Të ftuar:

Prenc Zogaj – Analist

Artan Hoxha – Gazetar

Lorenc Vangjeli – Analist

Ervin Salianji – Ish-deputet i Partisë Demokratike

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka deklaruar se përgjimet e reja që ka nxjerrë për dosjen “Babale” i ka marrë nga Prokuroria në rrugë zyrtare. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Salianji u shpreh se në procesin për “Babalen” është zyrtarisht i pandehur dhe ka të drejtën të kërkojë të gjithë dosjen hetimore. Në këtë dosje, theksoi ish-deputeti demokrat, janë të gjitha përgjimet e Prokurorisë, që sipas tij, pjesa më e madhe janë të pazbardhura dhe të pahedhura në letër por në CD.

“Prokuroria këtë bisedë nuk e ka transkriptuar fare. Unë i kam dëgjuar, i kam zbardhur. Këtu janë hedhur 40 mijë Euro në këtë hetim, janë përfshirë 4 prokurorë. Të gjithë gazetarët investigativë janë në survejim, policia operacionale që ishte në varësi të Fatmir Xhafës ka survejuar gjithë gazetarët investigativë.

Kam shkuar në gykatë dhe kam kërkuar mbylljen e hetimeve. Gjykata më dha të drejtë. Prokuroria i ka mbyllur hetimet në datë 5 dhe unë kam marrë dosjen zyrtare. Në momentin që jam person nën hetim, kam të drejtën të marr dosjen. I kam marrë në mënyrë zyrtare. Ka përgjime më shumë me zë se sa në letra, janë në CD. Gjykata shikon çfarë i çon me shkresë Prokuroria”, u shpreh ish-deputeti Ervin Salianji.

Disa ditë më parë, ish-deputeti i Partisë Demokratike publikoi përgjime telefonike të ish-Drejtorit të Policisë së Fierit Albert Nushi me Fredi Alizotin. Ky i fundit, i cili ka pranuar më herët se ka inskenuar zërin e Agron Xhafajt, dëgjohet të flasë me Albert Nushin duke i kërkuar para.

Hetimi per Rusine, Trump i pafajshem!

5