

0692099300: Unë tani jam duke ardh nga… rrugës… rrugës…

Po kush është Nicja, cila është lidhja e Vangjush Dakos me të dhe për çfarë bisedon kryebashkiaku i Durrësit në këtë individ? Në studion e Opinion, kryebashkiaku tha se kishte njohje me këtë person, por gjatë fushatës ai komunikon me shumë qytetarë që e mbështesin në zgjedhje.

Vangjush Dako: “Niçja është një qytetar i Durrësit nga ky grupi që është kapur, me të cilin kam folur. Astriti është vëllai i Niçes, unë flas me të gjithë durrsakët, të mos e falenderoj tjetrin që më mbështet? Nuk jemi në kohën e Enverit”.

Pjesë e përgjimeve të Prokurorisë është një tjetër bisedë e zhvilluar mes një personi të paindetifikuar dhe Niçes, që kuptohet se është objekti i përgjuar në shumë raste nga organi i akuzës, ashtu si në rastin e telefonatës me kryebashkiakun.

BISEDA 2 – NIÇJA

1-Niçja: Të marr unë se jam me rob pra…

2-Alo, ça po bën?

1-Niçja: Të marr unë se jam me rob të thashë!

2-Ku je? Je andej nga fshatrat, ku ishe?

1-Jo! Jo! Jo!

2-Kam ca me mbiemër Kurti, kam zonjën këtu…

… po deshe…

1-Niçja: …mirë…

2- 6 veta janë!

1-Niçja: Hajt se të marr unë!

2-Thuaj Vangjushit t’i japim ndonjë lek, që të ..tojnë (nuk kuptohet)!

Për këtë përgjim, Vangjush Dako tha se biseda të tilla në fushatë janë normale, pasi shumë njerëz vetëofrohen për të dhënë votën në këmbim të parave.

Partia Demokratike e ka akuzuar Vangjush Dakon se eshtë lidhur me bandën e trafikut të drogës në Shijak, të cilën, opozita thote se e ka përdorur për blerje votash.

***********************

Ç’do te ndodh me teatrin?